Orët e fundit për listat e kandidatëve, KQZ zhvendos “Protokollin”

13 Maj 2019, 19:34Politika TEMA

Për shkaqe sigurie, e duke qenë se kjo e hënë shënon 24 orëshin e fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë një hap të pazakontë.

Protokolli i institucionit më të lartë zgjedhor në vend është zhvendosur nga zyrat qendrore, që ndodhen prapa Pallatit të Kongreseve, në një ambient tjetër që administrohet po ashtu nga KQZ-ja, raporton TCH.

Shkak për pasigurinë është bërë pikërisht bllokimi i rrugëve përreth Kryeministrisë, si pasojë e protestës së dytë madhore të opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që vetëm dy ditë më parë përfundoi me akte dhune dhe hedhjen e bombave molotov ndaj institucioneve më të rëndësishme të vendit.

Veç Kryeministrisë, të shtunën u sulmuan edhe Kryesia e Kuvendit, edhe Parlamenti, e në fund edhe Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku protestues të maskuar dhe jo, sikurse edhe eksponentë të lartë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkuan lirimin e të arrestuarve, mes të cilëve edhe Sahit Dollapi.

2 komente në “Orët e fundit për listat e kandidatëve, KQZ zhvendos “Protokollin””

  1. capi dhia says:

    Kush e ka bere kete njoftim Cubash Zgjedhor?

  2. BLEDARI says:

    KETO NUK JANE VEPRIMTARI DEMOKRATIKE,POR VEPRIMTARI TE NJE GRUSHTI SHTETI. PUSHTETI KERKOHET TE MERRET ME DHUNE DHE SHKATERRIME. SHTETI DHE POPULLI I PASTER DUHET TE NGRIHET DHE TU TREGOJE VENDIN KETYRE GRUPEVE RRUGACERORE QE PO NA SHKATERROJNE QETESINE PUBLIKE,PASURINE KOMBETARE DHE IMAZHIN BOTROR.
    KJO NUK ESHTE DEMOKRACI ,POR RRUGACERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje