Besnik Mustafaj: Rama nuk e njeh historinë, manipulohet kollaj

10 Maj 2019, 20:52Rajoni TEMA

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, tha se ideja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë është e parealizueshme. Duke folur në “Express Intervistën” e KTV-së në Kosovë, Mustafaj tha se korrigjimi i kufijve nuk është ashtu siç e paraqet Thaçi, që Kosova do të marrë territor e nuk do të japë. Sipas tij, ndryshimi i kufijve ka qenë gjithmonë tezë e Beogradit, të cilët kanë pretenduar të marrin veriun e Kosovës.

Mustafaj thotë se ideja e korrigjimit të kufijve i është paraqitur secilit politikan, mirëpo atë e kanë marrë parasysh vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Unë besoj që çdo njeri, që ka qenë ministër i Jashtëm, ia kanë paraqitur këtë gjë, mirëpo askush nuk e ka përfillur. Ata kanë gjetur presidentin Hashim Thaçi për t’ia paraqitur këtë ide, dhe Rama është i dyti, i cili e ka marrë parasysh”, tha Mustafaj, raporton.

Ai thotë se Edi Rama nuk e njeh fare historinë shqiptare dhe nuk ka ndjeshmëri dhe nuk e kupton interesin dhe territorin e kombit.

“Rama është kollaj të manipulohet”.

Mustafaj kritikoi gjatë intervistës bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e kulturës dhe artit. Ai tha se dy qeveritë shqiptare kanë bërë shumë pak që të arrihet ky bashkëpunim.

Marrëveshjet mes dy vendeve ai i ka quajtur sipërfaqësore, pasi që sipas tij, qeveritë nuk i financojnë marrëveshjet e lidhura.

Mustafaj kritikoi edhe politikanët shqiptarë duke thënë se nuk lexojnë. Ai thotë se në vendet tjera të botës, politikanët që nuk lexojnë, nuk mund të marrin pushtetin, por sipas tij, një gjë e tillë në trevat shqiptare është e lehtë.

“Në Francë injorantët nuk kanë mundësi të fitojnë zgjedhje sepse duhet të lexojnë shumë libra, por në shoqërinë shqiptare politikanët që njoh unë, me shumë pak përjashtime, nuk lexojnë libra. Po të lexonin, sidomos romane politike, atë do ta kishin si pasqyrë për të parë gabimet e veta”.

11 komente në “Besnik Mustafaj: Rama nuk e njeh historinë, manipulohet kollaj”

  1. Tani says:

    Ti, per shembull qe lexon romane politike ai i ke pare gabimet e tua. Se duhet te kesh gabuar qe te largoi Sali Berisha nga funksionet e PD. Apo ka gabuar ai me ty?

    1. Nardi says:

      Jo ky as nuk ka gabuar, As nuk e largoi Berisha për gabime. E largoi kur e kuptoi që ky është komplett Torollak.

  2. Tan_Tironci says:

    Po mire o Besnik, ti e qe Thaci dhe Rama e ditkan, por qytetari dixhital she Like Floriri nuk e ditkan?
    Sa trap, shume trap shume trap!!!

  3. Timi says:

    Ti nuk i vjen as tek thembra Edi Rames or trap…

  4. e verteta says:

    Ej zot cna degjojne veshet.Ky patrtioti i madhe Besnike Mustafaj ish minister i jashtem i Sale Miloshevicit, qe pretendon se e njeh historine aq mire ,cfare urdheri mori nga beogradi apo oficeri i kontaktit serbo rus qe arriti te deklaroi para Rambujese qe Kosoves nuk i duhet me shume se sa nje autonomi e gjere nen Serbine.Ky ishte urdher per te dhe baben e tij shpirteror Saliun nga gjysherit e tyre Serbe.Ptu kerma pa moral,jepni akoma mend ju tradhetare te kombit

  5. Xhoxhi says:

    Ti e than historinë.Nuk dëgjova një fjalë të mirë të thoni edhe kur bëhet diçka.Ti je pykë për vehte.Të vetmen gjë që bëni është të shani.Lexoj mendimet e tua dhe them:po ky çfarë na tha?Asgjë vetëm sharje.Po nuk nderuar mend këtë radhe emri i P.D-së do harohet…

  6. rroku says:

    Per cfar historie flet ky shpellari…..

  7. 0sumi says:

    Dom Besniku,nje politikan i deshtuar….

  8. Dash says:

    Zhgenjyes dhe ne pike te hallit ..

  9. Anis says:

    Poeti e njeh haha
    Rrije min.jashtem pse ike

  10. Star says:

    Po te ish ne rregull doni kish thene dy gjera per pushtetin famekeq te patriotit tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje