Bebe Rexha ka treguar shpesh se është shumë krenare për origjinën e saj dhe nuk ka lënë rast pa e thënë këtë gjë. Pavarësisht se është rritur në Amerikë ajo dhe familja e saj i kanë ruajtur me përpikmëri traditat shqiptare.
Megjithatë së fundmi ajo u ka bërë një kritikë publike gjithë shqiptarëve dhe mund të themi se Bebe ka plotësisht të drejtë.
Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ disa video në të cilat dëgjohet teksa thotë: “Unë e dashuroj kulturën time. Unë jam nga Shqipëria dhe unë e dashuroj, sepse me të u rrita. Por ndonjëherë shqiptarët nuk ndihmojnë në rritjen e njëri-tjetrit. Ndonjëherë lexoj komentet në ‘Instagram’ dhe komentet në ‘Instagram-in’ tim janë shumë të këqija.
Kjo më konfuzon, sepse mendoj a duhet ta rrisim dhe mbështesim njëri-tjetrin? Të gjithë janë shumë kritikë. Unë mendoj se si kulturë kemi nevojë për më shumë dashuri, njësoj si kulturat e tjera, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë për njëri-tjetrin”.
Më tej ajo ka vazhduar duke thënë se megjithatë ka shumë fansa dhe miq shqiptarë që e mbështesin dhe ndjehen krenare për të.
“Nuk po them se asnjë nuk mbështet, sepse unë i shoh njerëzit, kam fansa dhe miq shqiptarë që më duan mua dhe më mbështesin dhe më thonë që janë krenarë. Por thjesht dhemb kur shikon njerëzit e tu që thonë gjëra të këqija për ty”, është shprehur këngëtarja.
Ata që nuk të mbështetin ty, apo të ofendojnë ty, janë bastardë. Por shqiptarët nuk janë me monika hajduten me çizme, e cila nuk lë vend pa deklaruar që ti je kushërirë me të, dhe kështu ndjekësit e tu shqiptarë në instagram ngatërrojnë monikën me ty,që je një yll që përfaqëson dhe nderon shqiptarët kudo që janë. Respekt për ty dhe të gjithë shqiptarët e sukseshëm kudo që janë.
Ke te drejte!
Une te du fort.
ato shqiptar qe te ofendojn kete perl shqiptare jan njerz te pa ditur dhe te trash je si shpirt mos e vra mendjen pyll pa derra nuk ka
kush e ka provuar e ka pesuar