Mrekullitë e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve

9 Maj 2019, 11:46Sport TEMA

Nga momenti kur Marcus Rashfordi e mori përgjegjësinë për ta gjuajtur penalltinë në pesë minutat e fundit të ndeshjes kundër Paris Saint-Germainit për ta dërguar Manchester Unitedin në çerekfinale e te skenat dramatike të mbrëmshme në Johan Cruyff Arena, ku Lucas Moura shënoi het-trik për ta dërguar Tottenhamin në finale.

Rrugëtimi drejt finales që do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”, disa nga momentet më të mira kanë qenë:

Rrugëtimi i Ajaxit në këtë sezon të Ligës së Kampionëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Përkundër që futbolli në Evropë është i zhytur në transferime shumë të shtrenjta dhe paga të larta, klubi holandez e arriti gjysmëfinalen me lojtarë të rinj dhe të lirë.

Skuadra e Erik ten Hag e mposhti edhe Juventusin, edhe Real Madridin, në rrugëtimin e tyre prej katërshes së fundit të Ligës së Kampionëve, mirëpo mbrëmë ata u eliminuan nga Tottenhami në një tjetër natë magjike në Evropë.

Edhe vetë dy finalistët e këtij sezoni, Tottenhami dhe Liverpooli, kanë qenë të përfshirë në momente tejet dramatike. Tottenhami fillimisht mori pjesë në fitoren tronditëse kundër Manchester Cityt në çerekfinale, pastaj e mposhti Ajaxin në mënyrë po aq dramatike.

Ndërsa, të martën, Liverpooli u bëri mrekullinë kundër Barcelonës, duke e kthyer disfatën 3:0 nga ndeshja e parë në fitore me rezultat 4:0 në ndeshjen kthyese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje