"12 konstatime për protestën e opozitës", Avokati i Popullit publikon raportin. "Harron" molotovin

12 Maj 2019, 17:46Kronika TEMA

Avokati i Popullit ka kryer verifikimet gjatë dhe pas protestës së opozitës të së shtunës, përmes katër grupeve të inspektimit.

Në një komunikatë publike, Avokati i Popullit ka dalë me 12 konstatime sa i përket protestës dhe episodeve të dhunës.

Në evidentimet e kryera theksohet se ka patur dhunë ndaj institucioneve të vendit dhe forcave të rendit.

Grupet e punës kanë vizituar në spital 12 policë të lënduar gjatë protestës, të cilët nuk kanë dëmtime serioze, si dhe sekretarin organizativ të PD-së, i cili ka pësuar fraktura në trup.

Raportimi i Avokatit të Popullit:

Avokati i Popullit ka ndjekur dinamikën e protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme si dhe vazhdimësinë e sjelljes së institucioneve ligjzbatuese gjatë procedurave të ndalimeve dhe shoqërimeve të qytetarëve të cilët janë konsideruar në shkelje të ligjit nga ana e ketyre organeve.

Në vazhdën e zbatimit të detyrës së tij kushtetuese, Institucioni i Avokatit të Popullit me gjithë kapacitetet e kufizuara njerëzore, ka kryer me anë të katër grupeve të inspektimit që ka nxjerrë në terren monitorim përgjatë gjithë kohëzgjatjes së protestës.

Me përfundimin e saj janë organizuar edhe grupe të tjerë specialë për të kryer inspektime në Drejtorinë e Policisë së Tiranës si dhe në Spitalin e Traumës. Janë kryer një seri konstatimesh të cilat do të reflektohen në një numër rekomandimesh për sjelljen e institucioneve ligjzbatuese dhe nivelin e garantimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilat do të paraqiten zyrtarisht.

Gjithsesi, në funksion të transparencës për publikun, Avokati i Popullit informon si më poshtë:

– Avokati i Popullit vëren me shqetësim tentativën për kufizimin ana e policisë të së drejtës së tubimit me anë të vendosjes së limiteve kohore për zhvillimin e protestave. Vazhdon praktika e trajtimit të informimit të policisë për zhvillim protestash si të ishte kërkesë për t’u lejuar të ushtrohet kjo e drejtë çka është në kundërshtim me të drejtën kushtetuese të qytetarëve për tubime paqësore dhe po ashtu në kundërshtim me frymën e ligjit për Tubimet.

– Gjatë protestës janë konstatuar episode dhune të herëpashershme ndaj institucioneve dhe forcave të rendit, për të cilat Avokati i Popullit vazhdimisht ka bërë thirrje të evitohen me çdo kusht e në çdo rrethanë.

– Përdorimi i shpërpjesëtuar i gazit lotsjellës si mjet për të shpërndarë protestat nga ana e policisë vazhdon të mbetet një problem shqetësues për të cilin Avokati i Popullit ngre zërin.

– Avokati i Popullit ka konstatuar se ende nuk tregohet asnjë kujdes që mjetet e përdorura nga Policia gjatë menaxhimit të protestave, të garantojnë që mediat të kryejnë të pacënuara detyrën e tyre të raportimit. Gjithashtu, përdorimi i shkujdesur i gazit lotësjellës në vendbanime me dendësi të lartë popullsie është raportuar se ka shkaktuar shqetësime për një numër të madh familjesh dhe qytetarësh.

– Gjatë orëve të natës janë verifikuar një numër i madh ndalimesh (rreth 90) dhe shoqërimesh të personave pjesëmarrës në protestë të cilat po verifikohen një për një gjatë ditës së sotme brenda mandatit tonë kushtetues e një pjesë e konsiderueshme e tyre ndërkohë janë liruar.

– Janë konstatuar parregullsi në regjistrat e personave të shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës si dhe moskryerje të disa veprimeve proceduriale në përputhje me protokollët përkatës.

– Janë vizituar 12 punonjës policie të cilët po merrrnin trajtim mjekësor për lëndime të lehta, si dhe një protestues dhe një gazetar.

– Ndër efektivët e policisë të vizituar, njëri prej tyre ka referuar se është goditur në kokë me ristelën e një parrulle. Një punonjëse policie referoi se është lënduar nga gazi lotsjellës për shkak të keqfunksionimit të maskës së saj kundërgaz. Ndërsa 10 punonjës të tjerë të policisë referuan dëmtime më të lehta nga plasjet e kapsollave apo hedhjet e gurëve. Gjithsesi asnjëri prej tyre nuk ishte vlerësuar nga ekipet mjekësore si i kualifikueshëm për të marrë trajtim.

– Pasi specialistët e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës u ndaluan të hyjnë në spital për të vizituar qytetarin S.D. (për të cilin kishte prova publike ushtrimi dhune), Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e ka takuar atë personalisht në spital në orët e pasmesnatës.

– Janë vënë re prirje për të krijuar pengesa të paarsyeshme nga ana e Policisë për përfaqësuesit e Avokatit të Popullit të cilët kanë mandat kushtetues për të mbledhur në kohë e me efektivitet dëshmi si të të ndaluarve ashtu edhe të të lënduarve në qendra shëndetësore.

– Avokatja e Popullit ka konstatuar se qytetari S.D. në momentin e vizitës rezultoi se po mbahej nën kujdes korrekt shëndetësor. Ai shfaqi një gjendje të mirë psikologjike, por dëshmoi për shqetësime shëndetësore. Qytetari referoi për ushtrim dhune (gjatë dhe pas shoqërimit), shpatull të nxjerrë dhe dëmtime të llojeve të ndryshme.

– Masat e zbatuara nga ana e Policisë së Shtetit për dërgimin dhe ruajtjen e ambienteve të Spitalit të Traumës kanë qenë edhe më të ashpra sesa ato për ruajtjen e personave të arrestuar apo të dënuar, ndonëse ndaj qytetarit S.D. nuk ishte marrë asnjë masë arresti në flagrancë por thjesht ishte i shoqëruar. Nga ana tjetër, punonjësve të Avokatit të Popullit u është ndaluar në mënyrë të habitshme të marrin dëshmi fotografike në spital gjatë vizitave të të lënduarve.

21 komente në ““12 konstatime për protestën e opozitës”, Avokati i Popullit publikon raportin. “Harron” molotovin”

  1. emigranti says:

    ky avokat eshte kot duhet ti hiqet e drejta si avokat ku ka pare aai te cenohet policia, shkaterohen objektet, ndizet zjarr

  2. ¬ says:

    Qdo kryetar Partie i PD-së kërkon të bëhet Kryeministër me dhunë dhe pa votim.

    1. Zagali says:

      Avukates se popullit Ballanca, do liruar ç’i mban pragu i deres.Ajo do koqen e plumbit, pasi ne konkluzionet e protestes se dhunshem ka nxier konkluzione te paverteta e te zmadhuara.Ajo eshte dashnore e Bashes dhe eshte e natyrsheme qe do e mbroi.Basha ne fakt duhet arrestuar per organizimin e protestes se dhunshem.Plasur i ka syt Avukatja e popullit,nuk i pa ato dhjetra bomba qe u hodhen ndaj policise.Pfttuu pise dreqit.Mos u beje merak,se edhe ty kurve muti do te vij radha per ne burg.

  3. h says:

    Kështu që edhe avokati i popullit e mori rrogën për këtë muaj.
    Të gjithë kanë gabuar,askush nuk është fajtor.
    Kujt t’ja ndreqësh,dhe kujt tja prishësh.
    Tragjikomi shqiptare me avokatë.
    Hipokrizi e justifikuar nga buka e fëmijëve.
    Fjala është argernd,hechtja është flori(në ketë rast)

  4. Plaku says:

    Po ai SD shkau në të pëgërën e vet moj avokate e opozitës,ç’faj ka policia qe S.D. nuk e mbajti dot valvolën e mbyllur kur vrapoi ?

  5. ida says:

    Nuk po marrim vesh se i kujt populli eshte ky avokat!!!

  6. Labi says:

    A re dhjefsha avokaten e popullit. Mjer ky popull çfare buçe ka per avokate. Po i lëmë ne një anë të gjitha te tjerat, po te drejten e qytetareve normal te Tiranes per te ecur te lire ne vendbanimin e tyre, qe ua mohojne keta mitingashe sa here ju teket, e paske harruar. Shkurt hesapi je nje kavje politike.

    1. vang says:

      Kjo nuk eshte avokate e popullit por avokate e PD-se.Nuk permenden ne raport bombat molotov artizanale qe jane edhe me te rrezikshme.Si eshte e mundur tu kete ”shkare” ky konstatim .Edhe sikur te mos kete dale asnje grup kontrolli ato i pasqyroi me se miri medja.Sa kohe i ka mbetur akoma kesaje te ashtuquajture AVOKATE POPULLI??

  7. lori2 says:

    Avokatja e popullit = buçja e Andush Bushatit. Nuk ka si te flase ndryshe, dhe te mendosh se kete post e ka nga Rama!

  8. Alban Dega says:

    SHKARKOJENI KETE AVOKATE TE “BANDES SE GANGSTEREVE” QE KAPET NE FLAGRANCE SI KAMIKAZE E SALEH KARAXHIC PUTINIT!

    People lawyer or Saleh’s liar !?

  9. toni i lagjes says:

    o te dhjefsha avukaten e popullit , se eshte bëre si seksion i PD dhe LSI .Turp te keni .

  10. BRSS says:

    KJO KURVA ESHTE DOBIÇE E SALI SERBIT

  11. eda says:

    Kjo Avokate e Popullit eshte ish avokatja e Lul Bashes. Eshte ish gruaja e Andi Bushatit dhe Rama e ve Av.Popullit.
    Kjo felliqesire qe vetem avokate e Popullit nuk eshte pasi ben vetem politike per PD, duhet te qerohet nje ore e me pare.

  12. Qytetari says:

    Kjo Ballanca eshte avokatja e PD-se ,eshte hipokrizi qe flet si avokate popullit. Kjo s’ka as turp as cipe,jane njerez partiake qe vetem popullin nuk perfaqesojne. Kte pd-ja e vuri aty nuk e zgjodhi populli,prandaj mos te flas ne emer te popullit,por ne emer te atyre qe e vune dhe mer shperblimet per nihmen qe ju jep

  13. kampaçurreta says:

    AVOKATJE E PROTESTUESVE TE PD. KJO VETEM AVOKATE E POPULLIT NUK MUNDE TE JETE. NJE FJALOR TE MANGET PER JURISTE ME THEKS TE DUKSHEM PARTIAK,NJE ANALIZE PREJ FEMIJESH TE NIVELEVE TE FILLESTARE SHKOLLORE. KY ” avokati i partise se popullit” KUR HIDHESHIN BOMBAT ME BENZINE MOS VALLE ISHTE NE NDONJE MOTEL QE NUK I KA PARE.

  14. Lani says:

    Avokate e krimit.Jo avokate e popullit.Ate koqen Dollapin e pame te gjithe se u tremb kot se koti si lepur dhe vrapoi si kar.As te vraponte nuk dinte po u pengua me kembet e tija dhe u rrezua si kar.

  15. e verteta says:

    Duket qe kjo surrat shpella dashka te bashkohet prape me bulin e saj Andisin e Bushatllinjve,Paska ngele pa seks e shkreta dhe ska faj se aq e shpifur sa eshte sa qe sja fershelleu as polici privat 60 vjec qe i ruan zyren .Une i jap te dejte

  16. Ben says:

    Ore Avokat! Unë jam ne SHBA por prapë jam Shqiptar! Dëshiroj që zyra juaj të me.mbrojë nga Luli, Monika, Iliri, Berisha, dhe bandat e tyre se po shkaktojnë terror, frikë, edhe tek unë që jam në SHBA. Zoti e di se si jetojnë ata në Tiranë pa mbrojten tende. Nuk kam problem nga qeveria Shqiptare! Kërkoj mbrojtje nga ty se edhe unë popull jam. Bilës jam pjesë e grupit me të madh se ai që mori pjesë në shkaterrim! Bënë mirë që shprehu mbrejtje për ata kriminelat se edhe ata nga populli kanë dale! Po.ne O zyra e Avokatit të Popullit. Në që nuk protestojmë dhe prishim, kush do na mbroje? Je Avokat I Popullit Shqiptar apo Avokat I Një pjesë që kanë qejf krimin dhe korrupsionin? Kërkoj përgjigje nëse do.më.mbrosh nga këta kur te vije ne Shqiperi app jo! Edhe një gjë tjeter! Unë jam Avokati në SHBA dhe i di shume.mire ligjet, sidomos ato të te Drejtave te Njëriut! Perse o Avokat Luli kërkon të bëjë protestë naten? Këtu në SHBA o Avokat, protestave u jepen leje të bëhënën paradite! Kjo bëhet për sigurie publike sepse dihet që naten mund të ndodhë.çdo gjë. Por Luli o avokat e ben kastile për të krijuar kushtet që të ndodhë diçka. Prandaj, zyra juaj duhet të kontaktoje policine që të mos jap leje për protestat në mbrëmje. Kjo të bëhet për sigurinë publike dhe të drejtat e njeriut për në që shkaterrojme.
    Tani, o merre seriozisht detyrën. ose mos na detyron të kërkojmë që rishikohet roli juaj anti-popull.

  17. Tirona says:

    Mire qe e thoni vete qe heroi s.d ka nxhjerre shpatullen ,po edhe per ate hedhje spektakolare qe beri heroi juaj e ka fajin policia se une nuk kam degjuar ndonjehere te nxirret shpatulla me dy shkopa Gome qe edhe ata shkopinj ishin si ta perkedhelnin .sa turp per ju qe jeni ne detyra kaq te Larta dhe humane dhe jeni njerez kaq te vegjel dhe injorante.

  18. Julie says:

    Kjo eshte avocate e Pd, e jo e popullit. Nuk e di si ri ne ate pozicion, pari ajo vetem popullin s’perfaqson. Turp qe Kemi ne krye nje avokate partiake. Keshtu s’kemi perte ecur perpara duke qe ne te njeanshem. Ajo duhet te verse theksin se molotovet jane te papranueshem ne nje miting qe opozita e qu’an te paqme dhe fajin e Kane policet et e shkrete qe jane ne nje pression te madh nga dhuna Pd e lsi. Populli duhet te ngrihet kunder ke saj turme partiake qe po ai nxin faqen Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje