Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari tha se opozita parlamentar mendon se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave në qershor.
Në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në parlamentin e Holandës, Hajdari tha se hapja e negociatave është e rëndësishme për destinacionin europian të vendit tonë.
“Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm Qeveria, por edhe opozita parlamentare mendon se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave në qershor”, deklaroi Hajdari.
Sipas saj, hapja e negociatave do t’i japë impulse të reja bashkëpunimit të Shqipërisë me Holandën dhe vendet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit.
Bravo! Po tregon qe ke guximin e babait tend por jo budallekun e tij
Njerezve u vleresohen faktet.Nje vlersim per R.Hajdarin,e cila ne kulmin e cmendurise anarkotribale antishqiptare te Berishes ,Bashes dhe Metes,po deshmon patriotizem,inteligjence dhe karakter.Te pakten bota moderne po shikon se edhe ne Shqiperi mund te kete nje te djathte moderne,qe pranon politiken si perballje idesh dhe programesh.U bej thirrje liberaleve ,njerezve te biznesit qe e shohin vehten djathtas,si dhe cdo qyteytari normal qe preferon te te djathten tu bashkohen BD dhe grupit yte R.Hajdarit per hir te demokracise dhe te ardhmen europiane vendit.
Hmmmm domethenese, bravo Rudines.
Me kete taktike te themi, kjo zonja do mbledhi rreth vetes jo vetem anetare te PD -se, qe po shkaterrohet cdo dite e me shume , por edhe nga e majta.
Interesant eshte fakti qe po e mbeshtesin disa nderkombetare shume potencial….
Bravo Rudina! Gjithmone qofsh e guximshme per interesin kombetar!
Respekt dhe suksese!