Media botërore e tronditur nga eliminimi i Ajax

9 Maj 2019, 14:20Sport TEMA

Mediet e huaja u tronditën nga eleminimi i Ajax nga Champions League.

Në sekondën e fundit të ndeshjes Ajax-Tottenham, sulmuesi Lucas Moura shënoi golin e tij të tretë në ndeshje në stadiumin ”Johan Cruijff ArenA” (2-3).

Ky rezultoi të ishte fundi i Ajax Amsterdam.

Sigurisht që në Angli fjalët janë të pakta për rikthimin e Tottenhamit.

”Të gjithëve u vjen keq për Ajaxin. Aventura në Europë mbaron me pikëllim”, shkruan BBC.

”Nuk ka pasur kurrë një heshtje të tillë si ajo e ‘Johan Cruijff ArenaA’ mbrëmjen e kaluar, pesë minuta e 15 sekonda në kohën shtesë”, shton BBC.

”Nëse nuk do ta dije, do të thoshe që këto ishin ndeshje gjatë fazave eleminatore Champions League. Ose se këto gjysmëfinale ishin shkruar nga një grup shkrimtarësh si ‘Game of Thrones”, shkruan ”Daily Mail”.

”Por, e gjitha kjo nuk ishte e sajuar. Një kthim nga vdekja, një goditje me këmbë kur gjithçka dukej e humbur”, shton gazeta.

Verë e kuqe

”The Guardian” shfaq foto të lojtarëve të Ajaxit që vuajnë në fushë. Sipas gazetës, futbolli është mizor. Çdo fansi të Tottenham-it në stadium, do t’i jetë dukur sikur gjaku në venat e tij është kthyer në verë flakë të kuqe.

Tek ”Mirror”, njerëzit kryesisht bëjnë lojëra me fjalët. Moura ishte super heroi i Tottenhamit. Emri i tij përdoret në vend të fjalës ”more” (më tepër) në titullin: ”One Moura Miracle”.

I pavdekshëm

”The Sun” hapet me Moura-n. ”Ku e do statujën, Lucas?”, por shpejt i kthehet zisë për lojtarët e Ajaxit.

”Lojtarët e Ajaxit ranë në tokë. Askush nuk mund t’i ngrinte më nga ‘Johan Cruijff ArenA’. Ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme për Tottenhamin, që bëri kthimin më të paparashikuar. Falë Lucas, i cili bëri tre gola në gjysmën e dytë. Ai e bëri veten e tij të pavdekshëm”, shkruan ”The Sun”.

Për gazetën belge ”Het Nieuwsbland” ështe e pabesueshme.

“Moura kalon Tottenhamin në finale dhe lë Amsterdamin të shokuar”.

Gjithashtu tek ”Het Laatste Nieuws” flitet për kthimin e mrekullueshëm të Tottenham-it.

Përralla e Ajax mbaron në minutën e 96-të.

”Bild” shkruan për mrekullinë e radhës në gjysmëfinale (pas Liverpool-Barcelona): ”Drama e kohës shtesë: Lotë tek Ajax”.

Në gazetën italiane ”La Gazzetta dello Sport” flitet për një ‘finale të papritur për atë midis Liverpool dhe Tottenham’. Megjithatë , Ajaxi vlerësohet shumë. Vetëm skuadra londineze do të shkojnë në Madrid, por ky ishte një spektakël për të gjithë tifozët e futbollit.

Francezja ”L’Equipe” krahason ndeshjen e Ajax kundër Tottenhamit me atë të një dite më parë, mes Liverpoolit dhe Barcelonës. Është e sigurt: kthimet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve janë krejtësisht të çmendura. Holandezët treguan ndjenjën e kolektivit: sapo kishte një mosbalancim, një lojtar vinte në mbështetje.

”El País” në Spanjë flet për ”përmbysjen e pabesueshme të Tottenhamit”.

Ndërhyrja e Zotit

”Marca” tha se ”dëshmoi mrekullinë e fundit të këtij sezoni të mrekullueshëm të Champions League”.

”Ne folëm për një Ajax me të cilin u dashuruam. Ne e pamë tashmë Ajaxin në finale në Madrid. Ajaxi bëri tre gola dhe ishte akoma 45 minuta larg finales. Por, kishte një problem dhe ky ishte Tottenhami i  Pochettinos, që nuk kishte ardhur në Amsterdam për të lavdëruar dhe adhuruar skuadrën e mirë dhe të bukur të Ten Hag”./ (Marrë nga gazeta holandeze ”De Telegraaf”- ata)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje