Pas SHBA, PE e Britanisë, edhe Gjermania dhe Italia, me “artileri” të rëndë kundër Bashës dhe Kryemadhit

13 Maj 2019, 17:43Politika TEMA

Pas SHBA-së, PE-së dhe Britanisë, ndaj Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit kanë reaguar ashpër edhe Gjermania me Italinë.

Deklarata e Ambasadës së Gjermanisë

Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim.

Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji.

Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar.

Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave.

Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.

Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik!

Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv.

Deklarata e Ambasadës së Italisë

E drejta për të protestuar është tipar thelbësor i një demokracie të shëndetshme, por protestat duhet të mbeten paqësore. Gjatë protestës së dhunshme të 11 majit pati të lënduar në radhët e policisë dhe të protestuesve, si dhe u dëmtuan disa godina publike.

Ambasada italiane në Tiranë u bën thirrje udhëheqësve të opozitës që të dënojnë dhunën dhe të garantojnë që protestat e ardhshme të jenë paqësore dhe të qëndrojnë brenda kornizave ligjore. I kërkon gjithashtu forcave të rendit të tregojnë vetëpërmbajtje.

Ambasada e Italisë dënon pa rezervë kanosjet ndaj Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, veprime të papranueshme në një demokraci.

Së fundmi, Ambasada italiane u kërkon të gjitha palëve të fillojnë dialogun si mënyra e vetme për të zgjidhur krizën aktuale politike dhe për të mbështetur rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë.

2 komente në “Pas SHBA, PE e Britanisë, edhe Gjermania dhe Italia, me “artileri” të rëndë kundër Bashës dhe Kryemadhit”

  1. rrumpalla e Sali Berishes says:

    Na cane bythen ambasadat. Shpallini organizate terroriste, dhe I qerojme me arme qelbesirat

  2. Koli says:

    Boll e ju boll me keto tituj pompoz si debila.Keto shtete kane 1000 problemet e veta per te zgjidhur ne vendet e tyre dhe po uplas per hallet e Shqiperise.Cdo shtet i zgjidh vet hallet e tija,te tjeret ku e ku te zhvasin ndonje marreveshje ne favir te vet.Edi Rama e ka mandatin e dyte.Pse i le kriminelat te lire te bejne si u do trapi?Ja ka material per ti futur ne burg qe nga Berisha Basha Meta Cizmja dhe te gjithe langot qe vene pas tyre as per Zan Caushin nuk kishte kaq materiale qe sot ben burgim te perjetshem.Ca do Rama me qe te punoje? Me shume se ti jepte pushtetin ky popull nuk ka gje ne dore.Po duket se eshte i paafte le te iki dhe te vije nje tjeter dhe tua kape koqet me dare ketyre kriminelave qe permenda me lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje