Derbi, Partizani me tifozë specialë nga Kosova, “Tirona Fanatics” konfirmon mungesën!

10 Maj 2019, 12:38Sport TEMA

Te dielen kryeqyteti do te ndizet nga derbi mes Partizanit dhe Tiranes, nje sfide qe ka nje rendesi te veçante per te dyja klubet.

Partizani me nje fitore siguron matematikisht titullin kampion dhe kjo ka bere qe interesi i tifozave te jete i jashtezakonshem.

“Selman Stermasi” pritet te jete i mbushur plot, nderkohe qe te pranishem per te mbeshetetur te kuqte do te jene dhe nje numer i madh tifozesh special nga Kosova.

Klubi i Partizanit ka vendosur ne dispozicion disa autbobuze dhe biletat per tifozat kosovar qe do te jene te pranishem ne derbi.

Nderkohe, qe per Partizanin mbeshetetja eshte shume e madhe, tek Tirana tifo-grupi “Tirona Fanatics” ka vendosur qe te bojkojte serish skuadren.

Shkaku kryesor eshte ndarja e tribunave qe e kalon tifogrupin bardheblu ne sektorin e miqve dhe vete ata, nuk e pranojnë faktin qe te konsiderohen si miq në tribunën e tyre.

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana luhet diten e diele ne oren 16:30. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje