“'Flamuri kombëtar mbështolli një tjetër hero”, Rama mesazh prekës 3 fëmijëve të major Tanushit: Kur të bëheni prindër do e kuptoni...

16 Maj 2019, 13:17Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e lamtumirës pranë akrivolit të major Klodian Tanushit në Muzeun Historik Kombëtar.

“Flamuri kombëtar mbështolli një tjetër hero”, e nisi kështu fjalën e tij Rama, ndërsa në fund u dha një mesazh të rëndësishëm tre fëmijëve që ushtaraku la pas.

“Një tjetër dëshmor do të shkojë sot te Nëna Shqipëri dhe nuk është e pamundur të bëhet lidhja mes atyre që janë simbol i një lufte heroike, në 75 vjetorin e çlirmit të vendit dhe Zarifes dhe Klodianit që iu bashkohenn në banesën e fundit si pjesë e një historie të re që kërkon sakrifica në një vend që i përket NATO-s.

Të dy i bashkon ana e duhur e historisë, dëshmorët e luftës janë dëshmorët e një përpjekje kombëtare, sikundër edhe dëshmorët e rinj.

Një fjalë për tre fëmijët një ditë kur ju të bëheni prindër do të keni kuptuar përfundimisht atë që babai juaj ka lënë sot shënim në zemrat tuaja se asgjë më shumë në këtë jetë nuk vlen sa emri dhe kujtimi i mirë”, përfundoi Rama.

Fjala e Ramës:

Flamuri jonë kombëtarë mbështjellë trupin e një tjetër dëshmori të atdheut, majorin Klodian Tanushin, kolegun dhe pasrënësin në përulje kombëtare, të nëntetares Zarife Hasanaj.

Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo për ti dhënë lamtumirën një ushtaraku, prind i tre fëmijëve, djalë I dy prindërve dhe i një babai që trashëgoi misionin e FA, dhe bashkëshort që ndahet krejt para kohe nga gruaja dhe familja e tij.

Përsëri është shumë e vështirë për të gjetur fjalët që të mbushin zbrazëtinë e këtij momenti që do të mbetet aty në zemrën e fëmijëve, gruas, prindërve dhe të të gjithë shokëve të tij të armëve.

Sidoqoftë, shpresoj që prania jonë këtu, t’ju japë sado pak krahë për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme.

Klodiani ishte në një mision paqeruajtës dhe jetëshpëtues dhe la jetën e tij për të mos lejuar që jetë të tjera të kumbisnin.

Në një libër të shenjtë, një vetëflijim i tillë për të shpëtuar jetët që do të vijnë, quhet vetëflijim për miqtë e panjohur… ky është edhe thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse dhe  jetëshpëtuese të FA si pjesë e aleancës së madhe të NATO.

Është më e lehtë të japësh jetën për njërit e dashur në çaste ekstreme, të merresh nga vdekja kur mësyn armiku sy më sy, por është tejet e vështirë dhe sublime të pranosh që jeta jote mund të ndalojë në çdo çast për të shpëtuar jetë të panjohurish.

Të pranosh të korrësh nga vdekja në një vend që nuk është atdheu yt… ke dashur të mbjellësh farën e mirë që ushqen jetën, ky është rasti dhe momenti për tu përpjekur ta themi, atë që mund të duken si e pakuptueshme, pse një djalë, prind, burrë shqiptar duhet të kthehet pa jetë nga një tokë e panjohur, pikërisht për këtë… sepse sot Shqipëria dhe shqiptarët dhe FA përmes tyre janë pjesë e këtij misioni, si një vlerë të patjetërsueshme.

Klodiani i ngjiti shkallët e karrierës një nga një, njeri i përkushtuar, fisnik, dhe tejet i respektuar, gjë që shpjegon përtej humbjes njerëzore edhe lotët e panatyrshme në fytyrën e shefit të shtabit teksa foli për të…

Sot mund t’i puthte duart e nënës, të përkëdhelte fëmijët, por është kthyer i mbështjellë me flamurin kuqezi, jo për të shkuar në shtëpi por për tu bashkuar në banesën e kombit, aty ku kombi ka mbledhur të gjithë ata që dhanë jetën për të!

Duke njohur familjet e dy dëshmorëve nuk është e vështirë të kuptohet se dinjiteti dhe pasioni për ti shërbyer atdheut, në këtë vijë shumë të hollë mes jetës dhe vdekjes, është edhe trashëgim brezash, kultivim vlerash familjare dhe provë e asaj që themi ne: gjaku nuk bëhet ujë!

Unë dua të shpreh mirënjohjen e thellë sepse është falë dëshmorëve, atyre të djeshmes dhe këtyre të sotmes që ne e kemi të pamundur mjegullimin e të ardhmes pasi sakrifica e tyre na ndihmon edhe në momentet më të vështira ta dimë ku ndodhet dhe sa vlen ana e duhur e historisë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe një fjalë për tre fëmijët: një ditë kur ju të bëheni prindër, do të keni kuptuar përfundimisht atë që babai juaj ka lënë sot shënim në zemrat tuaja, se asgjë më shumë në këtë jetë nuk ven sa emri dhe kujtimi i mirë!

3 komente në ““’Flamuri kombëtar mbështolli një tjetër hero”, Rama mesazh prekës 3 fëmijëve të major Tanushit: Kur të bëheni prindër do e kuptoni…”

  1. Deep State AnalNacionalistanbainistan says:

    Ti je Gjenerali , vetem ti e kupton, nga eksperiencea prinderore .

    Mjaft bere propogande me te vdekurit.

  2. beni says:

    Cpun kan oficerët tanë të len koskat për të tjerët mor hajvan!
    Le t’i lë. Amerikanët për interesat e tyre jo shqiptaret!

  3. Bobi says:

    Ngushellime familjareve te dy viktimame, po na nje ane meduket se kjo nato po na i perdore djemte dhe vajzat shqiptare si grup i gateshem per interesat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール販売

    wmdoll 163cm This is certainly the wrong idea. Love dolls jydoll are for everyone who wants to enjoy a satisfying sex life.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje