"AP": Parada ushtarake e Serbisë shihet si kërcënim për paqen në Ballkan

10 Maj 2019, 18:45Rajoni TEMA

Agjencia e lajmeve “AP” ka bërë të ditur se Serbia ka mbajtur sot paradë ushtarake.

Kjo agjenci vlerëson se kjo është një shfaqje e forcës tash kur tensionet me Kosovën janë rritur.

Në këtë paradë ushtarake kanë marrë pjesë 4 000 trupa të armatosur, 300 automjete e 40 aeroplan, duke përfshirë dy helikopter luftarakë rus me një ekuipazh rus, që tregon aleancën politike dhe ushtarake në rritje me Moskën.

AP shkruan se tensionet janë rritur në Rajon, pasi Serbia dhe Kosova ende nuk kanë arritur pajtim që nga pas lufta.

Agjencia amerikane vlerëson se çdo ndërhyrje ushtarake nga Serbia në Kosovë do të shkaktonte një konflikt të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO të vendosur atje.

3 komente në ““AP”: Parada ushtarake e Serbisë shihet si kërcënim për paqen në Ballkan”

  1. IVONI says:

    PARADE BEN E GJITHE BOTA ME PERJASHTIM TE SHQIPERISE ..! TURP ..!

  2. pjeter says:

    Edhe Sadami shpetoi heren e pare,dhe kujtoi se ishte i forte,u pa si perfundoi.Serbia nuk guxon te beje te njejten loje,sepse e di qe dota pesoje si iraku,copetim,pa c’ka se kishte apo jo arme kimike.Kjo parade vec se per orekset e brendeshme .

  3. Marku says:

    Politikanet e “moderuar” dhe ” largpames” te Tiranes zyrtare e kane kuptuar shume “mire” se armatimi I lehte dhe I rende nuk ka se cfare I duhet ushtrise shqipetare . Keta ” strateg” te ceshtjeve nderkombetare te rritur nen hijet e kafeneve dhe me tymin e qebaptoreve te Tirones , ne 27 vitet e fundit Jane vene ne gare se kush demonton dhe shkaterron sa me teper armatim te ” vjeteruar”
    dhe te “tepert”. Jane po keta dordolece qe qellimisht po e lene kombin shqipetare lakuriq perpara fqinjeve gjenocidiale. Rritja e kapaciteteve ushtarake nuk behet me donacione por kerkon nje vemendje mbarekombetare . Keta injorante syleshe kane frike ta imagjinojne nje ushtri shqipetare me armatim te rende dhe me fuqi goditese , keta frikacake kane frike ta imagjinojne nje ushtri shqipetare si xhandari I ballkanit . E pra cdo gje fillon me imagjinaten dhe me deshiren , ndersa keta bazhibozuke kane frike edhe te imagjinojne . Kombi shqipetare eshte kombi me luftarak ne bote por qe fatkeqesisht udhehiqet nga
    frikacake , hajdute dhe njerez pa krenare kombetare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje