“Argati i Milosheviçit që strehoi Arkanin u kthye në vendin e krimit”

11 Maj 2019, 09:09Rajoni TEMA

Në një intervistë me kryeredaktorin e gazetës Adrian Thano, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, flet mbi përplasjet e ditëve të fundit mes udhëheqësve politikë në Tiranë dhe Prishtinë, për debatin mbi taksën dhe atë mbi kufijtë.

Ai u përgjigjet deklaratave të fundit të Sali Berishës, sipas të cilit Thaçi duhet të shkojë në Hagë, një qëndrim që më herët e ka mbajtur vetëm presidenca serbe.

“Gjithmonë krimineli kthehet në vendin e krimit. Ai është bërë krye-protagonist i përçarjeve brenda-shqiptare tash e tri dekada. Duket se ky ka qenë misioni i tij. Por tash është në gërhimat e fundit të tij. Kjo është trashëgimia e tij” – thotë presidenti kosovar.

Më poshtë, pjesa mbi Berishën shkëputur nga biseda e kryeredaktorit Adrian Thano me z.Thaçi.

Z.President, ditët e fundit Sali Berisha ka bërë disa akuza të rënda ndaj jush. Dikur nuk ka qenë kështu. Çfarë ka ndodhur mes jush?

Gjithmonë krimineli kthehet në vendin e krimit. Sali Ramë Berisha ka kryer krim të rëndë kundër UÇK-së kur është angazhuar në një fushatë armiqësore shpifjesh kundër saj, paralelisht me fushatën ushtarake të Slobodan Milosheviçit.

E kam falur këtë duke e shikuar si një gabim strategjik të një politikani dhe i kam shtrirë dorën e bashkëpunimit. Në maj të vitit 1999, kur ka qenë i izoluar nga shqiptarët dhe nga bota, unë e kam takuar sepse nuk kam dashur ta shpalli e ta trajtoj si armik apo si tradhtar.

Kam vlerësuar gjithmonë se armiqësitë në mes vetë shqiptarëve janë më të rënda se vetë plumbat e Serbisë. Jam munduar ta respektoj atë në komunikimin tonë prej më shumë se dy dekadash.

Realisht, ai është sjellë mirë gjatë bashkëpunimit që kishim si kryeministra. Por fatkeqësisht, sot ai është kthyer në vendin e krimit dhe ka shkuar edhe më larg.

Ndiej keqardhje për të sepse sot është shndërruar në një gërmadhë politike e shoqërore shqiptare. Fatkeqësisht, për të paska pasur shumë të drejtë Ibrahim Rugova që për vite të tëra nuk pranoi t’ia jepte dorën, dhe kështu qëndroi deri sa u nda nga jeta.

Megjithatë, unë nuk i quaj kurrë armiq apo tradhtarë njerëzit qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri,e që kanë mendime ndryshe nga unë. Përkundrazi. I dëgjoj dhe i respektoj të gjitha opinionet dhe i peshoj argumentet e secilës ide, pa marrë parasysh prej kujt vijnë.

Vetvetiu shtrohet pyetja – pse Sali Ramë Berisha nuk guxon të përmendë Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Nexhat Dacin, apo zyrtarë tjerë të lartë të LDK-së, që kanë folur për shkëmbim territoresh? Unë personalisht kam qenë dhe jam kundër një ideje të tillë.

E kush është ky patriot që na flet sot? Kur Berisha i bënte argat Sllobodan Milosheviçit, në vitet ‘92-‘95, unë me bashkëluftëtarët e mi e luftonim makinerinë vrastare të Milosheviçit, të njëjtën që ai e furnizonte me karburante, duke shkelur edhe sanksionet ndërkombëtare që i kishte vënë Perëndimi. Ky kontrabandist strehoi edhe kryekriminelin Arkan, duke i plotësuar të gjitha qejfet atij.

Vërtet ndiej keqardhje për të.

Ai është bërë krye-protagonist i përçarjeve brenda-shqiptare tash e tri dekada. Duket se ky ka qenë misioni i tij. Por tash është në gërhimat e fundit të tij. Kjo është trashëgimia e tij.

Kosova nuk ja bëri trazirat e vitit 1997 në Shqipëri. As nuk i grabiti shqiptarët përmes fajdeve. Kosovës nuk mund t’i vihet faji as për 21 janarin apo për Gërdecin, apo mëkatet dhe aktet tjera kriminale. E sidomos Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e fushatës politike elektorale në Shqipëri.

23 komente në ““Argati i Milosheviçit që strehoi Arkanin u kthye në vendin e krimit””

    1. spaku says:

      Hashim i ke te sakta te gjitha por si shtet Kosova duhet ta denoje kete antishqiptar per aket qe ka kryer ne bashkepunuim me Milloshevicin, njesoj si ushtaraket serb per krimet ne Kosove.
      Mos e ler kete tradhetar te shqiptareve te jetoje ne paqe vetem pse eshte plak.
      Ky dyhet denuar me te gjithe fuqine e ligjit.

  1. Lab says:

    Rroftë Dardania Shqipëtare !

  2. spinoza says:

    me sakte s’ ka ku vete. This is tru!

  3. rroku says:

    KJO ESHTE E VERTETA HISTORIKE QE BREZAT DO TA GJYKOJNE KRIMINELIN ENVERIST SALI RAM BERISHA.
    KY ESHTE NJE BANDE KRIMINALE….

    1. ca po thua says:

      Mos ngaterro Enverin ne kete mes, mor rrotkarist! Enveri eshte Hero kombetar!

  4. Sali kerma says:

    Shkurt, qarte, sakte.

  5. undefined says:

    Hallall…ma mire prishet…Sala..Luli…Monika..Likja..dhe ne fund gjinkalla e Athines..Anastas qorri..te gjithe ne nje thes dhe fut e bjer deri sa tju dali….xhani…

  6. ¬ says:

    Një gjë është e sigurt që Sala s’shkon më në Kosovë.

  7. Flamur says:

    Të gjitha te verteta.

  8. j says:

    Po nuk u zhduk maloku kriminel-pervers,kombi shqiptar nuk do te ketë përparim.

  9. bureto says:

    Populli, duke parë fotografinë e gërdallës politike, siç e citon Thaçi, thotë: Çehre dem beli! Fytyra tregon! (Më falni pasaktësinë nga turqishtja)

  10. Dibrani says:

    Haga eshte pake per Sali Liri Millosheviqin. Bastardi terrorist duhet vrare mes Tiranes dhe trupin e ngordhsires ta dergojme ne lisat e Tropojes te behet pasterma per qenet e Serbise.
    Ne hell te gjithe tradhetareve

  11. pjeter says:

    Po shyqyr mor Ashim se na plaset, duhet dhen hakun kujdo ne kete jete, ne te mire e nete keq. Sali berisha nuk mund te thuash qe eshte debil, ai eshte i zgjuar mbi mesatarten e shqiptareve, ai e ndjehu eren e lagesht te qelive shume me pare senjerzit e zakonshem, dhe prandaj filloi i pari te njejten teknike qe perdor ne shqiperi, sepse gjykata speciale ne Kosove nuk ja garanton dot pastertine, mund te dalin te fshehta qe e fundosin familjarisht. Ai te sulmon i pari, me te njejtat akuza qe mund ta sulmosh ti, qe me pas te duke vetem nje debat midis dy personazheve qe bejne pis njeri tjeterin. Pikerisht ketu duhet puna e mire e mediave, duhet te shpalosin faktet dhe provat.TE GJITHA ATO QE THOTE PRESIDENTI I KOSOVES JANE FAKTE TE PROVUARA, DHE TE PA KUNDERSHTUESHME, KURSE TE SALIUT JANE VETEM TENTATIVA, DHE SHPIFJE, PER BALTOSJE SI VETEN.E Sali Sali, shpresoj qe behet realitet ajo thenia e popullit, “GJYNAHET LAHEN NE KETE BOTE”

  12. Goni says:

    Bravo Thaçi! Ke artikuluar si nje politikan formati te larte. Shqiptaret ne Kosove dhe gjithandej duhet te krenohemi me Ty.
    Goni

  13. Alban Dega says:

    CFARE ARGATI I MILLOSHEVICIT ZOTI THACI !

    Cfare Argati i Sllobodan Milloshevicit eshte Sali Berisha !
    Sali Betisha eshte kryetari i “Shoqates se Gjuetareve te Beogradit”, me te cilet Kasapi I Ballkanit kercenoi se do te futej ne Tirane brenda 24 oresh ne fjalimin ogurzi te tij ne Kuvendin e Serbise ne vitin 1991.
    Ai arriti qellimit !
    Kryetar I kesaj Shoqate Gjuetaresh ishte Sali Berisha, i rekrutuar nga UDB-a serbe qe ne moshen e shkolles se mesme!
    E mori jo vetem Tiranen por krejt Shqiperine per 15 sundimi te SaLikekracise !
    As Sllobodan Milloshevici as Chinchizkhani… as Shtateqint dreqrit nuk do ja kishin bere Shqiperise, Kosoves e shqiptareve si komb cfare ia beri Saleh Ramollah Ajatollah Karaxhici dhe Banda e Gangstereve te tij politike, biologjike, mediatike qe e rrenuan e zhbene me themel shtetin shqiptar mbi 15 here ne 15 vjet te SaLikekracise shkretuese e kobezeze te tyre!
    Larg qofte

  14. Koba says:

    Mor sa i ngjan Karaxhicit xhanem????!!!!!!! Duket qe jane vellezer Kriminele!!!

  15. NNP says:

    BALTOS BALTA BALTEN.

  16. Boston says:

    Respect per zotin Thaci. Deri (Sali Berisha) do plumbing ne goje dhe do tja jape USA.

  17. anton says:

    po pres nuk erdhi my te akuzohet berishen atehere per sllobodanin.arkanin.naften kontrabande.por u be edhe my now me serbet qe kishte luftuar? Per a nuk jane njelloj te dy.dikush si agjent e dikush si politiken..jus kosova eshte click
    u e ka shtet the neser hun ne eu dhe atje dine si to bejne zap kosoven the serbine pa u marre as me kufi the as politikanet e tyre se eu la ne krye vatikani.soros.un.usa.te mbajten Internationale.kinen.rusine etj

    1. po says:

      Meso akoma shkrim e kendim

  18. marjani says:

    REFLEKSE QENI ,kur rritesh me kafshe,si kafshe I perbuzur nga fshati dhe e verteta natyrisht qe do marresh pak a shume dhe hidhesh e kafshon I pari,zgjuarsi,jo,ashpersi,urrejtje po,turp per kafshet e tjera qe mbarsen me te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje