Edhe pse u duk sikur çështja e kualifikimit do të ishte thejsht një formalitet për Ajaksit, sfida e kthimit rezultoi dramatike dhe hidhëruese për skuadrën holandeze.
Pas fitores 0-1 në takimin e parë në transfertë për Ajaksin, ndeshja e sotme u mbyll me rezultatin e çmendur 2-3 në favor të Tottenhamit në një 90 minutësh që rezultoi mjaft spektakolar dhe emocionues, pasi që të dyja skuadrat bën një sfidë të hapur.
Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola që në pjesën e parë me anë të De Ligt dhe Zijeh, duke krijuar përshtypjen se kishin futur në kasafortë kualifikimin për në finalen e madhe.
Por, në pjesën e dytë Tottenhemi bëri që Ajaksi të vuajë deri në “frymën e fundit” pasi barazoi në harkun e tre minutave rezultatin me anë të brazilianit Lucas Moura që realizoi një dopitetë.
Ky barazim shtoi ankthin tek lojtarët dhe tifozat vendas të cilët e humbën përqëndrimin duke bërë shumë gabime në mbrojtje.
Minutat në vazhdim folën totalisht për skuadrën e Tottenhamit që humbën një numër të madh rastesh për të kaluar në epërsi, por goli i fitores së madhe erdhi në sekondën e fundit nga i njëjti autor Lucas Moura që ishte heroi i Tottenhamit,
Një kualifikim mes drithërimash, por gjithsesi plotësisht i merituar për Tottenhamit që deri më tani ka bërë një edicion të shkëlqyer për të shkuar deri në finalen e madhe të Madridit ku do të përballet me datë 1 qershor kundër Liverpulit.
Më poshtë të gjithë golat e takimit. (TemA)
Goli i parë i shënuar nga De Ligt
Goli i dytë i shënuar nga Zijeh
Goli i tretë i shënuar nga Lucas Moura
Goli i katërt i shënuar nga Lucas Moura
Goli i peste i Lucas Moura