Messi dhe Argjentina, një binom që vazhdon të krijojë debat. Diferenca mes performancës së “Pleshtit” te Barcelona dhe asaj te përfaqësuesja është gjithmonë jë peshë e stërmadhe për Lionel Messi.
Sulmuesi argjentinas ka marrë shpesh herë kritika të rënda për faktin që nuk arrin dot të jetë vendimtar në kombëtare, sikurse ia del me klubin.
Gjithmonë në krah dhe mbrojtje të numrit 10, trajneri i kombëtares së Argjentinës, këtë herë, ka theksuar një aspekt që shkon kundër “alienit”.
“Prezenca e Messit në fushë me Argjentinën mund të jetë tronditëse pë rata futbollistë të rinj”, deklaroi Scaloni në një intervistë të dhënë për “TNT Sports”.
Gjithsesi në vijim tekniku argjentinas preferoi të marrë anën e yllit të kombëtares dhe Barcelonës: “Është paradoks të flasësh për Messin në kombëtare. I kërkohet të japë pa fund, por në ndeshjet e luajtura me përfaqësuesen, rrallë herë mundet të mos ketë qenë në lartësinë e duhur”.
“Ajo që mund tu kërkojmë futbollistëve të kombëtares është që të bëjnë atë që realizojnë me klubet e tyre dhe të përfitojnë nga prezenca e Messit në fushë”, përfundoi Scaloni.
Ne Formacionin Me te Mire te te Gjitha koherave jane dhe 5 Futbolliste qe nuk e kane Fituar asnjehere Boterorin pavarsisht se kane shkuar apo jo ne Finale .
5 sosh jane :
Lew Yashin ( BRSS )
Paolo Maldini
Johan Cruiff
Alfredo Di Stefano
Lionel MESSI
Pavarsisht Debaklit qe peson MESSI ne Ch League dhe duke patur parasysh se eshte lojtar i pakonkurueshem jo sivjet , qe ka Statistika te pa arritshme nga askush , stabile , te njetrajtshme ne te Tre Kompeticionet por dhe per te gjithe kohen qe luan futboll , edhe me tutje Ai ngelet GJENIU Unik i Futbollit .
E ritheksoj :
Rruga e tij deri tek Goli eshte E jashte jashte jashte zakonshme dhe e pa pare deri me sot , ndersa Golat e tij jane Antologjik .
Barcelona qe prej 2012 vuan per TRAJNER .
Mbas ikjes se Guardioles ne Barcelone erdhen trajnere jo vetem Jo autoritare por dhe te pa afte teknikisht qe ti pergjigjeshin nivelit edhe te lojtarit me te dobet te Barcelones , qe nga Vilanova , Martino , Enrique dhe Valverde , qe te gjithe trajnere per te shpetuar ekipet qe te mos bjene nga Ligat dhe per ti mbajtur ato nen mesin e tabeles .
Sić duken bathet Barcelona po kerkon te mare prape Trajnere Anonim dhe qe luajne Cic-Mic , kur po shikojme se ne 5-6 vitet e fundit Futbolli dhe Basketbolli jane Kthyer thjesht ne RUGBY .
Nga ana tjeter Referat jane udhezuar qe te lejojne 80 % elemente te Rugby-se ne loje .
Kush eshte zgjidhja sipas meje si per Barcelonen por dhe per Albiçelesten .
Ndryshimi i Sistemit te lojes me shume pasime , loje me pasime te gjata , me kunderatak si dhe loje nga krahet .
Eleminimi i lojtareve te shkurter ne mbrojtje si nga krahet ashtu dhe nga qendra .
Me ke do te luaje Messi ne kombetare ?
Me te tredhurin e radhes te Wanda Mares , Ikardin , me Higuainin qe meret me floket dhe mjekren , me Mistrecin Dybala apo me rezervat e pesta apo te gjashta te ekipeve te Premier Leagues ne mesfushe dhe ne mbrojtje .
Apo me trajneret anonime .
E njejta vlen dhe per Ronaldon me Portugaline , qe pavarsisht se ka ne Kombetare nje trajner Inteligjent eshte larg te qenit i njejti siç me Klubin .
Ata qe e kritikojne Messin jane vetem Tifozet e Bardhoshkave ( te cileve Messi u del ne Enderr dhe u ka nxire jeten ) por dhe te Zebrave .
Futbolli eshte sikurse Fizharmonika qe duhet ti kete te gjithe tastierat ne vend .
Une Argjentinen e shikoj perseri te deshtuar ne Copa America dhe prape do ti hidhet faji Messit .
A nuk i çoi ky Messi Albiçelestet ne 3 Finale rresht , 2014; 2015 dhe 2016 .
A nuk e çoi ky Messi Argjentinen ne Rusi i vetem me 3 golat qe shenoi ne ndeshjen e fundit si Mysafir ?
Do shohim se si do rjedhin ujrat .