Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se personat që kryen akte dhune ditën e djeshme gjatë protestës së opozitës do të marrin përgjigjen e duhur.
Në një deklaratë për median Lleshaj tha se me protesta të dhunshme opozita nuk do të bllokojë dot reformën në drejtësi dhe hapjen negociatave.
Deklarata e ministrit
Mirëdita,
ashtu siç ishte planifikuar dhe njoftuar nga vetë organizatorët, Tirana përjetoi mbrëmë një mori sulmesh të koordinuara kundër institucioneve kushtetuese dhe Policisë së Shtetit.
Për orë të tëra, Kryeministria, Kryesia dhe Kuvendi i Shqipërisë si dhe forcat e Policisë së Shtetit të ngarkuara me ruajtjen e tyre, u vunë nën goditjet e organizuara të grupeve të militantëve, të cilët përdorën masivisht bomba molotov, kapsolla dhe mjete të tjera të ndaluara piroteknike.
Gjatë përpjekjeve për të djegur institucionet, flakët dhe goditjet, rrezikuan seriozisht jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit, por edhe atë të pjesëmarrësve në protesta.
Me dhjetëra punonjës policie përfunduan në spital për shkak të plagëve të marra.
Verbëria e sulmeve nuk kurseu as qytetarë të tjerë, të pa përfshirë në ngjarje.
Sulmet e djeshme u përballuan falë përkushtimit, durimit heroik, qetësisë dhe profesionalizmit të panjohur më parë të Policisë së Shtetit.
Ata burra e gra, djem e vajza që u vunë dje në shënjestër të sulmeve të egra meritojnë vlerësimin, respektin dhe mirënjohjen e çdo shqiptari.
Për orë të tëra, ata përballuan me qindra bomba molotov, me mijëra mjete të tjera të ndaluara piroteknike, mjete tymuese, gurë e sende të tjera të forta.
Do të kishte qenë në nderin e atij grupimi, që pretendon se është politik, madje edhe demokratik apo europian, që ta ndalte dorën e dhunës ndaj djemve dhe vajzave të këtij vendi, të cilët thjesht kryejnë me përkushtim dhe sakrificë një detyrim ligjor.
Sigurisht, që do të kishte qenë mirë, që edhe ata punonjës policie, që u angazhuan në ndalimin e njërit për organizatorëve të sulmeve, të kishin bërë ndryshe diçka. Mirë do të ishte që, siç duruan në mënyrë stoike për orë të tëra nën zjarr, të kishin menaxhuar ndryshe edhe pak sekonda, vetëm pak sekonda, gjatë ndalimit të personit në fjalë, ndonëse në kushtet e kundërshtimit. Por episodi i pak sekondave nuk mund të mbulojë apo justifikojë histerinë e zjarrit real, por edhe verbal që u derdh mbi institucionet dhe mbi vetë Policinë.
E konsideroj me rëndësi t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, opinionit publik, medias dhe gjithë shoqërisë, për reflektim të thellë ndaj përpjekjeve për destabilizim dhe për distancim të qartë nga dhuna kundër institucioneve kushtetuese, rendit kushtetues dhe forcave të rendit.
Fakti që ideatorët, planëzuesit, organizuesit dhe drejtuesit e sulmeve janë të njëjtët persona apo grupime, që kanë prodhuar për këtë vend tragjedi të rënda si 1997-ta, 1998-ta, apo 2011-ta meriton vëmendje të thellë publike.
Drejtuesit e djeshëm të sulmeve me molotov, drejtonin sulmet me armë zjarri kundër protestuesve në të njëjtin vend, në vitin 2011.
Ata që mbronin apo justifikonin me qetësi deri kriminale vrasjen e 4 protestuesve, plagosjen me armë zjarri të dhjetëra të tjerëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve nga dhuna fizike e Policisë në 2011-ën, i sot lejojnë vetes të drejtën që sot të japin leksione sjelljeje apo demokracie.
Distancimi nga dhuna, nga ideatorët apo ekzekutuesit e saj është shërbimi më i mirë që ne i bëjmë të ardhmes së vendit tonë.
Ashtu si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, Qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme mbështesin plotësisht Policinë e Shtetit në plotësimin e misionit të saj, për ruajtjen e rendit publik dhe atij kushtetues.
Si Ministër i Brendshëm, shpreh besimin e plotë se organet kompetente ligjore do të marrin masat e duhura për të vënë përpara përgjegjësisë të gjitha ata që planëzuan, organizuan dhe drejtuan sulmet kundër institucioneve dhe Policisë së Shtetit.
Tentativat e rrezikshme për të minuar finalizimin e reformës në drejtësi dhe procesin e hapjes së negociatave drejt anëtarësimit për në BE nuk do të kenë asnjë mundësi realizmi.
Përballë këtyre përpjekjeve të dështuara janë qytetarët e vendit, janë organet ligj zbatuese, janë partnerët e vërtetë të Shqipërisë është vetë e ardhmja jonë. Faleminderit!
Macat e zeza të PD-së po bëjnë turbullira. (sjellin fatkeqësi)
Sander, ja bene shume mire Dollapit, nuk ke perse kerkon me teper nga policia! Ishte perfete dhe teper e duruar!
O lesh ministri, policia ka te drejte te vetmbrohet ose mos i nxirr fare para turmave ose te pakten jepu leje te mbrojne vehten
Sander, mos bej autokritik per Sahit Dollapin po Inkurajo njerezit qe sakrifikojne per kryerjen e detyres. Policise ka qene teper korrekte dhe ka duruar shume. Cfare donte ai qen ne Oren 22 00, kur protesta duhej te ishte mbyllur. Njerezit e udhehequr nga Sahit Dollapi shkaterruan pronen, goditen policine, prishen qetsine publike, bene lufte kunder policise. Mos u be me katolik se Papa!
Forca vajzat dhe djemte e policise se shtetit.Populli eshte me ju.Sherbetoreve te sllavo-ruseve -serbo-grek po u vjen fundi.SPAK-u po ngrihet dhe do ti coje ne banken e te akuzuarit dhe damka e turpit do ti vulose.
Respekt maksimal per policine! Vendosen nje standaart te ri te mbrojtjes se shtetit ( pervec presidences se nderuar, por qe kryesohet nga koka tjeter KryeMetahajdut!) tashme nje person i degjeneruar ne prehrin e erret rus.
Rspekt, kurajo dhe forcim i policise! Med ngritjen e SPAK, policia ka mision!
Flm, Gjeneral! Na jep shprese cdo dite!
Mjaft, zoti Lleshaj!
Keni perseritur vazhdimisht, pas cdo vandalizmi dhe dhune te bandave paramilitare te drejtuara direkt nga shtabi politik PD-LSI, se do marrin pergjigjen e merituar, dhe jo vetem nuk kane marre asnje pergjigje, pa lere te jete “pergjigje e emeritus”, per perkundrazi, keta bandite nen thirrjen dhe prezencen e lidereve te tyre, kane pershkallezuar terrorin mbi shtetin dhe publikun, kane pershkallezuar dhunen, djegjen, shkaterrimin e institucioneve, bllokimin e akseve rrugore dhe te gjithe jeten se vendit.
Jo vetem kaq, por ne menyre skandaloze dhe te paprecedente, e gjitha kjo eshte shoqeruar me nje vale terrorri dhe dhune verbale, me kercenime publike ne prani te gazetareve, kamerave, mediave dhe forcave te rendit, per rrezim te qeverise me dhune, me terheqje zvarre, me litare etjere.
Por jo vetem kaq, publikisht dhe nen kamerat e mediave, jane fyer e kercenuar, jane goditur dhe poshteruar forcat e rendit, police dhe oficere police, deri edhe brenda komisariateve e drejtorive te policies.
Dhe cila ka qene pergjigja juaj e merituar zoti Lleshaj?
Vetem disa arrestime mizerabel, qe jane liruar disa ore apo disa dite me pas, pa asnje pasoje per ta, per tu gjendur reaches tjeter ne vandalizmin e ri.
Nese ke urdher te qendrosh politikisht korrekt qe te mos rrezikohet karrikja e kryeministrine, nderi i ushtarakut ta do te dorezosh detyren.
Nese te mungon nderi i ushtarakut dhe perseri qendrosh ne detyre, te pakten vendos vijen e kuqe, mbro dinjitetin e uniformes se forcave te rendit: Kush ushtrojne existence, ofendon, poshteron, qellon me dore apo objekt policin, te masakrohet ne cast ne vend, te terhiqte zvarre dhe te shoqerohet ne komisariat dhe kush vjen dhe rrethon komisariatin per presion per te liruar banditin, te pesoje te njejtit fat me te arrestuarin.
Boll i bete policy dhe oficeret e policise legena dhe mish per top per pushtetin.
Policia ka nje status dhe the detyre.
Respekto statusin e tyre, mbro dinjtetin e tyre. Vetem keshtu police mund te kryejne detyren e tyre dhe ti tenden.
Nese nuk e ben dot kete, jep doreheqjen.
Nese nuk ke dinjtetin te japesh doreheqjen, se paku mos bej dordolecin me kercenime e deklarata publike per gjoja “pergjigje te emeritus”
Boll tanime me: Beje prap, po ta mbajti!
Jemi ngopur dhe neveritur me dordolece te shtetit qe nuk mbajne dot poturet e tyre. O rrini ne pushtet sic rrihet, o ikni.
“Berrin qe nuk mban dot lekuren e vet, me mire e cafte ujku, thote populli.
Llesh Kimikati , profesionist i pashoqe , vuri STANDARTE te ri Europian me manaxhimin e primitive qe jetojne ne kontinet dhe na kane rene per pjese ne Shqiptareve