Pas marrjes së detyrës zyrtare, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë. Ai thotë se dëshiron që të përfundojë sa më shpejt autostrada që Shkupi dhe Prishtina të afrohen.
“Më vjen mirë që do të jem presidenti i parë i Maqedonisë Veriore që do të kem mundësinë ta vizitoj”,– ka thënë ai, duke iu referuar Kosovës.
Pendarovski shprehet kundër idesë së ndryshimit të kufijve, që e kanë promovuar presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Më të keqe se kjo ide nuk kam dëgjuar. Po të ishte e mundur që kjo çështje të zgjidhej në tavolinë, deri tash do të zgjidhej. Mbështes me të dy duart qëndrimin e Bashkimit Evropian që mbështet zgjedhjen për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që nuk e destabilizon rajonin”, – ka thënë Presidenti i ri maqedonas për televizionin publik të Kosovës.
Për autostradën Prishtinë – Shkup thotë se do të angazhohet që të ndërtohet sa më shpejt dhe se do përafrim me kryeqytetin kosovar.
“Duhet të përfundojmë sa më shpejtë pjesën tonë të autostradës. Duhet të them me keqardhje se puna në anën tonë është vonuar më shumë në krahasim me atë që kanë bërë autoritetet në Kosovë”, – ka thënë Pendarovski.
“Personalisht do të angazhohem që të kemi lidhje të shkëlqyeshme me Kosovën dhe Shqipërinë”, – u shpreh ai.
Thaçi vetëm budalla nuk është, larg e gjuan gurin ai kur thotë ta marrim luginën. Ky është kërcënim për disa vende që kërkojnë veriun e Kosovës ti japin status republike se qetësohen serbët. Me ndryshim kufijsh Thaçi ju thotë që sdo ndalemi vetëm në luginë po u prek Mitrovica. Dhe si duket ja ka arrit qëllimit.
dhe presidenti yne nuk di te beje as dhe nje pune kurse pasurine e ka vene me pune.
Mund te na thone keta gazetarucet, qofte edhe nje deklarim te vetem te Hashim Thacit, ku ai “promovon idene e ndryshimit te kufinjve”!?
Ku, kur, si e ka thene!?