Duket se pas sulmit të dy naftëmbajtëseve saudite fshihet Irani. Siç kanë referuar zyrtarët amerikanë të cituar nga media, vlerësimet paraprake nga ushtria amerikane tregojnë se eksplozivi i përdorur kundër anijeve saudite është iranian. Anijet janë sabotuar në ujërat territoriale të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Emiratet u kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara ndihmën e tyre në hetim.
Ministri i përkohshëm i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i ka paraqitur presidentit Trump një përditësim të planit ushtarak, i cili parashikon dërgimin e maksimumi 120 000 ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme, në rast se Irani sulmon forcat amerikane ose përshpejton armët bërthamore. Lajmin e bën të ditur “New York Times”, i cili citon disa burime, sipas të cilave rishikimi dhe përditësimi i planit pasqyron vijën e ashpër të këshilltarit të sigurisë kombëtare, John Bolton.
“New York Times” shkruan për një takim – të enjten e kaluar – të këshilltarëve kryesorë të sigurisë në të cilin sekretari i përkohshëm i mbrojtjes, Patrick Shanahan, paraqiti një plan të përditësuar ushtarak që bën thirrje për dërgimin e trupave nëse Irani sulmon forcat amerikane ose përshpejton punën për armët bërthamore.
Përditësimi i planit nuk bën thirrje për pushtim tokësor të Iranit, i cili do të kërkonte një numër më të madh trupash, shpjegojnë zyrtarët të cilëve i referohet NYT. Megjithatë, kjo është një force e ngjashme me atë të përdorur nga George W. Bush për pushtimin e Irakut. / La Stampa TemA TV/
.. TURPET NUK KANE FUND ..!
Irani eshte kocke e forte qe te ngec ne gryke o Don Topja . Nuk eshte as Iraku as Afganistani. Mos e kruani sumen me nje fuqi berthamore se e cuat per lesh kete planet me cmendurine tuaj.