75 vjet nga vrasja makabre e "amerikanit" Thoma Kalefi nga ballistët e Xhaferr Devës

9 Maj 2019, 17:49Dossier TEMA
75 vjet nga vrasja makabre e "amerikanit" Thoma Kalefi nga

Nga Artur Ajazi

Në 9 maj 2019, mbushen plot 75 vjet nga pushkatimi i të riut komunist, nënshtetasit amerikan që dha jetën për çlirimin e Shqipërisë, komunistit Thoma Kalefit, nga gjermano-ballistët. Ai ka lindur në 24 Mars 1920, në lagjen Shën-Koll të Elbasanit. Fëmijëria e tij do të kalonte në SHBA pranë babait të tij, i ikur pak vite më parë si emigrant ekonomik. Në moshën 10 apo 12 vjeçare Thoma Kalefi do të kthehej nga SHBA dhe do të stabilizohej në qytetin e Elbasanit, duke u rritur me frymën e patriotizmit nga të afërmit e tij dhe rrethet shoqerore.

Shumë shpejt ai do të njihej me rrethet më të ngushta drejtuesish komunistë, dhe njëkohosisht ishte me autoritet të padiskutueshëm tek krerët e PKSH. Thoma Kalefi ka një histori të trishtë familjare, pasi ai pavarsisht se kishte nënshtetësinë amerikane (pasi kishte jetuar me familjen për shumë vite atje) ai kurrë nuk do të arrinte të ribashkohej me babain e tij pasi Lufta e Dytë Botërore e gjeti në Elbasanin e pushtuar.

Por kush ishte “Heroi i Popullit”, Thoma Kalefi

I ati Thoma Kalefit quhej Kristo, dhe e ëma quhej Polikseni, ishin të dy njerëz të respektuar. Thomai kishte një vëlla më të vogël me emrin Milto. Qysh në vogëli Thomai kishte dëshirë të madhe për dije, dhe pse në kushte të vështira ekonomike, biblioteka e tij ishte e pasur me libra. Për t’i ardhur në ndihmë familjes, dhe për të realizuar ëndrrën e tij që të vazhdonte studimet, kishte gjetur mënyrën për të përballuar këtë gjendje, duke kopjuar në fletore tekstet e mësimeve nga librat shkollorë, dhe ua shiste me çmim të ulët, atyre që nuk kishin mundësi ekonomike të blinin libra. Pak vite të fëmijërisë i ka kaluar familjarisht në SHBA pranë të atit.

Për arsye familjare, kthehet në Shqipëri me nënën. E ëma e Thomait kishte kushëri të parë (djalë xhaxhai) Llambi Peçinin. Gjatë viteve të LANÇ, Toma dhe Llambri, iu përkushtuan qëllimit mbarëkombëtar të çlirimit të vendit, pavarësisht se rreziqet, apo edhe vetë vdekja ishte e pranishme në çdo sekondë të jetës.Fillimi i prillit 1939 e gjen Thomain në vitin e tretë të Shkollës Normale në Elbasan. Për tragjedinë që po kalonte Shqipëria në prag të pushtimit fashist italian, ishte shumë i revoltuar. Nga shënimet dorëshkrim të z. Mali Llanaj që gjenden në muzeun e Shkollës Pedagogjike Elbasan, ndër të tjera thuhet:

“Ishte mëngjesi i datës 6 prill 1939. Nxënësit ishin mbledhur në oborrin e shkollës, dhe diskutonin mbi atë që po ndodhte. Në këtë kohë, në oborr të shkollës, hyjnë me nxitim Toma dhe nja dy shokë të tjerë dhe thonë:

-Shokë, Italia fashiste po na pushton! Të shkojmë në qendër të qytetit e të protestojmë! Kaq u desh dhe tërë nxënësit u nisën drejt qendrës së qytetit duke thirrur: -Poshtë Italia fashiste! Të mbrojmë Atdheun!

Në godinën e prefekturës, ishte varur flamuri italian. Toma me disa të tjerë, duke hipur mbi trupat e njerëzve, arrijnë pranë ballkonit dhe e heqin flamurin duke e grisur atë”.Thomai ishte nga ata që bëri thirrje për të shkuar në kazermat e ushtrisë, për të rrëmbyer armë, e të bëjnë rezistencë kundër pushtimit. Shkojnë në kazermat tek Ura e Shkumbinit, por armët ishin pa gjilpëra. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me armët në kazermat e Krastës. Ky veprim siç u diskutua më pas, ishte bërë me urdhër të mbretit Zog. Kjo e revoltoi edhe më shumë Thomain dhe mbarë popullin elbasanas.

Si rrjedhim, pushtuesit hynë në Shqipëri duke hasur vetëm atë rezistencë në Durrës, Shëngjin e Vlorë, nga një grup njerëzish, me atë pak armatim që kishin. Me këtë veprim të qeverisë së mbretit, popullit shqiptar, iu u hoq e drejta e vetëmbrojtjes ndaj pushtimit. Sipas tregimeve të mëpasshme, mësohet se, Thoma Kalefi, me disa shokë, kanë dashur të pengojnë arratisjen e Mbretit Zog nga Shqipëria. Me ardhjen në fuqi të qeverisjes fashiste në Elbasan, Thoma Kalefi u konsiderua si njeri i rrezikshëm antifashist, dhe nisi përndjekja e tij.

Në këto rrethana, Thomai me disa shokë, ikin për në ish-Jugosllavi. Atje ka shërbyer në mësimin e gjuhës shqipe, si në Tetovë, Gostivar e vise të tjera shqiptare. Thuhet se Thomai ka hapur shkollën e parë shqipe në Novipazar (por në fakt nuk është e vërtetuar deri sot). Krahas punës si mësues, nuk u shkëput nga aktiviteti antifashist edhe në ish-Jugosllavi.

Në Gjakovë është njohur me Emin Durakun, duke krijuar një miqësi të ngushtë. Për veprimtari antifashiste, në Gjakovë arrestohet dhe burgoset. Sipas dokumenteve në AQSH, ka tentuar të arratiset nga burgu me katër shokë të tjerë, duke çarmatosur rojen e burgut. Është arrestuar sërish, pasi ishte plagosur në gjurin e këmbës ë majtë. Nga aty e kanë transferuar në burgun e Shkodrës, e më pas e kanë sjellë në burgun politik të Tiranës.

Në kujtimet e tij për Thoma Kalefin (intervistë me gojë), z. Xhaferr Vokshi (vëllai i Asim Vokshit), ndër të tjera thotë: “Më arrestuan dhe më dërguan në burgun politik të Tiranës. Atje shokët e burgosur më pritën mjaft mirë. Binte në sy një djalë me triko të zezë golf. Atë shokët e ruanin me shumë përkushtim. Edhe pse ishte në gjendje izolimi brenda burgut, shokët e kishin nxjerrë dhe e fshihnin në mes tyre. Ky ishte Thoma Kalefi.

Në burgun politik, Toma mbante lidhje me shokët e Njësitit Gueril të Tiranës, duke këmbyer informacione. Toma, duke qenë se kishte qenë në Jugosllavi dhe e njihte mirë gjuhën, përkthente materiale të ndryshme për shokët e burgosur. Toma ishte personi më i rëndësishëm në atë burg. Ai i mbante lart moralin shokëve të arrestuar. Ishte gjithmonë i qeshur dhe i afërt, dhe kurrë nuk pati frikë nga asgjë.

Në atë burg, e njoha për herë të parë, dhe po në atë burg u ndava përjetësisht me shokun tim më të mirë Thoma Kalefin. Sa herë që vija në Elbasan, shkoja para shkollës që mbante emrin e tij, dhe çmallesha duke medituar para bustit të tij, që ishte vendosur në oborr”. Nga Gjykata Ushtarake e kohës, për Thoma Kalefin ishte marrë dënimi me vdekje. Më 10 gusht 1943, kur shkojnë për ta marrë e ta ekzekutojnë, Toma nuk gjendet në burg. Me ndihmën e shokëve të Njësitit Guerril të Tiranës, duke u maskuar si mjek, kishte mundur të arratisej pa rënë në sy. Për këtë ikje të tij, fashistët ekzekutuan në oborr të burgut katër të dënuar të tjerë, për të rritur terrorin e për të mbjellë frikën tek të tjerët.

Nga burgu i Tiranës, Thoma Kalefi vendoset në Çetën e Pezës. Atje kishte detyrën të mbante lidhje me qarkorin e Elbasanit.Bazën ku strehohej në Elbasan, e kishte tek një kushërira e tij po në lagjen Shënkoll, shumë pranë shtëpisë së tij. Në krijimin e Brigadës së III Sulmuese, në drejtimin e saj, Thoma Kalefi caktohet intendent i kësaj brigade.1

Arrestimi nga ballistët dhe pushkatimi në qendër të Elbasanit

Në fillim majin e vitit 1944, në Elbasan ishte shpallur një shtetrrethim shumë i rreptë nga forcat pushtuese gjermane. Në këto kushte duke e patur të pamundur hyrjen në qytet, dhe me porosi të qarkorit, Thomai ka qenë i strehuar në fshatin Kózan të Elbasanit, bashkë me Liri Dodbibën. Edhe pse kjo bazë quhej e sigurt, tradhtia e bëri të vetën. Informacioni që shkoi në xhandarmëri të Elbasanit ishte i saktë.

Më 5 maj 1944, drejt fshatit Kózan, nisen rreth pesëmbëdhjetë mercenarë. Edhe pse e çau rrethimin, Thomain mundën ta arrestojnë, sepse u kthye të merrte shoqen që kishte mbetur mbrapa. I sjellin në burgun e qytetit. Për të treguar forcën dhe terrorin, bashkëpunëtorët me pushtuesit, i nxjerrin edhe në pazarin e qytetit të lidhur sëbashku në njërën dorë. Në atë kohë, si drejtues i forcave bashkëpunëtore me gjermanët ishte Xhaferr Deva.

Në burg Thomain e torturojnë shumë keq. Nga mercenarët i kërkohet të nënshkruajë një deklaratë, që heq dorë nga lufta kundër pushtueseve. Këtë Thomai nuk e pranon. Ai ndodhej përpara dy rrugëve, e para, të nënshkruante dhe t’i falej jeta, dhe e dyta, nëse nuk nënshkruante, do të ekzekutohej me pushkatim. Toma Kalefi zgjedh me vetëdije rrugën e dytë. Në mëngjesin e 9 majit 1944, Thomain e nxjerrin në sheshin e pushkatimit, para Kullës së Sindanit të Kalasë Elbasan (përballë bustit të Kristoforidhit).Edhe pse me duar të lidhura, me shkathtësi, ai i ikën skuadrës së pushkatimit, duke u ngjitur mbi murin e kalasë.

Aty, pengohet duke i ngecur pantallonat në telat me gjemba. Sipas tregimeve të dëshmitarëve në ngjarje, skuadra e pushkatimit u vu në panik, duke thirrur: -Na iku, na iku! Rreth pesëdhjetë metra më larg, në këtë kohë vinte në këtë drejtim një nga bashkëpunëtorët me gjermanët. Duke parë ngjarjen, nxjerr automatikun dhe qëllon mbi Thomain (që ishte mbi mur, në përpjekje për t’u shkëputur nga telat me gjemba), dhe qëllon mbi të. Plumbat e tij e rrëzojnë përtokë, duke e goditur në kokë dhe në anën e majtë të gjoksit. Në atë vend, Thoma Kalefi u tregoi pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij, se vdekja është më e bukur nga pushtimi dhe tradhtia e Atdheut.

Vendosja në 1962, dhe heqja e bustit nga “demokratët” në 2005

Në vitin 1962 me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor, emrin e Thoma Kalafit e merr një shkollë në qytetin e Elbasanit, një shkollë e cila për afro 40 vjet do të nxirrte breza të aftë dhe të pergatitur për sektorë të ndryshëm të jetës së vendit. Shkolla “Thoma Kalefi” ishte pararoja e institucioneve arsimore, pasi kishte drejtues dhe staf të pergatitur mësuesish. Nga ajo shkollë kanë dalë breza të shumtë

nxënësish, që vite më vonë do të bëheshin të famshëm dhe të dëgjuar në fusha të ndryshme si në politikë, shkencë, ekonomi, bujqesi, ushtri etj. Ajo shkollë do të nxirrte edhe emra të spikatur që më vonë u bënë falë aftësive të tyre, drejtues vendore dhe qëndrorë.

Pas vitit 1992, me ndryshimet politiko-shoqerore, dhe me ardhjen në pushtet të PD, duket se gjithçka nisi mbrapsht. Përgjatë viteve 1992 deri në 2005, u tentua dhjetra herë ti hiqej emri dhe busti Heroit të Popullit Thoma Kalefi, por ishte mbështetja e fortë që ai kishte nga qytetarët e Elbasanit dhe shumica e këshilltarëve në Bashki, ajo që nuk lejonte “të përndjekurit dhe demokratët” e konvertuar, ti vendosnin me veton e tyre.

Busti i Heroit Thoma Kalefi, është hequr përfundimisht pas afro 40 vitesh nga një vendim i njëanshëm i Këshillit Bashkiak të 2005, kur kryetar Bashkie ishte asokohe Ardian Turku, duke plotësuar njëherësh një dëshirë të një grupi anonim që nuk e donte bustin e Thoma Kalefit në sheshin e një shkolle me emër. Heqja e bustit ishte pabesi ndaj një Heroi të Popullit që vetëm 24 vjeç, dha jetën në lulen e rinisë për lirinë e Shqipërisë. Heqja e bustit ishte pabesi ndaj atyre që nuk ngurruan të hidheshin në zjarrin e luftës ndaj pushtuesve dhe tradhëtarëve të vendit, për idealin e tyre, Shqipërinë.

18 komente në “75 vjet nga vrasja makabre e “amerikanit” Thoma Kalefi nga ballistët e Xhaferr Devës”

  1. Jep says:

    Me siguri do Dali tufa dhe do na brockulliti se si gjoja partizanet e vrane dhe kete. Ballistet e mbrojten, po smunden ta shpetonin nga kthetrat e komunisteve.

    1. Zeri says:

      Thomai nuk ka qene mesues ne Tetove e Gostivar sepsenuk ka patur shkolla shqipe ne Jugosllavi deri ne Maj 1941. Atje ai eshte stervitur nga jugosllavet per “çlirimin” (pushtimin) e Shqiperise.

  2. Beni says:

    Pse nuk qendroj ne Amerike dhe te bente prapagande komuniste,apo iku se e tridhnin neUsa,dhe erdhi ne Shqiperi per tu bashkuar me Mushan Mugoshe dhe komunistat e tjere.

    1. n says:

      PYETJE pa PËRGJEGJE

    2. daja says:

      Ore Ferben me bythe e lexove . Ai 10 vjec asht kthy nga Amerika , ti thua pse sdejti atje te bante propogande komuniste.

    3. Supaxhiu 300 evro says:

      Beni supaxhiu 300 evro mundet te tridhnin ty dhe gjith rracen tuaj ptuuu pjell e peshtir 300 evro helaqisaziatikas.

    4. ik ere pirdhu says:

      O Ben rrotkaristi, e ke mbaruar filloren ?

  3. ilir says:

    Kur shkruhet mbi nje Hero mendoj se duhet te shkruhet cdo gje! Dhe ato gjera qe mund te hedhih hije mbi te.
    Thomai ka dhe nje pi te eret kut si intendent i brigades se 3 sulmuese ,nuk me kujtohet se ne cfar rethanash, humbi thesari i brigades.Ka mundesi te ket qene ne njerin nga operacionet e armikut ku ne kushte rethimi thesari u gropos por me von nuk u gjet aty ku thuhej se u gropos.Natyrisht pergjegjsia ra mbi intendentin se keshtu ishin regullat e ushtris partizane.
    Ai e ndjeu shume pergjegjein e ketij gabimi!

  4. Loni says:

    Ne Amerike kete bolshevik te Elbasanit do ta kishin rregulluar edhe me mire.

  5. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Është fakt historik (pavarësisht se shpesh e mohojmë apo e anashkalojmë), që në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria zyrtare ishte i vetmi vënd në Evropë, që i priti me lule dhe bashkëpunoi totalisht me fashistët Italianë dhe nazistët Gjermanë…(?!) Pikërisht këtë monstruozitet dhe legenizëm të paparë prej servili të pështirë, të “patriotëve politikanë” shqiptarë, Tufa me shokë, përpiqen sot ta “restaurojnë”, ta “zbukurojnë” dhe të na e paraqesin si “patriotizëm” të kulluar… (???!!!) Edhe kjo, ndër të tjera, tregon gropën e halesë ku kemi rënë dhe siç duken bathët, nuk kemi për të dalë kurrë… !!! E keqja është, se presim të huajt të na nxjerrin nga kjo gropë, por kjo s’ka për të ndodhur kurrë, për arsyen e thjeshtë se atyre u duhet gropa e halesë, sepse nuk ka shtëpi, vilë, apo pallat pa gropë haleje, sepse të tërë dhjesin… (?!) Kaq e thjeshtë…, megjithse ka një paradoks në këtë mesele, që të vetmit pa gropë haleje kanë qënë (janë) shqipot, sepse dhisnin (dhjesin) në natyrë …, por kjo nuk i pengon që të bëhen “gropa haleje” për të tjerët…! Mos fola shumë dhe do të kem “çensurë”…?!

    1. Supaxhiu 300 evro says:

      Bushtra e supès 300 evro ne muaj shkruaj bastard shkruaj me shpjego pake si i priti Metaksai gjermanet me lule,ik e shuros nga dera e grekeve ku te paguajn supen e muajit 300 evro leri heronjt shqiptar te prehen ne paqe.

  6. Pellazgos says:

    Thomai i biri i Xristos dhe i Poli-ksenit,Emma safi Greke te Lashte dhe Orthodhoks,ishte “vella” me Hamzate,Sulejmanet,Idrizet,Qemalet qe thone jemi ” Shqipetare” por nderojme Allahun.
    Si e spjegoni ju faktin qe,nga nje ane ne “historine” e Al-banise thuhet qe Osmanet na “pushtuan” ,na vrane,na prende Kolkata,na ndruan Besen,Gjakun me ane te Pengjeve per nje mashkull cdo shtepi per 500 vjet dhe nga ana tjeter jo qe nuk benit krushqi me ata qe nuk u Islamizuan,por i urrenit dhe i poshteronit,i Bile edhe sot qe urreni Kishen tone te Kastriotis Orthodhoksine dhe Abastasin.
    Ske fare te besh,ashtu sic eshte Macdonaldi amerikan keshtu edhe Orthodhoksia Greke.
    Si mund te urresh Orthodhokset qe dihet historikisht qe per 1100 vjet para Turqise tuaj,ketu ishte Epir,Orthodhoksi,Ilyre etj.

    1. u dhime duke qesh says:

      Greket e lashte nuk ishin kristiane!
      Te fala dhive te fshatit o COBAN ? ? ?

  7. lavdi vepres dhe emrit te THOMA KALEFIT.
    deshmorit qe u vra nga bashkpunetoret e gjermaneve, nga ata qe sot mbrohen nga Tufat idiote te gjoja
    te persekutuarve.

    Thoma Kalefi ishte dhe do te mbetet DESHMOR I ATDHEUT
    BIR BESNIK I PKSH

    1. I Riu komunisti says:

      LAVDI!

  8. NNP says:

    Ky ZERI dhe BENI jane te dy MUT QENI E sa per kete PEL-AZ -GOS duket se ha mutin e Janulles sepse te gjithe tashme e kane mohuar perfundimisht pretendimin e kishes greke sipas se ciles po qe orthodoks patjeter je grek Po te lexosh dokumentat e antikitetit e mesjetes sidomos rezulton se te gjithe shqiptaret e jugut kryesisht kane patur emra orthodoks Shteti grek eshte nje krijese artificiale e Europes qe mbijeton vetem ne saje te kishes greke Eshte nga te paktat vende ne bote ku kisha akoma nuk eshte ndare nga shteti Hiqu kishen grekeve e per 24 ore nuk ka me gerqi.

  9. ulis says:

    Familja ku strehohej Toma Kalefi ishte familja e kusherires se tij Haretina (Beca) Karanxha.

  10. pergjigje says:

    pllaka e kthyer ne vite gjerat u nderruan dhe u shderruan sipas interest nje battue e EDI RAMES ne ditet e para te demokracise I ve vulen per periudhen mbas clirimit te kuq si ruset te verdhe si kinezet por bije shqiptaresh qe derdhen gjakun per kete vend nuk doshuhen dhe harrohen nga ky popull ashtu sich nuk do behen heronj tepa beret tregetare e matrapaze qe perfituan nga lufta dhe mendon se indiferenca e popullit I ka harruar a nuk e meritonin keta kur kriza e urise kish arritur kulmin dhe sabotonin me drithrat dhe bagetite qe populli te vdiste nga uria tani ai mortja vulehumburi tufa atje qe po hap ata qitape te braktisur le te shkruaj ca rrjeshta dhe ti vete ricikloje ne vend te bidese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje