Nga Arsen Hoxha, Ish arbitër i FIFA-s
Objekt i ksaj mini analize per gjykimet e arbitrave ne javen 32 te ndeshjeve te Kategorise Superiore, eshte bere fakti se dy shkelje identike jane interpretuar ne forma te ndryshme nga mendimdhenesit, duke influencuar keshtu negativisht per te arritur ne standartin e duhur.
Arbitri ne fushe mund te gaboje, por kure rastet analizohen neper tavolina, duhet te perdorim te njejtin kandar, qe edhe standartet qe perpiqemi te krijojme te jene sa me profesionale.
Ne ndeshjen Laçi- Kastrioti mungon nje 11 metersh ne favor te Laçit. Sulmuesi laçian e kalon topin ne krah te djathte. Mbrojtesi krutan ne vend qe te vrapoje ne drejtim te topit per ta zotruar ate, fillimisht zgjat ne lartesine e gjoksit te lojtarit sulmues krahun e djathte ( foto 2 ).
Me vone vendos brylin ne lartesine e kokes se tij (foto 3 ) dhe me force duke e ngritur ate me larte ( foto 4), e rezon ne toke lojtarin sulmues nr.13 laçian. Kemi te bejme me nje 11 metersh fare te paster.
Por per rastesi edhe rasti i pa ndeshkuar me 11 metersh ne ndeshjen Tirana Skenderbeu eshte nje kopje orgjinale e rastit qe folem me siper.
Fillimisht lojtari sulmues tiranas nis topin perpara ne drejtim te portes kundershtare. Mbrojtesi korçar me nr. 20, fillimisht zgjat krahun e majte per te penguar levizjen e lojtarit sulmues ( foto 5 dhe 6 ).
Ne foton 7 te krijohet pershtypja se po zhvillohet nje lufte trup me trup, por kete pozicion favorizues mbrojtesi korçar e krijoje nga pengimi qe i beri me krahun e majte sulmuesit per te avancuar drejte portes. Ne foton 7 dhe 8 , ai perseri e perdor doren e hapur per te penguar sulmuesin .
Ne foton 9 , 10 dhe 11, si pasoje e shtyrjes mbrojtesi realizon rrezimin ne toke te lojtarit sulmues. Eshte 11 metersh.
Pa dyshim, shkakun kryesor te mos dhenies se ketij 11 metershi te paster dhe mjafte te rendesishem per pozicionin ne tabelen e klasifikimit te ekipeve qe ndeshen, nuk eshte qellimi, por pozicioni aspak i pershtatshem qe arbitri ndodhet nga aksioni.
Ai eshte shume larg dhe duke qene pothuaj ne vije te drejte me dy lojtaret qe luftojne me njeri tjetrin, ai e ka te pa mundur te kontrolloje vepimet e mbrojtesit , te kryera me doren e majte te tij ( foto 12)
Raste te qendrimit ne pozicione te gabuara dhe sidomos larg aksioneve qe ndodhin brenda 16 metershit, kemi pare edhe here te tjera gjate kampionatit.
Pergatitja fizike dhe intuita per te qene ne vendin e duhur, jane dy nga kerkesat me te domosdoshme qe arbitrat te jene te sukseseshem ne ndeshjet e besuara.
Arseni si arbiter u ka sherbyer me perulesi skuadrave te kryeqytetit ne deme te skuadrave te rretheve .
KY ka qon I fiksum me dinamon, tifoz I thek