HISTORIKE: Kryeqyteti dhe Superiorja vishen me ngjyrën e kuqe! Partizani shpallet zyrtarisht kampion pas 26 vitesh!

12 Maj 2019, 18:24Sport TEMA

Kryeqyteti mbetet i kuq, por jo vetem. Edhe Kategoria Superiore vishet me ngjyren e kuqe pasi zyrtarisht tre jave perpapra mbylljes se kampionatit Partizanit shpallet matematikisht kampion i Kategorise Superiore.

Nje sukses historik per “demat e kuq” qe rikthejne ne shtepine e tyre titullin kampion pas 26 vitesh kur ishte fituar per here te fundit.

Nje arritje fantastike dhe plotesisht e merituar per djemte e drejtuar nga tekniku, Skender Gega, te cilet kane bere nje sezon mbreslenes duke e dominuar totalisht kampionatin duke e udhehqur ate me merite te plote.

Nje enderr e bere realitet per tifozerine e Partizanit qe pas shume vitesh pritje arriti qe te shohin ekipin e tyre kampion duke shtuar ne 16 numrin e titujve ne vitrinen e klubit kuq.

Padyshim nje shperblim i madh dhe per presidentin Gazmend Demi, i cili pas shume sezonesh investimi e riktheu Partizanin aty ku kishte premtuar: kampion.

Derbi i sotem u mbyll me fitoren e madhe te Partizanit me rezultatin 2-1 ne nje 90 minutesh qe dhuroi spektakel, nje nje “Selman Stermasi” te mbushur plot nga ana e tifozerise se kuqe.

Te kuqte kaluan te paret ne avantazh me ane te Çinarit qe realizoi nje gol spektakolar, por Greca barazoi shifrat ne minutat e fundit te pjeses se pare.

Por, do te ishte serish Eraldo Çinari qe ne pjesen e dyte shenon serish per Partizanin duke u shenderruar ne heroin e kesaj fitoreje per demat te cilet vijojne te mbeten te pathyeshem ne derbi qe prej vitit 2014.

Tashme festa eshte teresisht e kuqe me Partizanin qe ka legjitimitetin te gezoje fitimin e titullit kampion. (TemA)

Goli i pare i shenuar nga Çinari

Goli i dyte i shenuar nga Greca

Goli i trete i shenuar nga Çinari

4 komente në “HISTORIKE: Kryeqyteti dhe Superiorja vishen me ngjyrën e kuqe! Partizani shpallet zyrtarisht kampion pas 26 vitesh!”

  1. Partizani says:

    Partizani kampion Tirona ne kategori te pare

  2. zani partizani says:

    Shkerdhatat dalin perseri kampion ne kohen e Shkerdhates.

  3. Sezaliu Mumajes says:

    Ne banoret e Ures Vajgujore, Kuçoves dhe Loxhanit jemi te lumtur qe pas 26 vitesh Partizani si ekipi yne i zemres na ktheu buzeqeshjen duke u shpallur kampion. Nuk gjejme dot fjale te falenderojme Erjon Bracen zv. Kryeministrin tone syshqiponje qe lufton kunder Saliut dhe Dukes, Naçin dhe Baçin e Mirit te Xhikes qe vitin tjeter do ta bejme president te Federates, Demin, shitesin e njohur te miellit e shume shoke e shoqe te tjera debatikase per te ardhur ne fund tek embelsira e vertete Olsi Rama qe levizi çdo gur qe kishte per te shpallur Partizanin kampion dhe te falimentonte ata kokepalaret e kuksit, se Korçareve ua beme avazin duke i kallezuar ne UEFA, ndersa Tiranen nuk e kishim problem se e ka falimentu Rid Halili se bashku me te. Faleminderit Rilindjes per kete dhurate te bukur qe na bere ne 5 maj o Skenderbeu yne!

  4. Adile says:

    Te falem o Partizan qe me Erjon Bracen,. Bashkim Finon, Gaz Demin, Olsi&Edi Ramen pas 30 vjetesh na bere kampione bore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje