Një vit pasi Luçiano Moxhi u largua nga Shqipëria, Partizani fitoi titullin kampion. A ishte lehtësim për të kuqtë mungesa e tij, apo ish-drejtori italian ndërtoi bazat dhe më pas erdhi titulli i shumëpritur? Moxhi pa dyshim zgjedh versionin e dytë.
“Bazat e Partizanit kampion u hodhën vitin e kaluar. Kam edhe unë meritë në atë që po korr Partizani tani. Shpresoj të më bëjnë një ftesë dhe të vij në festën e titullit”, thotë ai ekskluzivisht për “Panorama Sport”.
Ish-drejtori i Juventusit pranon se ka bërë edhe gabime dhe se kampionati shqiptar nuk ishte ashtu siç e kishte parashikuar ai. “Po, disa gjëra më dolën jashtë parashikimit, nuk kam pse ta fsheh”, thotë ai në intervistën e dhënë për gazetën.
A e keni ndjekur Partizanin këtë vit?
Po, sigurisht që po. I kam ndjekur rezultatet e tyre me shumë vëmendje gjithë sezonin.
Mund të shpallen kampionë që këtë javë…
Po, e di. Më vjen mirë. Është Partizani që kam ndërtuar unë sezonin e kaluar.
A jeni i bindur që është ai Partizan?
Sigurisht. Baza e lojtarëve janë ata që kishim vitin e kaluar. Patëm probleme, por ishte normale. Ky Partizan është ai që ndërtuam sezonin e shkuar dhe tani po merr frytet e një pune të bërë me kujdes.
A keni ndonjë peng apo ndonjë keqardhje nga koha kur ishit drejtor i Partizanit?
Jo, asnjë peng. U përpoqa të bëja punën time mirë dhe mendoj se ndërtuam një ekip me të ardhme. Koha e vërtetoi këtë, sepse tani ata janë praktikisht kampionë. Madje, duhej të vija unë që ata pas 26 vitesh të fitonin titullin… (qesh).
A keni ndonjë peng apo ndonjë keqardhje nga koha kur ishit drejtor i Partizanit?
Jo, asnjë peng. U përpoqa të bëja punën time mirë dhe mendoj se ndërtuam një ekip me të ardhme. Koha e vërtetoi këtë, sepse tani ata janë praktikisht kampionë. Madje, duhej të vija unë që ata pas 26 vitesh të fitonin titullin… (qesh).
Nëse mendoni se punuat mirë dhe se gjërat po shkonin mirë, pse u larguat?
Sepse e kuptova që ishte një ambient i vështirë për mua që të punoja. Ishte ndryshe, shumë më ndryshe nga sa e kisha menduar dhe për këtë arsye preferova që ta lija detyrën që kisha dhe të largohesha. Njeriu duhet ta kuptojë vetë se kur gjërat bëhen shumë të vështira, atëherë nuk duhet të presë ta largojnë, por duhet të ikë vetë. Unë këtë bëra. Por, e përsëris, nuk kam pengje.
Edi Reja, është trajneri i ri Shqipërisë, ç’mendim keni për të?
Është një trajner që ka shumë eksperiencë dhe me siguri do bëjë gjëra shumë të mira aty. Ai ka cilësi teknike shumë të mira, është mirëkuptues dhe mbi të gjitha është një njeri me ndërgjegje. Punon gjithnjë me seriozitet dhe ka bagazhin e duhur për të drejtuar skuadra që janë në vështirësi.
Pse mendoni se dështoi Panuçi?
Panuçi ishte një djalë i ri që u përpoq të bënte diçka të mirë, por nuk ia doli për fat të keq.
A e keni vizituar Shqipërinë muajt e fundit?
Jo, kam shumë kohë që nuk kam ardhur sepse kam qenë i impenjuar me klube të Serisë A.