BE paralajmëron për herë të fundit Rumaninë për reformën në drejtësi

13 Maj 2019, 15:26Bota TEMA

Komisioni Europian paralajmëroi Rumaninë për sanksione të mundshme nëse vijonte reformat që kërcënojnë sipas BE-së pavarësinë e sistemit të saj gjyqësor, në një letër të konsultuar nga media.

Reforma e drejtësisë prej disa muajsh është nën monitorimin e ekzekutivit evropian. Një situatë edhe më delikate pasi vendi mban që prej janarit deri në fund të qershorit presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, organ që mbledh shtetet anëtare.

Ashtu si opozita rumune, Komisioni vlerëson se socialistët në pushtet në Bukuresht po kërcënojnë pavarësinë e magjistratëve rumunë dhe po vënë në rrezik luftën kundër korrupsionit.

‘’Problemet që kemi identifikuar dhe rekomandimet e formuluara për përmirësimin e situatës nuk janë marrë në konsideratë’’, shprehet me keqardhje zëvendëspresidenti i Komisionit, Frans Timmermans në një letër të dërguar më 10 maj autoriteteve rumune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje