Vendimi për të djegur mandatet duket se po “djeg” vetëm Partinë Demokratike.
Kjo pasi PD është braktisur nga një tjetër aleat i zgjedhjeve të 2017-ës.
Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri, i cili kandidoi në zgjedhjet e shkuara në listat e PD-së, ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Jenishehri, ishte në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, me numrin 46.
Në Parlament kanë hyrë disa aleatë të PD: dy kryetarët e Partive të Ballit, Artur Roshi dhe Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Demokracia e re Europiane, Koçi Tahiri, si dhe Zef Shtjefni dhe Nikolin Staka. (TemA)
Nuk vjen me ky rast. Ti bim qylit me ndonje rroge falas sa eshte mundesia.