Mjaft është mjaft!

12 Maj 2019, 12:38Blog TEMA

Nga Gent Cakaj 

Sulmi i mbrëmshëm ndaj shtëpisë të Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, pas deklaratës publike të OSBE kundër dhunës kriminale në protestën e djeshme,  përbën një tjetër akt të papranueshëm kriminal.

Veprimi është kryer në urdhëra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij,  si hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë!

Ambasadori Borchardt vazhdimisht ka kryer punën e tij me profesionalizëm të plotë në kuadër të Misionit të OSBE-së dhe faji i tij i vetëm është thirrja fisnike për frenim nga dhuna dhe distancim nga veprimtaria e dhunshme.

Sulmi ndaj tij është sulm ndaj themeleve të kulturës demokratike, imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe përpjekje e drejtëpërdrejtë për ta cenuar besueshmërinë e Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së 2020.

Kjo nuk është thjeshtë Shqipëria që duam: kjo nuk është kurrësesi as Shqipëria e tanishme.

Kjo është Shqipëria e një grupi rrugëhumburish politik dhe  huliganë kriminalë si ata që kryejnë akte dhune dhe që kanë dhunuar edhe banesën e ambasadorit.

Për më shumë, kultura e liçimit masiv, diskreditimit tendencioz profesional dhe cenimit personal është krim në vetvete.

Ndaj, secili person me përgjegjësi minimale shoqërore duhet menjëherë të distancohet nga sulmi kriminal ndaj Ambasadorit Borchardt dhe të dënojë veprimtarinë e dhunshme kundër Shqipërisë në përgjithësi.

5 komente në “Mjaft është mjaft!”

  1. plaku says:

    Gjejeni kush ka vepruar direkt ,por edhe urdher dhenesit dhe frymëzuesit e tyre dhe zbatoni me ashpërsi ligjin ,nuk na hyjnë më në sy deklaratat ,duam veprime konkrete ,shteti prandaj ka struktura për mbrojtjen e tij dhe të shtetasve .Bëni detyrën dhe bëni pastaj deklarata sa të doni ,…..

  2. Aliu says:

    Po ku duan ti a dine keta per ambasadore keta e kane mendjen te Dollapi se atje kapen per cdo byrqillek qe kane bere.

  3. Ardjan says:

    Dhe të mendosh se edhe në rastin se opozita merr pjes në zgjedhje,ky harbim dhe urrejtje për ligjin,shtetin,dhe ndërkombëtarët do të fashitet e populli do të votoj i lirē ! 11 maji është vetëm fillimi! Rama do të ikë ! Ndërkombëtarët do tē dorzohen (në djall vafshi do të thonë)! Ndësa atë shkakëtaren ,nënën e kësaj urrejtje,reformën nē drejtësi pasi ta pērdhunojnë me radhë nga ish gjyqëtar e prokurë politikan oligarkë,gazetar e anlistē, burgaxhinj e kriminel do ta djegin në emër të popullit,lirisë e demokracisë, atje ku lindi dhe u rritë te ambasada e Shba-së!. Po! Në qoftë se zgjedhjet deri më sot janë shitur e blerë me lekë apo vende pune tashmë ato janë nën terrorë e dhunën e turmave të 11 majit!.

  4. pergjigje says:

    plaku kerkese llogarie po se po por hajde ti japim nje dore vullnetar ti dhe une kur tjesh gati be noi ze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje