Përmbysjet e paharruara në historinë e futbollit

9 Maj 2019, 10:40Sport TEMA

Pasi Liverpool eliminoi me një ndeshje të paharruar Barcelonën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, kjo solli kujtime të paharruara në historinë e përmbysjeve të rezultateve gjatë fazës eliminatore.

Liverpool, pavarësisht mungesës së dy futbollistëve më të rëndësishëm, egjiptianit Muhammed Salah dhe brazilianit Roberto Firmino, arriti të fitojë ndaj ekipit spanjoll Barcelona me rezultat prej 4-0, në ndeshjen e kthimit, ndërkohë që të parën e kishte humbur 0-3.

Klubi anglez nën drejtimin e gjermanit Jurgen Klopp edhe para 14 viteve ndeshjen kundër Milanit në finalen e UEFA Ligës së Kampionëve e kishte fituar me penallti, pasi arriti të barazojë në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërkohë që pjesën e parë e kishte humbur 0-3.

Liverpool për të nëntën herë në finale

Liverpool me nga dy gola të Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum fitoi me rezultat 4-0 ndeshjen me Barcelonën. Me këtë arritën që për herë të nëntë të kualifikohet për në finale.

Klubi anglez gjendet në vend të katërt bashkë me Juventusin pas Real Madridit me 16 finale, Milanit me 11 finale, dhe Bayern me 10 finale të luajtura.

Liverpool gjithashtu u bë klubi i dytë anglez pas Manchester United, që arriti  të kualifikohet dy herë radhazi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Barcelona humbi kundër Romës dhe fiton ndaj PSG-së

Një ndër rikthimet e paharruara në historinë e futbollit evropian ishte edhe ndeshja mes Romës dhe Barcelonës.

Barcelona në ndeshjen e vitit të kaluar kishte fituar me një rezultat prej 4-1 kundër Romës, ndërsa në ndeshjen kthyese duke humbur me 3-0 i kishte thënë lamtumirë turneut në çerekfinale.

Një ndeshje tjetër e Barcelonës ishte skenë e rikthimit të paharrueshëm. Në sezonin e 2016-2017, klubi spanjoll pësoi një humbje bindëse prej 4-0 kundër PSG-së. Ndërkohë në ndeshjen kthyese në Camp Nou, Barcelona në minutën e 88-të kishte hyrë me rezultat 3-1.

Barcelona brenda 7 minutave duke shënuar 3 gola, arriti ta fitoj përballë kundërshtarit me rezultat prej 6-1, duke shënuar një ndër rikthimet më të mëdha të historisë në futbollin europian.

Rikthimi më i vjetër nga Leixoes

Përfaqësuesi portugez Leixoes, në sezonin 1961-1962 në raundin e parë të Kupës së Fituesve të Kupave shënoi një rikthim historik.

Në përballjen kundër klubit zviceran La Chaux-de-Fonds, klubi portugez humbi 6-2, ndërsa në ndeshjen në stadiumin vendas, Leixoies arriti një fitore të qartë me rezultat prej 5-0.

Real Madridi dy herë

Një tjetër klub spanjoll që arriti rikthim historik ishte Real Madrid.

Në sezonin 1975-1976, Real Madrid në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës së Kampionëve humbi me një rezultat prej 4-1 ndaj klubit anglez Derby County.

Ndeshja në Santiago Bernabeu ishte skenë e përsëritur si ajo në stadiumin Derby, 4-1, ndërsa  ndeshja vazhdoi në kohë shtesë ku klubi madrilen fitoi me golin e Santillan.

Real Madrid edhe në UEFA Kupën arriti një rikthim historik.

Në sezonin 1985-1986 kishte humbur ndaj përfaqësuesit gjerman Borussia Mönchengladbach jashtë terrenit vendas me rezultat prej 5-1. Ndeshja kthyese përfundoi në favor të Real Madridit, 4-0.

Ndër rikthimet tjera historike, janë edhe ndeshjet e Partizanit nga periudha e ish-Jugosllavisë me Queens Park Rangers, Galatasaray dhe Neuchatel Xamax si dhe Deportivo La Coruna dhe Milan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje