“Revolucioni Barcelona”. Shtypi spanjoll, vetëm dy ditë pas eliminimit të turpshëm nga Liverpooli në Champions, ngre shumë pikëpyetje për të ardhmen e Barcelonës.
Për atë që do të ndodhë e trajnerin Valverde (do të qëndrojë ose jo në krye të katalanëve) dhe për merkaton që duhet bërë.
Mosha mestare e “blaugranave” është relativisht e lartë, për këtë arsye mga “Marca”, “El Mundo Deportivo”, për të kaluar tek “AS” dhe “Sport” kanë nisur të listojmë emrat e atyre që duhet të qëndrojnë apo të atyre që duhet ta mbyllin eksperiencën në “Camp Nou”.
Është tashmë zyrtare firma me Frankie De Jong të Ajaxit, me të cilin mund të udhëtojë drejt Katalunjës edhe Matthijs de Ligt për të përforcuar mbrojtjen.
Ëndrra mbetet Antoine Griezmann i Atleticos së Madridit, klauzola e të cilit pas 1 korrikut zbret nga 200 në 120 milionë euro. Një çmim ky i përballueshëm për një klub si Barcelona, që një shifra të frikshme ka shpenzuar për të marrë Coutinhon dhe Dembelenë, por që nuk dhanë atë që pritej në këtë sezon.
Interesant fakti që në një sondazh të Marca-s mësohet se janë plot 9 lojtarë të organikës aktuale të Barcelonës, për të cilët shumica e tifozëve mendojnë se duhet të largohen në verë.
Per mua, Piké ne mbrojtje eshte pike e dobet e Barcelones, pavaresisht se ai eshte dhe rezultativ ne sulm. Ben gafa dhe nuk ka levizjen e domosdoshme po i iku sulmuesi kundershtar
Barces i nevojitet nje qendermbrojtes, nje mesfushor e nje sulmues dhe pak force.
Redaksise Sportive te Temes :
Ju lutem , si nder shume te paktit Shtyp dhe Portale serioze , mos me çensuroni dhe limitoni kur une shpreh opinionet e mia .
Ju falenderoj ne advance .
Barcelona eshte i Katerti sezon me radhe qe Eleminohet me turp nga Ch-L , ku ne 2916 e eleminonte At .Madridi me 1-1 dhe 1-2 ne mos gabohem ku ne tre edicionet 2017 , 0:3 dhe 0:0 nga Juvja ; 2018 4-1 dhe 0-3 nga Roma dhe 2019 3-0 dhe 0-4 nga Liverpooli .
Emruesi i perbashket i te gjithe ketyre eleminimeve eshte “ZHDUKJA” e MESSIT .
Ne se MESSI ka qene deçiziv ne Camp. Now dhe nuk ka shkelqyer jashte faji per mua qendron tek :
A- Presioni i publikut kur Messi luan jashte
B-Si Enrique ne edicionet 2016 , 2017 dhe Valverde nuk kane ditur ta ruajne avantazhin duke mos dhene Zgjidhje taktike
C-Euforia e teperuar e Mbrojtjes dhe Inefiçienca e Mesfushes .
Lidhur me ate se si e shikoj une problemin tek Barcelona kam keto mendime .
Duke u nisur nga deshtimet i pari qe duhet hequr eshte Valverde, pastaj radha per mua eshte e gjate .
Te 2 Mbrojtsit ansore Sergio Roberto dhe Jordi Alba duhet te largohen sa me shpejt .
Coutinho sa me pare per 2 arsye
E para , ai nuk eshte pershtatur me skemat e Barcelones edhe pse ka qene shume here violine e pare .
E dyta nuk do te luaje dje do tu bashkohet Neymarit me shoke .
Dembele , duhet te largohet gjithashtu sepse demtohet shpesh dhe nuk ndihmon kur ekipi ka me se shumti nevoje .
Rakitiç gjithashtu duhet te largohet sepse nuk ka me kapacitet fizik .
Ardhja e 2 Hollandezeve me trup te imet ne mbrojtje per mua nuk e zgjidh por e agravon me shume ate mu per faktin se Sot Futbolli eshte teper Fizik dhe Arsyeja kryesore pse Triumfoi Liverpooli me Barcelonen dhe Totenhami me Ajaxin ishte Superioriteti fizik i 2 ekipeve Angleze .
Barcelones imediatalisht i duhen 2 Mbrojtsa Ansore mbi 185 te gjate dhe 23 vjeçare minimimi .
I duhen dhe 2 Mesfushore te fuqishem si dhe nje Sulmues kembengules qe te jete Ansor i majte .
Keshtu mendoj une .
Deshira ju lutem mendimin tend transmetoja FC Barcelones, jam I sigurt qe do ju meret ne konsiderate.
Ok Astiri por nuk u di mail-in .
Mund te me ndihmosh ti ?
Për të qeshur.
Ata që duhet të largohen nuk luajnë asnjëherë.
Po ndeshjen me Liverpool e humbën ata që doni ti mbani!
Barcelona u mund nga Liverpooli sepse nuk lujati per topin e pare, por luajti ne mbrojtje. Ky ishte gabimi i Valverdes.
Se dyti Barcas nuk i luajti mire Busquet dhe Rakitic Cutinjo.
Se treti disa nga lojtaret e Liverpullit kane perdorur Doping