Ndoshta kemi parë këtë vit edicionin më spektakolar të Ligës së Kampioneve, por UEFA dhe klubet e mëdha mendojnë se turneu aktual ka ende nevojë për përmirësim… sa i përket aspektit ekonomik.
Kështu, prej kohësh organizata e cila mbledh klubet europiane, ECA, si dhe UEFA, kanë bërë një projekt për të riformatuar turneun dhe tashmë duket se kanë një plan konkret të cilën ia kanë paraqitur disa prej drejtuesve të ligave europiane në ditët e kaluara.
Projekti i ri sheh ristrukturimin plotë të Kupave të Europës, duke filluar nga viti 2024, duke ndërtuar atë të famshmen Superligë, që do të zëvendësojë Ligën e Kampioneve, Europa League dhe turneun e tretë që ka ndër mend të krijojë UEFA në vitet e ardhshme.
Struktura e re pritet të fuqizojë edhe më shumë superfuqitë europiane dhe me siguri do të ndeshet në kundërshtinë e vendeve të vogla, pasi do të jetë e vështirë që tashmë në turneun elitë të kontinentit të shohim mrekulli si e Ajaksit apo edhe të klubeve të tjera të vogla të cilat herë pas here “thyejnë sistemin” e klubeve të mëdha dominuese.
Gazeta gjermane “BILD” ka zbuluar planet e reja për turnetë europiane që do të prezantohen zyrtarisht më 17 maj dhe formula ndryshon që nga emri. Nuk do të quhet më Liga e Kampioneve, por Liga 1, Liga 2, Liga 3.
Liga 1, do të jetë si Liga e Kampioneve aktuale, me 32 skuadra pjesëmarrëse. Për edicionin e parë, në vitin 2024, pjesëmarrësit do të mblidhen me një renditje historike të katërvjeçarit 2020-2024, duke marrë parasysh paraqitjen e tyre në turneun elitë.
Në vend të 8 grupeve me nga 4 skuadra, do të jenë tashmë 4 grupe me nga 8 skuadra. Kështu, faza në grupe do të rritet në 14 ndeshje e sigurisht do të garantojë më shumë të ardhura. Katër ekipet më të mira nga çdo grup do të kualifikohen në fazën tjetër me eliminim direkt, në 16 më të mirat. Kurse 16 skuadrat e mbetura do të luajnë për të mos rënë në Ligën 2.
24 skuadrat më të mira do të kenë të garantuar vendin në edicionin pasardhës pavarësisht renditjes në kampionatet përkatës, 4 skuadra do të ngjiten nga Liga 2 (ajo që më parë ishte Liga e Europës). Vetëm 4 skuadra mund të kualifikohen nëpërmjet tureve eliminatore sipas renditjeve në kampionate.
Kjo do të thotë që do të jetë thuajse e pamundur për klube nga vende të vogla që të bëhen pjesë e saj, me vende si Shqipëria që tashmë do të humbin praktikisht çdo shans konkret për të siguruar një vend në këtë turne madhor.
Liga 2 do të pësojë tkurrje, pasi nga 48 ekipe, do të kalohet në 32. Edhe turneu i parë do të jetë me klasifikimin katërvjeçar, por ndryshe nga elita, do të jenë grupe me nga 4 skuadra dhe jo me 8. Në të ardhmen, 20 klube do të mund të kualifikohen nga kampionatet përkatëse, 4 ekipe bien nga Liga 1 dhe 4 ngjiten nga Liga 3. Edhe këtu, 4 klube bëhen pjesë e aktivitetit nga pjesëmarrja në kualifikuese.
Liga 3 do të jetë risia edhe pse të gjithë e cilësojë si “liga e të varfërve”, që UEFA ka ndërtuar për t’u bërë qejfin vendeve të vogla. Ajo do të përfshijë 64 skuadra të cilat do të ndahen në 4 grupe rajonale, secila me nga 4 grupe nga 4 skuadra. Pjesëmarrësit riformatohen çdo sezon, në varësi të renditjes në kampionatet përkatëse. Katër ekipet gjysmëfinaliste, ata që triumfojnë nga secili rajon, do të ngjiten në Ligën 2.
Plani i ri pritet të përballet me shumë kundërshti, pasi duket qartësisht se ky turne i garanton pjesëmarrjen thuajse ekskluzivisht ekipeve të mëdha në elitë dhe e bën të pamundur për të vegjlit që të jenë protagonistë e të fitojnë financiarisht milionat që garanton ky turne.
Për më tepër, ideja për të kthyer Ligën 3 në një përballje rajonale, mund të krijojë probleme të vazhdueshme, sidomos në zonën e Ballkanit ku përplasjet mes skuadrave të vendeve të ndryshme kanë sjellë shpesh tensione.
Për ekipet shqiptare, shansi për të marrë pjesë në Ligën 2 do të ishte minimal, ndërsa në Ligën 3, me siguri do ta shihnin veten duke u ndeshur vazhdimisht me ekipet greke, serbe, turke e kroate, pa shijuar emocionet e ndeshjeve ndaj skuadrave më të forta të vendeve të tjera. (Vipsport)
Nje lemsh i madh do jete dhe gradualisht fitimet ne vend qe te shtohen do bien…ne jo me shume se tre vjet.
Nuk shikohet dot barcelone -real cdo tre jave
Nuk shikohet dot munchester- liverpul cdo dy jave
Behet bajat cdo gje dhe teleshikimi do bier ne mase…po ashtu dhe vajtja ne stadjum do bjeri akoma me shume.
Kur dolen platformat digjitale ne europe,u tha e stertha se skuadrat nuk do kene me nevojen e sportdashesve ne stadjum sepse do marrin shume lek nga platformat dhe keshtu qe do mbulonin shume harxhe….nuk kaluan pese vjet dhe klubet filluan dhe kuptuan qe biletat ngelen frrymarrja kryesore per ta…si gjithenje perjashtim ben shqiperia
Budallalleqet e ekonomise tregut do e çojne njeriun mbrapa kafsheve. Tani per tani krimineli nuk pushkatohet, femra eshte bere bordello, i forti shtyp te dobetin, lirine e kane kthyer ne çthurje, demokracine po e pagezojne me neofashizmin dhe ata qe jane ne krye sundojne te gjithe poshte. Ma merr mendja qe ai i dobeti do duroje sa do duroje dhe nuk do ti dhimbset me edhe jeta, keshtu qe do kerkoje jeten e atyre qe e shtypin sepse kane vendosur dhe nje norme baballaret e demokracise: je i liri te bertasesh dhe lehesh sa te duash, por nuk prek dot asgje nga ato qe cenojne mua. Dhe thone: diktatura komuniste ben luften e klasave! Pika; ka lufte me te madhe deri ne çfarosje?!
Pse, kush i ndalon ekipet shqiptare të kalojnë nga liga 3 në atë 2? Dhe pas kësaj në ligën 1? Vetëm tre vjet duhen për ta parë vehten në elitën e futbollit. Apo ju të Tema-s doni që ekipet tona t’na i çojnë direkt në ligën 1, ashtu si Basha, i cili do që ta çojnë direkt në karrigen e ktyeministrit, por pa zgjedhje, vetëm pse ka shpallur vehten burrë i mirë?
O Peco o RROT CARI, shko mor derdimen merru me domino ate bej! DEBIL!
Plako, ik perditesohu para se te besh shkrime.
UEFA e futi ne sirtar projektin per Superligen te pakten per nja 5 vjet.
Paralajmerimi qe erdhi nga pjesa jashte-Superliges eshte qe po luan me zjarrin dhe nese vazhdon ne kete drejtim mund edhe ta prishim UEFA-n fare dhe te bejme nje institucion tjeter.
UEFA eshte nje OJQ vullnetare. Po u bene bashke votat e te vegjelve nuk arrijne asgje, por po u bashkuan me to te mesmit dhe 2-3 te medhenj e cojne per lesh.