Zgjedhjet e 30 Qershorit: Deputetja Elda Hoti garante për listën e Aleancën Kuq e Zi në 25 bashki

20 Maj 2019, 16:50Politika TEMA

Deputetja, Elda Hoti e cila u betua në Kuvendin e Shqipërisë më 13 mars të këtij viti, ka nënshkruar për Alenancën Kuq e Zi.

Kujtojmë se Hoti mori mandatin e deputetes e dalë nga listat e LSI në Lezhë, por ajo u përjashtua nga kjo parti pas pranimit të mandatit, ndësra sot ka depozituar në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve nënshkrimin e saj.

Hoti tashmë ka dalë garant për listën e Aleancës Kuqezi në 25 bashki për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Nga ana e saj Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar se në zgjedhjet e 30 qershorit synojnë fitore kundër PS, në Durrës, Lezhë, Prrenjas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje