Më i mirë Basha apo Rama? Artur Zheji zbulon studimin personal: Ka shumë shqiptarë që më besojnë, duhet ta rrëzojmë këtë kryeministër se është e keqja më e madhe kurse Basha më e vogla

17 Maj 2019, 14:36Politika TEMA

Artur Zheji thotë se Edi Rama duhet të largohet sepse është e keqja më e madhe dhe në pushtet duhet të vijë Lulzim Basha i cili sipas tij është e keqja më e vogël.

Analisti i njohur ndërkombëtarisht për mendimet e tij të vyera, gjykon se e “Mira” nuk ekziston dhe kush mendon ndryshe gënjen.

Ai ka arritur në përfundimin se shqiptarët duhet të bashkohen dhe të ngrihen të gjithë bashkë për ta rrëzuar qeverinë “Rama”.

Ndërkohë, ai nënvizon se ka shumë shqiptarë që e besojnë.

“Shpesh, nëpër studio TV apo nëpër portale, më shkruajnë apo më dërgojnë mesazhe shumë njerëz, që besojnë dhe nuk besojnë në fjalën time. Shumë shqiptarë bëjnë sot pyetjen: A është më i mirë Lulzim Basha sesa Edi Rama? Shumë të tjerë shtojnë: Po mirë, ja iku Rama, po kush do të vijë pas tij? Çfarë do të bëjë ai për ne

Apo gënjeshtra e radhës dhe vijueshmëria e premtimeve pa thelb në brendësi?

Një luftë për pushtet e veshur me petka të tjera, të modës së vjetër apo të modës së re?

Të gjitha këto janë pyetje 1001 herë të ligjshme dhe po kaq herë, ndoshta pa një përgjigje bindëse.

Askush nuk e ka një përgjigje bindëse për këto pyetje. Kush ju thotë ndryshe, vetëm ju gënjen, me ose pa dashje.

Dhe e dini përse? Sepse e “Mira” nuk ekziston në politikë dhe sepse kushdo qoftë, herët a vonë do të binte në mëkate, të vogla ose të mëdha, kjo duhet të dihet dhe të vlerësohet.

Porse në këtë rast, largimi i Ramës është një kërkesë që ai e përsërit vetë shumë herë, por ju nuk e kuptoni sepse flet me fjalë të përmbysura, na thotë “unë nuk iki!” që ju të protestoni edhe më fort, derisa ta largoni. Edhe me dëshirën e tij.

Nuk është dhe aq i keq Rama, por është e keqe e Keqja që e ka kapur dhe nuk do ta lëshojë. E di që duket e vështirë kjo për t’u kuptuar, por kështu është.

Duhet forcuar Kuvendi dhe protesta e përhershme popullore, derisa Shqipëria të fitojë stabilitet.

Shumë mirë që keni dyshime, shumë Vepra të Mëdha janë bërë e shkruar falë Dyshimeve të Mëdha!

Porse radhën e ka e Keqja më e madhe, ajo duhet të largohet nga ky vend dhe të mos rrijë në krye të saj. Duhet të largohen banditët nga Kuvendi dhe politika, duhet të largohen rrugaçët nga kryesimi i bashkive dhe i reparteve të ndryshme të shtetit.

Dhe kjo nuk kryhet me një Kryeministër të fortë, por me një Parlament të fortë, një sistem gjyqësor sa më të drejtë dhe nën kërcënimin e protestave të përhershme!

Mos harroni asnjëherë se e Mira, e Drejta absolute dhe Baraspeshimi i përsosur nuk ekzistojnë. Kush jua premton këtë, ju gënjen. Dhe ju gënjen hapur fare.

Na duhet pra, ta shpëtojmë këtë Kryeministër nga vetvetja dhe nga ata që e kanë kapur, duke i premtuar se kjo është rruga për të mbijetuar në pushtet.

Natyra njerëzore është e mbrapshtë, secilit nga ne mund t’i gënjejë mendja se është më i miri, më i dituri dhe më i sakti se të tjerët…

Se “Ai” është edhe Rruga, edhe Dielli, edhe Zgjidhja!

Por e vërteta qëndron te Dyshimi Juaj! Dhe te trimëria për të protestuar në emër të dyshimit tuaj të arsyeshëm.

Kush ju thotë ndryshe, ju gënjen me qëllim!

Për fat të keq, të tij apo të tyre, ka mjaft që e mendojnë ndryshe, mendojnë se po ia hedhin, se po hakmerren dhe se po ia fusin!

Kjo është dhe përplasja, nga e cila s’duhet të kemi frikë dhe s’duhet të rrimë mënjanë! Duhet të luftojmë që të na drejtojë e Keqja më e vogël, sepse e Mira absolute nuk ekziston dhe kush ju thotë ndryshe, vetëm ju gënjen!”, shkruan Zheji. (TemA)

17 komente në “Më i mirë Basha apo Rama? Artur Zheji zbulon studimin personal: Ka shumë shqiptarë që më besojnë, duhet ta rrëzojmë këtë kryeministër se është e keqja më e madhe kurse Basha më e vogla”

  1. ppa says:

    Kete esse politike, mund ta zbertheje vetem intelektuali i shquar av. ….nuk me vjen emri, ai kokerruari qe fton Zheji ne emisionin e tij.

  2. Drejtues says:

    Shyqyr qe eshte ndare nga jeta Babai jote e ste degjon ketu sepse ti je turpi i atij mbiemri, nuk e zgjedhin opinionet qeverin dhe Kryeministrin, e zgjedh POPULLI, ikni meruni me nanje pune se jeni gjitholloge qe nuk dini te beni as moderatorin,komplet jo profesional te njeanshem keni tatuazhin e PD ne balle

  3. Tefa says:

    Ha
    Ha
    Se qyl e ke nga SHQUP
    Po merr dhe sapun e lahu

  4. Daja says:

    DOLI DHE KY SHURRANI I GAZETARISE,KY KA INFLUENCE TE MADHE NE OPINION DHE PA TJETER,KET SE NDIGJOJNE NE PRAG DHE BRENDA,SE JASHTE PRAGU,TALLIN KO.. ME TE DHE CA SHOKE TE TIJ

  5. Latif Qyramidhja says:

    Mendim prej hajvani po Bashen e pane njerzit ku ishte k/bashkie ne Tirane se cfar beri ,nder sa Edi Rama ta ktheu Tiranen ne nje qytet qe ti te vje mente po zotrote gomar ishe e gomar mbete ne gjykimet e tua ik se na hap barkun si domos me ate te foluren si zhurma e lepurit ne grure.!!!!!.

  6. Ik o b*le , ti s’beson as vehten tende jo me te tjeret te arrijne te te besojne se cfare ti llomotit.

  7. Nemezi says:

    Ky qenka pjerdhur krejt. Qe sot e tutje do te injoroj cilindo artikull te tij apo qe i referohet ketij trapit

  8. ilir says:

    THJESHTE BAJGE JE OR QYQAR

  9. Flutura says:

    Fjale, fjale, fjale…
    Politiken nuk e ben medja, aq me teper ne rastin e Lulit. Ai nuk eshte as e keqe e as e mire…ai eshte si magdanozi ne gjelle.
    Lodhen kot kadrinjte e kazanet luli eshte larg te qenit Lider.
    Se fisi do veje ne fis, nuk behet rigoni lis.

  10. Ivi says:

    Edhe ky Zheji paçavure si A.Bushati dhe nja tre te tjere. Duke perlyer njeri tjetrin jane bere rrecka pa vlere qe nuk i ndjek kush.

  11. realiteti says:

    Perpos te gjithave : Andi Bejtja e pyeti mbreme kryeministrin, se cfare ke sjelle apo kush jane investimet ne keto 6 vjet… dhe asnje lloj pergjigjeje, por dicka si neper dhemb u permend SHELL per kerkimet n/tokesore, pasi SHELL-in me hidrokarbure qe do futej ne shqiperi ( ashtu sic operon me sukses ne kosove ) nga miliarderi Bardinojanis, u bllokua nga vet shteti me dallaveret e oligarkeve.
    Padyshim qe Maqedonise do i hapen negociatat, pasi i ka hapur dyert shume kompanive serioze nderkombetare.
    Kurse ketu te ne , asgje pervec disa mashtrusve turq

  12. ?? says:

    HEJ, ZHEJIT DHE LELËS I KA IK MENJA.
    KAN MLLEF TË PAPARË, DGE NJERËZIT S’UA PJERDHIN .
    SI THOT LUBONJA :
    POPULLI S’NGRIHET ?!?!??
    POPULLIT , VETËM RAMA JA NGREF !
    O LEGENA !! DO ÇMENDENI EDHE NJA 7-VJET ME RAMËN .
    KËTU E KENI .MUTIN DO TI HANI !!
    E DO POPULLI , SE JA NGREFFFFFF !!!!!

  13. Tori says:

    TE GJITH GOMERET E FSHATIT TIM,ME TY JAN O TURO,,, SA MEZI PRESIN PROGRAMIN TAT,,,,,,SA FILLON E FLET TI,ATA PELLASIN ME TE MADHE,,,,PROPZOJ KANDIDATIN, PER KRYETAR GOMEREAH TE FSHATIT TIM,,,,

  14. Edi Durres says:

    Kokkkrrra e ..cunit te mire, kete plehre se beson as kunati, jo me shume njerez…

  15. Lizga says:

    E keqja me e madhe e ketij vendi jeni juve dhe soji e sorollopi juaj mediatik qe tirni pacavure cdo dite….por e drejta ne kete vend ndoshta vonon por kursesi nuk do te haroj te kthehet per SHQIPTARET

  16. Edi says:

    Bo bo degjoheni Mullah Omarin pleren e Shqiperise

  17. emigranti says:

    o zoti artur te mbrosh nje hajdut – kriminel si basha , saliu e kompani eshte turp. O zoti artur si i harrove ti fabrikat e djegura, depot e armeve , firmat piramidale , gradeci e shume te tjera keta persona duhet vihen perpara ligjit nje here pastaj te kerkojne te qeverisin, po ska problem sepse ketu e ka fajin arta marku qe nuk vepron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje