Nga Lorenc Vangjeli
Në Shqipëri, për Perëndinë e Doktorin pothuaj të gjithë kujtohen vetëm në momentin e fundit.
Atëherë kur as Doktori dhe as vetë Perëndia nuk kanë shumë për të bërë.
Por nëse qielli edhe e fal marrëzinë njerëzore që nuk është shumë e rrallë në viset tona, sjellja e marrë e shoqërisë shqiptare në këto tre dekada ndaj mjekëve është kriminale.
Bluzat e bardha shihen si objekt urrejtjeje, si mish për cirkun e përditshëm të ndëshkimit të së keqes dhe si mbartës fundorë të saj.
Ka vite që në Shqipëri luhet një luftë e shpallur ndaj tyre, që ka një kriminalizim të skajshëm të mjekëve, të cilët konsiderohen edhe si mbartës fundorë të korrupsionit.
Një doktor që lufton për jetën mund të fitojë vetëm disa beteja, sepse në epilog të jetës, luftën e fiton gjithmonë vdekja. Kjo është kryearsyeja që gjithmonë mbi ta do të ketë pakënaqësi, dyshime dhe shpesh edhe mëri të heshtur apo dhe të dhunshme.
Duhet të jetë ndryshe!
Duhet të jetë tërësisht ndryshe!
Si rregull Doktori nuk vritet kurrë!
Doktorit i ruhet jeta edhe në luftën e vërtetë, atë me tanke, topa e avionë. Doktori mbahet rob në luftë, por nuk vritet si armik sepse vlera e profesionit të tij është më e madhe se çdo profesion tjetër pikërisht sepse ka të bëjë me jetën edhe në rastet kur luhet ruletë ruse me vdekjen.
Me një rrogë vërtet të lartë për kushtet e Shqipërisë, por të pamjaftueshme për të paguar shkollimin e tejzgjatur, specializimet e vazhdueshme dhe edukimin e pandërprerë në vite, mentaliteti sovjetik e barazitist shqiptar jua quan krim Doktorëve çdo mundësi tjetër për të garantuar të ardhura shtesë.
Në të vërtetë krim është vetëm të kërkohen para në këmbim të dhënies apo refuzimit të shërbimit, por jo dhurata që afrohet e pakërkuar.
Kështu ndodhte edhe në kohën e komunizmit, kur korrupsioni apo krimi ishte shtetëror dhe i sistemit dhe jo i individëve.
Edhe atëherë komunistët ortodoksë mbyllnin sytë kur Doktorit i dhurohej një shportë me vezë apo një palë çorape; edhe atëherë në atë varfëri ekstreme ajo kastë e shoqërisë shqiptare jetonte më mirë sepse duhej të jetonte më mirë.
Edhe sot duhet të ndodhë kjo gjë. Askush nuk duhet të guxojë të ngrejë dorë mbi mjekun dhe askush nuk duhet t’i shohë ata si mishin që i hidhet turmës për shfaqjen e rradhës. Ndryshe nguti i ikjes së tyre në emigracion, do të shndërrohet në ankthin e atyre që duan të rrinë në atdhe.
Ka mes mjekëve edhe elementë që meritojnë përbuzjen, por kjo nuk është kurrsesi arsyeja që mjekët të shihen si pjesë e turmës së të paudhëve.
Duhet luftuar ky mentalitet për njerëzit që çdo dhjetë vjet ju duhet normnalisht të rifitojnë diplomën e tyre, që ju është dashur dhe ju duhet shumë sakrificë në të përditshmen e tyre dhe që herët a vonë, njëlloj si Perëndia, të fiksojnë një takim për të folur për jetën dhe vdekjen.
O KokeLOQE, dhuratat me nje vlere te caktuar dhe shumat monetare te dhuruara duhen deklaruar dhe taksuar, asnje doktor nuk i deklaron por i mbajne cash neper shtepi e kasaforta. Ajo qe ti e quan dhurate eshte haraci qe i kerkohet terthorazi pacientit prej mjekeve, ka shume forma te terthorta se si ta besh dike te fusi doren ne xhep. Me llogjiken tende i bie qe cdo nepunes shteti qe merr para prej qytetareve per sherbime per te cilat ai merr rroge shteti eshte ne rregull me ligjin, hajde tru hajde. Mjeket as duhen rrahur, as vrare e as burgosur, duhen gjobitur Mjeket dhe Spitali per malpractice ose per mjekim te gabuar sic ndodh kudo. Gjykata vendos demshperblim te majme per familjen e pacientit qe as doktorit e as spitalit te mos i shkoje nder mend te abuzojne ose neglizhojne detyren perndryshe familjaret e marrin vete ne dore situaten.
Ky kauri gazetar esht tipiku i rrembythjes
Ik or i shpifur , se je si nje gelbaze me ato ca nxjer nga goja
Me Perendine te gjithe do takohen nje dite , por juve sic duket jua esht bere Berisha nje tmerr , ju ka eklipsuar me kariznen e tij , se ju jeni te gjithe hajvane e wesharake
O KokeLOQE, dhuratat me nje vlere te caktuar dhe shumat monetare te dhuruara duhen deklaruar dhe taksuar, asnje doktor nuk i deklaron por i mbajne cash neper shtepi e kasaforta. Ajo qe ti e quan dhurate eshte haraci qe i kerkohet terthorazi pacientit prej mjekeve, ka shume forma te terthorta se si ta besh dike te fusi doren ne xhep. Me llogjiken tende i bie qe cdo nepunes shteti qe merr para prej qytetareve per sherbime per te cilat ai merr rroge shteti eshte ne rregull me ligjin, hajde tru hajde. Mjeket as duhen rrahur, as vrare e as burgosur, duhen gjobitur Mjeket dhe Spitali per malpractice ose per mjekim te gabuar sic ndodh kudo. Gjykata vendos demshperblim te majme per familjen e pacientit qe as doktorit e as spitalit te mos i shkoje nder mend te abuzojne ose neglizhojne detyren perndryshe familjaret e marrin vete ne dore situaten..
O KokeLOQE, dhuratat me nje vlere te caktuar dhe shumat monetare te dhuruara duhen deklaruar dhe taksuar, asnje doktor nuk i deklaron por i mbajne cash neper shtepi e kasaforta. Ajo qe ti e quan dhurate eshte haraci qe i kerkohet terthorazi pacientit prej mjekeve, ka shume forma te terthorta se si ta besh dike te fusi doren ne xhep. Me llogjiken tende i bie qe cdo nepunes shteti qe merr para prej qytetareve per sherbime per te cilat ai merr rroge shteti eshte ne rregull me ligjin, hajde tru hajde. Mjeket as duhen rrahur, as vrare e as burgosur, duhen gjobitur Mjeket dhe Spitali per malpractice ose per mjekim te gabuar sic ndodh kudo. Gjykata vendos demshperblim te majme per familjen e pacientit qe as doktorit e as spitalit te mos i shkoje nder mend te abuzojne ose neglizhojne detyren perndryshe familjaret e marrin vete ne dore situaten…
Kuptimi “ortodoks” o debil nuk eshte per fene. Ortodokse quhen ata njerez qe nje mision te caktuar e zbatojne si ekstremiste. Eshte “mbiemer” ai qe perdoret ne kete rast per te treguar ekstremizmin komunist. Kjo fare sokoli si puna jote, ben mire te lexoje me shume e te haje me pak me goje se dukesh qe je nga ky brezi i arsimuar pas ‘90
Ja paska futur si kau peles kesaj rradhe ky Vangjeli. Mjeket se bashku me gjyqtaret jane metastazat e korrupsionit ne mesin e shoqerise shqiptare. Asnje lloj bakshishi, me dashje apo pa dashje, nuk duhet lejuar. Dhe mjeku duhet te futet ne burg ne rast se pranon ose kerkon rryshfet. Ndryshe nuk duhet te ekzistoje sistemi publik shendetesor, por vetem privat. Nuk mund te hash me dy luge: edhe rroge nga shteti, edhe nga hallexhiu. E pra, thoni çfare te doni, por ne kohen e Dulles, sistemi shendetesor ka qene
1 000 here me i mire se ky sot. Sot eshte koha e mashtruesve, perfituesve, hajduteve etj etj. Me nje fjale u ra nga shiu ne bresher.
Nese do te vrisni mjeket kush do t ju sheroje mor te gjore … shperthimet tuaja histerike kunder mjekeve nuk tregojne asgje tjeter vecse idiotllikun tuaj! kot nuk thone: Mos e pyet budallain se te tregon vete!