Ligji i abortit në Alabama, Trump: Jam pro-jetës

19 Maj 2019, 13:38Bota TEMA

Presidenti i ShBA-së Donald Trump ka theksuar se ai është “shumë pro-jetës”, në një postim të tijin nw Twitter.

Trump tha se ishte kundër abortit përveçse në rastet e përdhunimit, inçestit apo “rrezikut të shëndetit” të nënës.

Deklarata e tij vjen pas kalimit të ligjit të abortit në Alabama, i cili ka shkaktuar polemika dhe zemërim jo vetëm në Amerikë, por edhe në mbarë botën.

Të dielën, në ShBA do të bëhen marshime pro-zgjedhjes së lirë në shenjë proteste kundër ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje