Erion Veliaj ironizon protestën e opozitës: Kjo ndodh kur shikon shumë "Game of Thrones

11 Maj 2019, 20:31Politika TEMA

Pas sulmit me molotov ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimit të hapësirave publike nga protestuesit e opozitës, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Teksa ka postuar një foto ku gjatë fjalës së Bashës protestuesit hedhin molotov, Veliaj ka ironizuar duke shkruar “Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit”.

Veliaj nënvizon se  Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj dhe se puna e jo dhuna do të triumfojë.

“Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit! Nisen si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon”, thekson Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje