Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur fjalën e tij mes bombave molotov dhe kapsollave të hedhura drejt Kryeministrisë.
Lideri i opozitës akuzon shefin e qeverisë për dhunë.
Ai thotë se do t’i përgjigjet çdo provokimi dhe se protestuesit nuk i ndal asgjë.
“Shqipëria dhe kryeministri ilegjitim i dalë nga votat e blera me ndihmën e krimit të organizuar ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë, provokime, rrahje, gaz lotsjellës e helmues.
Qindra mijëra bashkëqytetarë të Tiranës e ndjenë përgjigjen, zgjdhjen e vetme që ka ofruar Rama për plagën që i ka hapur këtij vendi. Përgjigjja e vetme e Edi Ramës ndja votës së lirë ishte dhuna.
Ky është një parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim. Tash 2 vjet prokuroria ka vetëm një mision, të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur Rama në bashkëpunim me kupolën e mafias, për të blerë më të shtrenjtën vlerë që ka cdo shqiptar, votën e lirë.
Edi Rama vjedh shqiptarët, u vjedh taksat, u vjedh pronat gjithçka, sepse nuk jep llogari askund përveç se tek krimi i organizuar.
Dhunë ndaj sipërmarrjes, ndaj administratës, dhunë ndaj të papunëve, ndaj të rinjve dhe vogëlushëve, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës.
Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron EdI Rama. Jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë tek vlerat europiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë.
Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore, se dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Sepse ajo është e vetmja mënyrë e Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin.
Ne nuk jemi këtu për karrige e për pushtet, por jemi kundër dhunës, kundër krimit e kundër qeverisë së paligjshme të krimit.
Ejani me ne që ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për kushtetutë, për ligj, për dinjitetin dhe lirinë e cdo shqitpari”, shprehet Basha. (TemA)
… Lul – Tullumi thote:
Nuk luftoj per PUSHTET dhe vete plasi duke thene: Do behem KRYEMINISTER … ha,ha,ha,ha
.. A E SHIHNI REALITETIN ..? PO QE SE NDERKOMBETARET DO TE ISHIN PAQESORE , KETO NUK DO NDODHNIN KURRE ..!
Nderkombetaret e kane politieken: te lene te besh si te duash e cfare te duash, te lene te lire dhe studjojne situata e krijuara , ne kete rast deri ku do shkoje egersia dhe varferia mendore. kur vjen momenti qe do nderhyjne do behet si thone Ata ose edhe mund te heqin dore fare nga Shqiperia dhe do ngelemi prape Vetem. Ah harrova do kemi Rusine perkrah ….
HALABAKET JANE BASHKUA …
Keta jane naziskinet e sotem, shqiptare bijkotojini keta kriminel, mos harroni 21 Janarin kur keta kriminel qellua me bresheri plumbash kunder popullit. Popull ji vigjilent,mos u mashtroni krimineli Sali Berisha, Luli dhe Monika jane thjeshte marionetat e tij.
Prape ky mo……bobo kush e duron deri sa tembarojne zgjedhjet. Ka nje te folur patetike dhe nje surrat si pesticid i skadum shkurt ne qofte se Sala te kall daten Luli te ben me diarre.
Sa popullsi ka Tirana dhe sa Tironsa Jane aty ? Me kamikaze te importunate nuk Impressionon popullin ky grup maskarenjsh. Kur të ngrihet Tirana e t’ju futet në s’t’u këtyre hajdutëve të PD e LSI se shumë po na bezdisin.
u rrite po su poqe o kokeloqe.
futja dhe fito se nuk ka me kohe jepi lul !!jam i pari qe kam then se dobehesh kryeminister i vecante
Fatin e qeverise e vendos Tirana, jo te ardhurit me furgona. Tirana vaxhdon jeten normale. Presim ngritjen e SPAK.