A vlen të digjet Shqipëria, që të rikthehet Saliu dhe LSI-ja?

13 Maj 2019, 21:55Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Pas 30 vitesh Berisha po e kall sërish Shqipërinë. Ka iluzion se do jetoj 120 vjeç dhe don të jetë edhe 30 vjet tjera në politik!

Padyshim që vetëm një komb si shqiptarët mund ti durojnë dhe shkojnë pas si dele gjysëm shekulli liderve politik!

Gjithsesi Berisha ka vendosur ti shpraz fishekët e fundit.

Sapo lexova që zyrtarisht kanë aplikuar 375.000 persona për llotarinë amerikane.

Ndërkohë një numër më i madh se ky po tentojnë kontrata punësimi apo punë të zezë në vendet e BE. Kurset private të gjuhës gjermane s’kanë më karrige bosh.

Natyrisht ëndrra shqiptare është shuar. Shqipëria është transformuar në një mega Astir. Papunësi, vjedhje, krim, trafik droge, mashtrime dhe kafenetë plot.

Bërdellot s’kanë nevojë të legalizohen se në ç’do lokal nate apo motel qindra femra punojnë më mirë ilegale sepse u shmangen tatimeve.

Mini protesta në çdo cep të vendit, me arsye apo pa arsye.

Nuk guxojnë 10 veta të shkojnë grup për të pirë birra sepse mbërin Lulzim Basha me kamera dhe ju merr “kauzën” duke e shitur në media si mosbindje civile.

Sigurisht që zhgënjimi masiv erdhi nga qeveria e Elisave që është mbushur me “koketa” dhe kanë hedhur në kosh premtimet e Rilindjes 2013.

Pasyahim që populli është zhgënjyer thellë me pushtetin e batutave të Edi Ramës, i cili jo vetëm nuk arrestoi hajnat e bllokut të LSI apo vrasësit e 21 Janarit, por madje i futi ata në bashkqeverisjen e 17 Majit.

Eksodi i 4-t i shqiptarve tashmë s’ka të ndalur. Shpresa për ndryshim ka vdekur bashkë me iluzionin e Shqipërisë Europiane.

Rama nuk Ra, as nga çadra e Lirisë dhe as nga mandatet e pabesisë.

Rama nuk u rrëzua as në 16 shkurt, 16, Mars, 16 Prill dhe s’do bjerë as të shtunën.

Por këta 1 milion shqiptar që kanë marr vrapin nga Europa dhe Amerika, nuk kanë merak se kur bie Rama sepse kjo qeveri një ditë do bjerë por çështja është pas shiut, do bjer breshër.

Atlernativa për të qeverisur Shqipërinë dekadën e ardhshme është Luli dhe Monika. I pari 14 vite në politikë dhe i konsumuar në 11 poste qyl pa lënë gjurmë dhe e dyta Monika 24 vite deputete dhe 18 poste bashkë me burrin e saj.

Jeta është e shkurtër, dhe askush nuk mund t’ju fal gjysëm shekulli nga jeta e tyre 4 familjeve mafioze që kanë marrë peng Shqipërinë. Sot as militantët e tyre nuk besojnë më që ata të jenë të varfër. I vetmi argumet i tyre kur debaton është: “Luli vjedh por nuk është drogaxhi”. Nga ana tjetër socialistët thonë: “Edi merr lekë por nuk të vret si Saliu”

Të katër Luli, Edi, Saliu dhe Iliri janë milioner dhe këtë e di çdo fëmi mbi 4 vjeç e lart.

Populli është zhytur në dëshpërim dhe nuk shohin asnjë të tashme apo të ardhme.

Sot nuk e gjen 1 shqiptar mes 4 milion, që t’ë besojë se Shqipria është vendi ku mund të jetoj i lumtur apo të rris fëmijët i sigurtë!

Vërtet e dhimbshme kur mendon, se Shqipëria u dogj nga politika, dhe po pritet ta shpëtoj 10 vitet e ardhshme Luli & Monika

E pra s’kanë faj që po rendin të gjithë dhe emigrojnë nga frika, se Shqipërinë po e pushton fenomeni “Mon-Ika”

15 komente në “A vlen të digjet Shqipëria, që të rikthehet Saliu dhe LSI-ja?”

  1. Eva.M says:

    Pikerisht, shqiptaret ikin se ka vdekur shpresa.

    1. Luljeta says:

      Kreshnik,
      Une jam nje nga ata qe mendojne se mund te jetosh ne Shqiperi i lumtur. Ti mbase jo dhe per kete te kuptoj e me vjen keq.

  2. fiqo Fiqiriu says:

    Ha ha ha. Ky hici qe deri dje ishte me Saliun sot qenka kunder Saliut. O Niku bashkoje partine me ate te Ben Blushit dhe hajde merni te gjatin sic e moret ne zgjedhjet e fundit.

  3. j says:

    Vetem bomba atomike i zgjidh preblemet e shqipërisë.

  4. Beni says:

    Nuk digjet shqipria nga kurveria

  5. G.g says:

    Ia vlen te digjet Shqiperia qe te kthehet Saliu?… as edhe nje mi i ngordhur nuk ia vlen.

  6. Redi ?? says:

    Or ti mik, e ke qa !

  7. duhen pushkatuar te gjithe keta legene !

  8. Tropoja says:

    o nik palla boll shkruajte se na rrujte pallen, ti ke qene me pd ne ate sistem ke bere paret e para, vjedhjet e para,
    mos harro gjobat qe vije ne qindra mijra euro ne kld.
    edhe ti plere je e dale nga i njejti sistem.
    me mire rri urte dhe shijo paret e vjedhura sa te mundesh.
    do vi dhe per ty nje dite qe do paguash perpara popullit.

  9. ali peza says:

    Po ti ishe bakali i tyre ne protestat e mepareshme;nuk kujtohesh?!.

  10. TIRANA says:

    Nuk vdes shpresa, Jo! Populli eshte gjalle do levizi! Do ca kohe, po Shqiperia do te behet! Kater Familjet do shkojne ne ferr!

  11. Albi says:

    Pirdh Kreshnik pirdh. Fenomeni i levizjes se njerëzve per punesim njihet edhe ne vendet e zhvilluara. Kjo ndodh brenda BE ashtu edhe jashte saj per ne SHBA, Kanada. Australi. Shkojne per nje page me te mire apo edhe aty ku mendojne qe klima eshte me e favorshme. Pastaj levizin shumë edhe kur dalin ne pension.

    Ti perpiqesh ta paraqesësh veten ndryshe nga Berisha, por të dy jeni anë të së njëjtës medalje.

  12. babo says:

    Or ti, Niku, po të bëj një pyetje të thjeshtë (sepse “të tjera” na thoshe, para ca kohësh): Këta politikanë (“politikanë” bie fjala) Sala, Edi, Luli, Iliri, Monika etj.etj. që e kanë katandisur Shqipërinë ashtu siç me të drejtë shkruan, nga kanë ardhur…?! Mos vallë na i ka sjellë Serbi, Greku apo Italiani, apo janë pjellë e këtij populli (kaq të lavdishëm e legjendar, sipas doktrinës tënde…)…???!!! Kjo është “Gloria” e racës “Ariane”, që shkon drejt shpërbërjes dhe kush e ka fajin për këtë …???!!! Mos vallë, sepse Shqipëria është “e Vogël” dhe duhet ta bëjmë “të Madhe” (që t’u vëmë dermën dhe të tjerëve që janë nikoqirë), i dashur Nik …???!!! Apo i harrove këto … ???!!! E harrove Ksamilin që dilje “roje” me dylbi, se mos vinin e ta merrnin grekët…???!!!

  13. ---- says:

    Te gjithe levizin ne bote. Edhe ne Itali e njejta gjë. Si thote kenga e Totos- La domenica italiana
    Edhe ne se do shkosh te kerkosh fatin ne Amerike/ fati yt eshte ne vendin tend.
    E se vai a cercar fortuna in America
    Ti accorgi che l’America sta qua

    E megjithate prape njerezit ikin, vine. Kjo eshte jeta. Vetem mire ke kur shkon jashte. Shikon, zhvillohesh, shkemben eksperinca.

  14. Peço says:

    Na çave trapin o Niku me pesimizmin tënd. Shqipëria do bëhet. E ka thënë Hazbi Kasa, shpëtimtari i vetëm i shqipërise. Pasi të bëjë lule Këlcyrën, ku pritet të plasi pidhi sheshit dhe era e mariuanës do ndihet deri në Malëshovë, gjë që besojmë nuk do dojë më shumë se nja dy javë, Hazbiu do ti turret gjithë shqipërisë dhe ta bëjë bahçe me mariuanë. Slogani i tij optimist “Puno pak (ose më sakt bëji mutin fare punës), ha shumë dhe bëjë qejf” ka për të pushtuar zëmrën e çdo shqiptari të ndershëm, trim, spiun dhe pensiondashës. Vetëm për një gjë i lutemi zotnisë së nderuar Kasa, të bëjë parashikimin saktësisht (gjë fare e thjeshtë për mëndjen e tij të ndritur) se si do ti bënim ballë invazionit të refugjatëve nga e gjithë bota për në Këlcyrë, kur varganët e tyre do të formonin radhë kilometrike. Lavdi, o zot, që e mbajte fjalën dhe na e solle më në fund shpëtimtarin e shumpritur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje