Totenhemi arriti mbrëmjen e djeshme një përmbysje në limitet e çmendurisë. Londinezët po humbisnin në pjesën e parë me rezultatin 2-0, por në pjesën e dytë ndryshuan si me magji. 2 golat e shpejtë të Lukas futën në panik Ajaksin, i cili më pas iu dorëzua vrullit të anglezëve dhe në ekstremin e minutave shtesë shënuan golin e kualifikimit për në finale, sërish me Lukas Moura.
Festa ishte e gjitha legjitime, ndërsa trajneri Poçetino nuk mund të përmbante lotët. Megjithatë, festimet në fushë u zhvendosën në dhomat e zhveshjes aty ku u krijua një rrëmujë e madhe nga futollistët e ‘Spurs’.
Emocione tipike nga ato që dhurohen në Chamipions, ndërsa për londinezët kjo është hera e parë që mbërrijnë në finalet e kompeticionit madhor. Tashmë, festa duhet t’i lejë vendin përgatitjeve pasi finalja do të jetë e gjitha angleze dhe ndaj një kundërshtari si Liverpul kërkohet maksimumi.