VENDIMI: Gjykata dënon me 10 vite burg Klemend Balilin, avokati kërkoi pafajsi

7 Maj 2019, 14:12Kronika TEMA

Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore në ngarkim të Klement Balilit, i etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Avokati mbrojtës, Theodhori Sollaku kërkoi pafajësi për klientin e tij, ndërkohë Gjykata për Krime të Rënda vendosi ta dënojë me 10 vite burg.

Për të u vendose dënimi me 15 vite për trafikim të narkotikëve, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi 5 vite ulje dënim.

Sipas avokatit akuzat ndaj Balilit janë të pabaza dhe nuk mbështeten në prova

Në total Prokuroria kërkoi 18 vite burg për 4 akuza, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me një të tretën duke kërkuar përfundimisht 12 vite burg.

Akuza- Balili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar  në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” .

Konfiskim pasurisë-Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.

Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.

Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.

3 komente në “VENDIMI: Gjykata dënon me 10 vite burg Klemend Balilin, avokati kërkoi pafajsi”

  1. edi says:

    Po nuk po lexoj ne lajm denimin me 10 vjet?
    Ne titull po….

  2. luani usa says:

    Te pshurrsha drejtesine ne Shqiperi me kete Klement Balili ka helmuar me mijera te rinje dhe te reja me droge dhe eshte me pasuri marramendes,kurse gjykata denon me denim minimale qe eshte absurde dhe qesharake..!!!

  3. Lani says:

    Thate qe ishte Eskobari i ballkanit dhe tani denohet 10 vjet.Nuk denohet nje Eskobar 10 vjet.O ja futet kot e i rate ne qafe qe e quajtet eskobar o drejtesia eshte ne doren e mafies.Tani as 5 vjet nuk i ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje