PD, tashmë një  ish-parti politike

12 Maj 2019, 20:47Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Nga mbrëmja e të shtunës, Partia Demokratike e Lulzim Bashës, mbetet një ish-parti politike, e cila nuk ka asnjë lidhje as me lirinë, as me demokracinë, as me Europën dhe SHBA, nuk ka asnjë lidhje edhe me Bashkimin Europian, pasi është kthyer në një grupim paramilitar.

Dhuna, aktet e tmerrshme në kundërshtim me ligjin, sulmet ndaj uniformave blu sikur të ishin në Rripin e Gazës dhe jo përballë shqiptarëve që kryenin detyrën, sulmet e paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE në Tiranë, sulmet ndaj faktorit ndërkombëtar, ishin faktet e gjalla që dëshmuan se PD nga sot mund të quhet veçse një ish-parti politike.

Tmerrin e dhunës ndaj institucioneve, ndaj policisë, atyre bir nënash që kanë 5-6 muaj që durojnë gurët, bombat molotov, kapsollat, zjarrin e lloj-lloj shpikjesh  allapartidemokratike, si dhe ankthin dhe frikën e banorëve të Tiranës, nuk mund ta justifikojë as Lulzim Basha apo dhe Monika Kryemadhi, duke kujtuar se do të bllokojnë reformën në drejtësi apo dhe ecurinë e sigurtë të vendit drejt BE.

PD tashmë është një ish-parti politike, e mbetur veçse me grupin e milionerëve parasite, dhe gurëhedhësit dhe bombmolotovhedhësit e saj. PD me “rrëzimin e Ramës” në 11 Maj, tregoi se nuk ka ndërment të largohet nga dhuna, se nuk ka ndërmend të largohet nga paramilitarët e saj, se nuk ka ndërmend të afrojë rendin dhe qetësinë por përkundrazi po nxit destabilitetin e vendit.

Goditja dhe zjarr dhe gurë i godinave të institucioneve më të rëndësishme të shtetit, goditja me gurë, kapsolla dhe bomba artizanale e Drejtorisë së Policisë Tiranës, tregoi fytyrën antidemokratike të kupolës drejtuese të një ish-partie politike, e cila tashmë e ka humbur davanë dhe po shkon drejt shpërbërjes saj. Të dalësh dhe deklarosh se “policia dhunoi qytetarët” kur gjithë shqiptarët panë me zë dhe figure se si u dogjën institucionet dhe u dhunuan uniformat e shtetit, të dalësh dhe të kërkosh “ndaljen e dhunës nga Policia e Shtetit”, kur  pararoja e sulmit të asaj që Lulzimi e quan “protestë paqësore”, nuk la minutë pa hedhur bomba molotov dhe pa djegur kazanë plehrash mes Tiranës, tregon se je stimuluesi dhe programuesi i destabilizimit.

PD tashmë e ka vetmarrë mbi vehte pasojën e madhe të antiligjit, pasojën e madhe të ndëshkimeve ligjore jo vetëm ndaj grupit të sulmit, por edhe emrave të veçantë të kupolës drejtuese, që hidhnin “gurin” dhe fshiheshin pas murit.

PD i la vetëm sulmuesit e saj, pasi u kishte dhënë porosi për të “goditur me zjarr institucionet dhe policët” i la vetëm në mëshirën e fatit, duke harruar se një ditë çdo njëri prej tyre duke mos përjashtuar edhe “gjeneralët” e partisë, do të përgjigjen para ligjit.

Duke dashur të pengojë me çdo çmim, reformën në organet e drejtësisë, duke dashur të ngjallë tmerr dhe frikë tek popullata, prokurorët dhe gjyqtarët, duke dashur dhe duke u lutur “ishalla ndodh një 21 Janar i dytë” kupola drejtuese e ish-partisë politike PD, po kërkon dëshpërimisht destabilizimin e vendit.

Nën refrenin e njohur bajat “protesta është e popullit” kur veç popull atje nuk ka, apo nën petkun e kërkesës pa fantazi “duam qeveri tranzitore”,  PD e Lulzim Bashës tashmë nga mesnata e të shtunës, ka rënë vërtetë në hall të madh.

Protesta e 11 Majit, vulosi për PD humbjen e betejës së saj për mbijetesë politike, pasi sot ka kundër jo vetëm shumicën e shqiptarëve të ndershëm, por edhe faktorin ndërkombëtar.

PD këtej e tutje, thjesht do të quhet një ish-parti politike, nga ku ndoshta brezat që do të vijnë, do të mësojnë rreth saj veçse në ndonjë zyrë-muze që “Ai” dhe Lulzimi do ta ngrenë për vehten e tyre në SHQUP.

11 komente në “PD, tashmë një  ish-parti politike”

  1. ke te drejte or mik

    turpi madh me bomba molotov me shkopinj gure tulla
    turp turp turp. rama ta nxjerre policine dhe tu tregoje vendin lulit monikes dhe kujdo tjeter

    populli me PS dhe Ramen, duam qetesi rend dhe siguri

  2. ¬ says:

    Po të mos bëjë më rrëmuja., dhe mund të ringjallet.

  3. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    PD nuk ka qen kurre nje parti politike,vec nje grupim ose org.terroriste islamike mbeshtetur ,votuar dhe ne sherbim te muslimon brothers[simoter e grupimit islamik te Morsit ne Egypt]……………………….gezuar ramazonin!

  4. luka says:

    Te lumte mendja dhe pena, o Artur.

  5. Ben says:

    Po vazhduan kështu do propozojmë që Vendet Perëndimore ta fusin në listën e grupeve terroriste. Luli dhe ajo Bushtra bashkë me.Metën nuk po u kuptojnë që I janë futur nje rrugë pa krye sipas marrëveshjes me.Putinin! Shume shpejt do jenë në ilegalitet. Ky është qëllimi Serb dhe Ruse! Te arrestohen pa shkaktuar me.mendime tek Shqiptaret dhe gjithë Ballkani!

  6. NAQJA says:

    Na ishte një herë një parti, që bashkë me një tjetër parti, për
    flori dhe karrige, i vunë zjarrin kazanëve të plehrave , por u dogjën dhe vet, sepse ishin brenda tyre.

  7. Vatra says:

    Kjo kurrë nuk ka qenë as parti e as demokratike demokracia nuk bëhet nga njerëz të mesjetës ku ende ligjin e bënë kanuni dhe feja kjo është banda ma e madhe në Europë pas luftës ata u vetë imponunë me mjete jashtë ligjore me procedura jo demokrarike nuk instaluan demokracinë ata instaluan mafinë në pushtet

  8. ???? says:

    Policia duhet tê evidentojë dhe proçedojë të maskuarit.
    Shteti duhet të tregoj forcën .Ata s’janë populli , ata janë kriminel ca të paguar dhe ca që i ndjell rrëmuja.
    Kryekrimineli Sali, duhet të pocaqiset gjyqeve, dhe ti tregohet vendi .
    Dëmi në imazh , është shumë i madh.Vendi po humbet shumë .MOS TOLERONI KRIMINELËT !
    POPULLI ËDHTË PRO SHTETIT LIGJOR!
    PROKURORIA TË VEPROJ!
    POPULL, MBRO POLICINË TËNDE, MOS LEJO QË TA INTIMIDOJ KRIMI !????

  9. o miq

    PD u dhje qyshkur e mori Saliu nga Vucidoli

    a ka me turp se sa PD nje parti e krijuar si e djathte ne fillim, te identifikohet me malokeri ???

    sa per ish- parti ??/
    ajo kurre nuk ka qene parti politike por bajrak-bajraktarizem

  10. Besiani says:

    Nuk merret shteti me nje stan me lepura…..,duan nje 97 tjeter, por kete here populli nuk doti fali keto çiban qe kane 29 vjet qe po grryen kete komb.

  11. raul says:

    O Lulo po hyre ne zgjedhjet e 2021 me kete bande te Flamur Herman Geringut , komandantit te naziskinve te Mamurasit , Gaz henrih Himlerit shefit te gestapos politike te pd-se Sahit Tritol Molotov Dollapit kreut te gangstereve me shishe molotov nuk do te maresh as votat e vitit 2017 se Bindja demokratike po thith nje numer te madh elektorati majtas dhe djathas. Prandaj pastroje partine nga keto fytyra te urryera si tipi I Saianjit, Paloqes, Vokshit, Spahos , Alibeaj , bumci, qe jane fytyra te neveriteshem , lere pastaj Klevis Krrici i faros qe psikopatllykun e ka te shkruar ne balle,,,, keshtu sic ke sot imazhin si parti ne zgjedhjet e 2021 forca e dyte politike do dale Bindja demokratike kurse particka e Nafije baxhelles do kete ikur per lesh bashke me sharebajgat e leshitlikes,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje