Thaçi kritika Ilir Metës që ftoi anëtarin serb të presidencës boshnjake

8 Maj 2019, 21:44Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar sot Federica Mogherinin në Tiranë gjatë punimeve të samitit të Brdo-Brijunit, ku mësohet se i ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjithashtu, për “Klan Kosova” Thaçi ka thënë se nuk do të pranojë kushtëzime në lidhje me taksën, liberalizimin e vizave dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Në vijim, Thaçi kishte edhe një kritikë për Ilir Metën. Sipas presidentit kosovar, ai nuk duhej të kishte ftuar në Tiranë Milorad Dokik.

Është gabim i madh që Presidenti Ilir Meta ka ftuar në takimin e Brdo-Brijonit anëtarin serb të presidencës boshnjake, Milorad Dokik”, mësohet të ketë thënë Thaçi.

5 komente në “Thaçi kritika Ilir Metës që ftoi anëtarin serb të presidencës boshnjake”

  1. ¬ says:

    Krizë ekonomike dhe në Kosovë. Shpresojm që s’do vërsulen te ne si në 1999-ën.

  2. Mand A says:

    E drejtë! Pse duhet të ftohet një fashist serb, antishqiptar i tërbuar dhe pasues i Mlladiçit në Shqipëri?!
    Ilir Meta pas nënshtetësisë që i dha Janullës që shqeu varre dhe vodhi kufoma për të ushqyer mostrën e VorioEpirit, duket se nuk ndalohet përballë asnjë skrupulli. Ndofta ajo mendja e tij prej fshatari hileqar e shtyn të bëj veprime që të duket se ka në dorë fatet dhe stabilitetin e Ballkanit, me të cilat mund të lozë nëse ja do nevoja, por kam frikë se është aq ordiner sa nuk është çudi që pas ndonjë muaji t’ja hedhin prangat në Presidencë si hajdut.

  3. Beni USA says:

    He… po ta kishte ftuar Rama, qente e kazanit do lehinin nje muaj pa pushim,tani qe moren vesh se e ka ftuar Meta rrine si te zgjebosur,pa le ajo bushtra Mesila Doda, do mjaullinte deri ne fund te vitit.

  4. Raimond vlonjati says:

    Ndersa ardhja e Vucicit ne tirane I ftuar nga Ram, eshte komplet “normale” besoj lol

  5. Janig says:

    O Hashim
    Po c’pret nga kelyshi Sali Berishes
    Keta te dy dogjen Shqiperine dhe prisni te mira ju?
    Kujto 1997 gerdecin 21 jenarin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje