Çfarë janë bombat molotov, si janë krijuar, pse janë shumë të rrezikshme për jetën e forcave të rendit, protestuesve dhe gazetarëve

13 Maj 2019, 15:41Blog TEMA

 Nga Artan Hoxha

Meqe sot pasdite jemi para nje proteste kombetare te njoftuar nga opozita, dhe ne protesten e dites se shtune u shfaqen per here te pare gjate ketyre protestave, bombat Molotov.
Cfare jane bombat Molotov, si jane krijuar, pse jane shume te rrezikshme per jeten e forcave te rendit, protestuesve dhe gazetareve?!!!

(per perdorimin e gazit lotsjelles dhe masat mbrojtese kunder tij kam folur qe ne protesten e para te 16 shkurtit)

Bomba Molotov …

është një bombë artizanale që shkakton një dëm të menjëhershëm dhe krijon panik, e përdorur zakonisht nga guerrilasit urbanë dhe nga protestuesit e dhunshëm në sheshe.
E shpikur gjatë luftës civile në Spanjë më 1936-1939 nga ‘Nacionalistët Spanjollë’ të gjeneralit Francisco Franco kundër ‘Republikanëve Spanjollë’ të përkrahur nga komunistët sovietik, sepse ishte mjeti ideal për të shkatrruar e dëmtuar tanket sovietike.

Përbërja e saj

Mjetet për të krijar një Molotov janë të thjeshtë, një shishe qelqi e mbushur me lendë djegëse e prereshme është benzina por edhe vajguri ka djegje të mirë. Shishja e mbyllur me tap, për të evituar derdhjen e lëndës djegëse. Në qafën e shishes lidhet një nap ose leckë e lagur me të njëjtin lëng djegës.

Për të shtuar rrezikshmërinë

Për të rritur dëmet dhe rrezikshmërinë mund të shtohet në lëngun djegës, polisterol (bukëpeshku), me copa të vogla i cili në kontakt më benzinën shkrihet menjëherë dhe kur shishja shpërthen ka efektin e një bombe me napal duke u ngjitur pas objektit dhe duke rritur flakët të cilat janë më të vështira për tu shuar. Në rast kontakti të një trupi njerëzor dëmi është i konsiderueshëm dukë lënë pasoja të përhershme.

Si perdoret

Leckës së lagur i vihet flaka dhe menjëherë hidhet me forcë ndaj objektit që duhet goditur, forca është e nevojshme që shishja e qelqit të thyhet dhe të shpërthejë duke i vëne flakën objektit. Dëmet janë të menjëhershme, e mund të sjelli edhe vdekjen e personave ndaj të cilëve hidhet. Por dëmi kryesor është djegja dhe paniku në forcat ushtarake apo policore ndaj të cilëve hidhet bomba.

Origjina e emërtimit Molotov

Megjithëse është shpikur në luftën civile spanjolle në atë kohë nuk mori emër të veçantë. Gabimisht në popull mendohet që shpikësi i saj ishte Vjačeslav Molotov politikani sovietik nga e cila ka edhe emrin. Por kjo bombë u pagëzua me emrin MOLOTOV në mënyrë sarkastike nga forcat luftarake finlandeze gjatë luftës ruso-finlandeze, të cilët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të jashtëm sovietik Vjačeslav Michajlovič Molotov.

Ku perdoret

Përveç luftës civile sponjolle, e asaj ruso-finlandeze, është përdorur në mënyrë të madhe nga ushtria e kuqe sovietike në Luftën e Dytë Botërore ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerrilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.

Nese shihni dike me nje bombe Molotov te ndezur, qendroni sa me larg te jete e mundur, ne te kundert jeni para nje rreziku serioz….

5 komente në “Çfarë janë bombat molotov, si janë krijuar, pse janë shumë të rrezikshme për jetën e forcave të rendit, protestuesve dhe gazetarëve”

  1. Beqir says:

    Po pse kishte trupa ministri i jashtem Molotov? Ja fut kot ndonjehere ti Artan Ato u quajten Molotov koktej per te ironizuar nje shprehje to Molotovit qe thoshte se ne Finlande nuk kishte zhurme e lufte por behej “party”.

  2. Limani says:

    Nuk je i saktë , more Artan !
    Koktejli Molotov nuk ka lindur në Luftën e Spanjes ( 1936-1939 ) , por , ka lindur në 20 korrik 1895 kur kryengritësit kubanezë sulmuan kolonizatorët spanjollë , me këtë armë të re , të paparë . Kjo është zyrëtare , por , hasëll- hasëll , lëndët djegëse janë perdorur që në lufterat në lashtësi . Edhe tek filmi “ Skënderbeu “ tregohen këto !
    ( marrë nga interneti ) .

  3. Olsi says:

    Bombat Molotov Po te rane ne trup je I vdekur nga djegiet! Eshte absurde sesi nuk arrestohen dhe nuk mbajne pergjegjesi organizatoret e ketyre protestave per akte dhune ndaj policise! Imagjino te ndodhte kjo ne USA para shpise se bardhe, jo vetem qe policia do I shembte ne dru Po edhe ne plumba! Imagjino te ndodhte ne Brussels para parlamentit Europian apo cdo institucioni ligjvenes e ligjzbatues, do kerciste dajaku e plumbi nga policia! Me asnje vend demokratik nuk lejohet te vesh ne rrezik jeten e policise dhe te djegesh institucione! Vetem ne shqiperi ben vaki qe te lejohen keto rrugacerrira dhe te perdoren policet per barrikade njerezore! Me cdo vend te qyreteruar keta kafshe do ishin o ne burg e ne dajak me e pakta ose me nga nje plumb ballit ne grope!

  4. olimpia says:

    Z.A.HOXHA ..merru me gazetarine tende ,shume here te sakte ,por mjaft here aspak profesionale.Edhe kopimin nga Wikipedia beje te sakte me reference ,sepse edhe Wikipedia gabon .Moltov kur Gjermania sulmoi BS ishte minister i jashtem ,nderkohe qe me pare ishte kryeminister.Emertimi ,,bomba Molotov,, me shume gjasa eshte bere nga ushtaret sovjetike ne fillimin e sulmit nazist ,kur perballimi i tankeve ishte problemi me i madh ,sidomos gjate luftimeve mbrojtese me humbje te medha .Ne diten e pare te luftes popullit sovjetik iu drejtua Molotovi , qe ishte sigurisht figura numer dy politike mbas STALINIT.Ndersa per terheqjen e vemendjes per rrezikshmerine ,ke te drejte ,vecse duhet theksuar se ..bomba Molotov.. eshte nje arme e vertete lufte ,edhe pse artizanale .Pra realisht falanfat fashiste te PD dhe LSI kane shpallur nje lufte urbane te veretete me arme zjarri ,me pasoja kriminale .Nuk me duket se RAMA E KA KUPTUAR RREZIKUN ,POR KAM PERSHTYPJEN SE llESHAJ SI USHTARAK E KA KUPTUAR MIRE .

  5. marjani says:

    po ti pse jep informata kaq te hollesishme ke je duke sqaruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje