VIDEO: Protesta për varfërinë, militantët e PD nisen me makina luksoze drejt Tiranës

11 Maj 2019, 18:29Politika TEMA

Ditën e sotme partitë opozitare jashtë Kuvendit të udhëhequra nga PD-ja do të mbajnë protestën e tyre të katërt në orën 18:30 të pasdites.

Tubimi do të zhvillohet në sheshin para Kryeministrisë, ndërsa nuk dihen skenarët si do të vijojë dhe kur do të përfundojë.

Për këtë protestë opozita prej disa kohësh ka bërë thirrje për simpatizantët e tyre në rrethe që të mblidhen për të rrëzuar Ramën nga qeveria.

Sipas pretendimeve të opozitës protesta e sotme do të jetë më e madhja që është organizuar deri më tani.

Në lidhje me këtë protestë ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Tiranë ku në një mesazh të publikuar bënte thirrje që çdokush që merr pjesë të distancohet nga dhuna dhe çdo thirrje për dhunë.

Teska opozita i bën thirrje qytetarëve për të protestuar për nivelin e varfërisë në vend, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video ku duken militantët e PD nga Kavaja të cilët janë nisur drejt Tiranës me makina luksoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje