Luan Daci akuzohet se fshehu vendimin e KLD-së të vitit 1997 që e shkarkonte nga funksioni si gjyqtar, një masë disiplinore që sipas ligjit duhet ti kishte ndaluar kandidimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Nga Besar Likmeta, Brin
Ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjithashtu si ligji i vetingut, dikton që anëtarët e institucioneve të vetingut të kenë aftësi të lartë profesionale, etike dhe morale. Gjithashtu ndaj tyre nuk duhet të jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
Këto kritere duken në pamje të parë minimale për një jurist që i është dhënë mandati nga parlamenti të marri në sitë të gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, me qëllim kthimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.
Megjithatë, sipas dokumenteve të bërë publike në media, të paktën një nga gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci nuk i përmbush këto kritere. Çfarë i bën akuzat dhe më serioze, Daci akuzohet se nuk ka qenë is sinqertë me parlamentin gjatë procesit të përzgjedhjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Sipas faksimileve të dokumenteve të bëra publike nga Balkanweb.com dhe Shqiptarja.com, Daci akuzohet se është shkarkuar nga detyra në vitin 1997 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me argumentin se ka shkelur ligjin dhe për paaftësi në detyrë. Vendimi mban numrin 6 dhe është marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me datë 24.12.1997.
Sipas dokumenteve të bëra publike, Daci jo vetëm nuk përmbush kriteret për të qenë anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, por sipas procesverbalit të mbledhjes së KLD-së të datës 18 nëntor 2016, ai nuk përmbushte as kushtet për të qenë Gjyqtar i Shkallës së Parë.
I pyetur për vërtetësinë e dokumenteve dhe akuzat e bëra publike, gjyqtari Luan Daci nuk ju përgjigj një kërkese për koment nga BIRN.
Sipas CV-së së Dacit që është publikuar nga organizata Lex Ferenda, e siguruar nëpërmjet një kërkese për të drejtë informimi, anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka përfunduar kursin e përshpejtuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës (i mbajtur në Plepa, Durrës) në vitin 1993 dhe më vonë një master shkencor në të njëjtin fakultet.
Në asnjë radhë të CV-së së tij Daci nuk e përmend punën si gjyqtar dhe masën disiplinore të marrë nga KLD.
Jo bre! Hajne e bojme partizon….
–
ku ku…..
–
akoma ju me mashtrimet e vetingut te Ramutiut e Metes?
–
Apo SPAKU i Taku Avukatit?
Edhe lugët e pirunët në familje e fis i ka patur rrugacë e hajdut.Nga.Tepelena e në Patos.Ska Shqipëria të pastër për të patur në krye të punëve.
Nje sqarim per Birn-in dhe ca media te tjera. Ne vitin 1997 mund te shkarkoheshe nga puna me nje fjale. Ju nuk keni si ti dini se ate kohe ishit me penelina ne krevat, por me te ardhur PS ne pushtet ne 97 pas rebelimit te armatosur dhe shkaterimit te shtetit nje nga gjerat e para qe beri ishte ishte nderhyrja ne sistemin e drejtesise e cila nuk u prit mire nga komuniteti i gjyqtareve dhe prokuroreve te cileve meqenese u kufizohej e drejta e tyre profesionale meqenese mazhoranca vendosi qe te gjithe keta qe kishin mbaruar shkollen e pershpejtuar te Drurresit te kalonin ne provime testimi profesional cfare beri qe nje numer i madh i tyre te hynin ne greve urie. Nje prej tyre mund te ishte dhe z. Luan Daci.
Vete akuza e vene nga KLD per te motivuar shkarkimin e z. Luan Daci per shkelje te ligjit dhe pa aftesi per rrethanat e kohes kush e ka jetuar ishte nje akuze e motivuar politikisht e pushtetit te ri per te zevendesuar keta me kandidatet e tyre. Te njejten gje beri edhe me diplomatet te cilet edhe pse kish perfunduar studimet jashte i terhoqi per testim ku shume prej tyre ne shenje revolte dhane doreheqjen dhe u larguan nga Ministria e Jashtme.
Do te ishte e rende dhe e pa pranueshme sot nese gjyqtari Luan Daci po te ishte shkarkuar ate kohe nga KLD me ndonje akuze direkte per korrupsion, apo vepra te tjera penale dhe jo me ate motiv qesharak te kohes me te cilin largoheshin nga puna edhe nepunesit e thjeshte te administrates apo pastrueset qe mirembanin zyrat e shtetit.
Luan Daci pjesen tjeter pas largimit si gjyqtar duket qe ka punuar si avokat cka tregon qarte se ka qene ne nje marredhenie profesionale me ligjin dhe sistemin ndryshe nese do te ishte i pa afte nuk mund te perfaqesonte klientet e tij ne perballje me kete administrate apo sistem qe vetem prane qytetarit nuk eshte. Kur mora mundimin te shkruaj keto dy rrjeshta per te sqaruar te verteten jo vetem per Luanin pir edhe per shume te tjere nga te dy anet e politikes.
Luan Daci njihet si njeri serioz e inteligjent. Per cilindo qe e ka njohur qysh heret ka vleresuar skrupulozitetin e tij, pjekurine si nxenes dhe student. Ne qe e kemi njohur ate ne marredheniet nxenes, student – pedagog, nuk kemi gabuar ne virtytet e mesiperme te z. Daci. Sa per kete qe shkruhet, na duket e pabesueshme . Kurse per ate qe thuhet “paaftesi ne detyre” eshte teper e pabesueshme. Te gatshem per te pohuar me ze te larte ate cka kemi shkruar, me emer dhe mbiemer.
Lutemi, jepeni komentin tim.
Luan Daci eshte nje nder figurat e drejtesise ne Shqiperi, njeri i ndershem dhe me virtyte te larta morale, profesionale dhe shoqerore.
Pezulli i tij nga gjykata sot eshte nje vendim arbitrar me prapavije te paster korruptive-politike.Shantazhi ndaj tij, duke futur ne loje prokurorine e posacme si model eshte shume i njohur ne Shqiperi, ku per te denigruar dike, per tja marre biznesin ose vendn e punes e perdorin prokurorine duke sajuar lloj lloj akuzash.
Edhe Luanit ju kane vene thjesht me skenariste ndonje mafjoz ose mafjoze thjeshte per te zevendesuar drejtesine dhe ndershmerine e Luan Dacit me pandershmerine, korrupsionin dhe prostitucionin ne drejtesi dhe aq me keq ne KPA i cili deri tani ishte ne Top listen e institucioneve me te ndershme ne Shqiperi por dhe me gjere. KPA eshte i vetmi institucion qe na bene te ndjehemi krenar dhe te barabarte me Europen dhe Ameriken. Tani me largimin e tij e merr ne dore krimi korrupsioni dhe prostitucioni politik. Tani mos prisni Reforme ne drejtesi, refirma ne drejtesi do te zevendesohet me kunder reforme, korrulsion dhe cdo gje e piste.
Mjere Shqileria, me keta horra dhe prostituta, te cilrt vazhdojne te kene gjera ne dore.
Beso.
Pse nuk e publikoni shkrimin tim?
Apo ju cenua ndonje interes?!