Sekretari per Marredheniet me Mediat dhe Shoqerine Civile në PS, Alfred Peza tregon se ish-kryeministri Sali Berisha i ka caktuar një vijë të kuqe Bashës dhe Kryemadhit.
Në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon, Peza ka treguar se sipas Berishës për Bashën ka vetëm një rrugë, të cilën ai e konsideron si “vija e kuqe”, ose “Rama do ikë, ose opozita do shkrihet”.
“Berisha si lideri historik e shpirtëror për atë që po ndodh sot në opozitë, ka thënë se kemi vetëm një rrugë:
Ose Rama do ikë, ose opozita do shkrihet dhe unë gjykoj që kjo është vija e kuqe që Berisha i ka propozuar Bashës e kryemadhit dhe të tjerëve dhe ata janë kukullat që zbatojnë atë që sufleri i tyre politik u thotë”, shprehet Alfred Peza.
Ndërkohë i pyetur për mundësinë e një marrëveshjeje të dytë mes Ramës dhe Bashës, Peza tha se nuk ka shans pasi gjërat janë shumë më larg seç i paraqet media.
“Kjo do të duhet të ishte normale por realisht nuk jemi aq afër nga sa po thuhet në media. Nuk ka shanse sa ne do të donim të kishte për një takim të tillë që në rrethana normale duhet të kishte ndodhur”, deklaroi ai.
I pyetur për tentativën e PD dhe LSI për të prishur zgjedhjet e 30 qershorit, Peza thekson se kjo nuk është e mundur, pasi edhe matematikisht duhet të jenë 1, 2 ose 3 mijë kamikazë në 5300 qendrat e votimit në gjithë vendin, që të hedhin veten në erë, për t’u futur në burg se i duhet Bashës dhe Kryemadhit.
Nano: “Ti mendon që PD e LSI mund ta kenë në plan tentativën për të prishur zgjedhjet?”
Peza: “Kurrë mos thuaj kurrë në politikë e sidomos në Shqipëri. Në Shqipëri sipas KQZ janë 5300 qendra votimi në gjithë territorin.
Nëse ata kanë ndërmend t’i prishin janë 5300 -5400 qendra, mjafton një numër të tillë ku vihet në diskutim mandati i të zgjedhurit në atë territor.
Nëse një kryetar bashkie do zgjidhet me një diferencë me 1 mijë vota dhe grupet e tyre do shkatërrojnë procesin që bëjnë diferencën fituese, atëherë ky proces konsiderohet teknikisht i prishur.
Por që kjo të ndodhë në gjithë territorin dhe kaq të kalkuluar matematikisht duhen nja 1, 2, 3 mijë kamikazë që të hedhin veten në erë për t’u futur në burg se i duhet Lulit e Monikës që të prishet rezultati dhe ai të futet 7 vjet në burg.
Unë nuk besoj që sot ka kaq shumë budallenj”.
Mona dhe Sala. Kush mund te gjeje dy krijesa te tjera qe ngjasojne kaq shume ne vese te keqija ka 1000 lek