Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili thote se implementimi i reformës në drejtësi në disa momente është tërësisht zhgënjyes.
Ai ka shtuar se integriteti i drejtësisë së re do të ishte vija ndarëse me atë të vjetër, por që nuk ka triumfuar.
Sipas Vasilit, Vettingu është selektiv dhe me dy standarde dhe shpesh trupat e vettingut kanë në përbërje persona me integritet profesional dhe moral mjaft të ulët.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Reforma ne Drejtesi si nje realitet fake, i helmuar nga levdatat !!!
Reforma ne drejtesi e imagjinuar si nje proces i thelle transformimi i drejtesise, u duartrokit pa kursim qe pa nisur.
U duatrokit “nxehtesisht” edhe ndersa ajo hartohej.
Vazhdon te duatrokitet edhe sot kur realiteti i implementimit te saj ne mjaft momente kyçe është tërësisht zhgënjyes dhe kapja e saj eshte nje realitet i pakundershtueshem.
Integriteti i ri i drejtesise se re do te ishte vija ndarese me drejtesine e vjeter.
A arriti dot te triumfonte ky integritet i ri?
Sigurisht qe jo!
Mbushja e organeve te qeverisjes se gjyqesorit me njerez pa integritet shenoi goditjen me te rende te reformes ne drejtesi,sepse morali i kesaj reforme rezultoi te ishte ne mjaft raste me i ulet se drejtesia, qe lame pas.
Mbi gjysma e anetareve te KLGJ dhe KLP kishin probleme te renda integriteti, e provuar kjo edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit si dhe nga burime te tjera verifikimi.
Loja e shëmtuar e bllokimit te këshillit te Emërimeve në Drejtësi (KED) për shkak se përbërja e tij, e dale nga një procedure hedhjeje shorti plotësisht ligjore, nuk i pëlqeu qeverise ishte një goditje shume e rende për reformën.
Shpërbërja e KED dhe ringritja me mekanizma antiligjore te hedhjes se shortit për te arritur te KED-ja, qe i duhej qeverise është ligjërisht dhe moralisht një atentat kushtetues ndaj reformës.
Zbatimi i një vetingu selektiv dhe politik ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me qellim eliminimin e saj ishte praktikisht asgjësimi i çdo mundësie që Drejtësia te kishte institucionin ku çdokush mund te ankohej për implementimin e reformës në drejtësi.
Gjykata Kushtetuese ishte i vetmi institucion integriteti i te cilit kishte qendruar qarte mbi palet,qe respektonte pa medyshje kushtetuten dhe qe kish dhene dhjetra vendime kunder maxhorancave te djathta e te majta, duke u vleresuar ne kete menyre si institucioni me solid i drejtesise shqiptare i vleresuar ehe nderkombetarisht.
Vetingu ndaj Gjykates Kushtetuese ishte nje veprim i qeverise ne funksion te strategjise se kapjes se drejtesise nga rilindja dhe pamundësimin e pengimit te kësaj kapjeje.
Ndersa Vetingu i trumbetuar aq zhurmshem nga propaganda si asgje tjeter, po shenon perdite ngjarje te njepasnjeshme qe provojne se ky Veting eshte selektiv, me dy standarte, jo profesional dhe se trupat e vetingut kane ne perberje persona me integritet profesional dhe moral mjaft te ulet. Keta persona nuk do te kalonin dot as vete asnje veting te rregullt e jo me tu benin vetingun te tjereve.
Keto dhe mjaft e mjaft fakte te tjera kane bere qe nga nje mbeshtetje te publikut me mbi 90% per reformen ne drejtesi te arrijme sot brenda pak kohe ne nje mosbesim, qe kalon 63 %.
Pra publiku eshte shume i qarte ne vleresimet e veta, publiku eshte i zhgenjyer thellesisht dhe rrenimi i frymes konsensuale te miratimit te ndryshimeve kushtetuese te 21-22 korrikut 2016 eshte sot fakt i pakundershtueshem.
Ndaj duatrokitjet, ekzaltimet qesharake, apoteozat e nje reforme te sukseshme qe ne fakt nuk ekziston jane realisht nje dem akoma me i madh se sa vete drejtesia qe synuam te leme pas.
Nderkombetaret qe i bien ne menyre butaforike daulles se ketij suksesi imagjinar po i sjellin nje dem akoma me te madh asaj.
Insistimi politik e propagandistik i tyre thjesht ka deformuar qellimin dhe thelbin e saj.
Misionet ndërkombëtare të asistencës ne drejtësi, qe ne vend te kritikes zgjodhën alibi te turpshme siç qe rast flagrant i zgjedhjes se prokurorit te përgjithshëm, e mundesuan dhe ligjeruan kapjen e saj nga qeveria.
Sot eshte koha qe te gjithe keta korifej te lene duartrokitjet si dhe levdatat boshe ne shqip e ne anglisht,por te ulen te skuqur ne tavoline per te reflektuar dhe vene gishtin ne plage sepse jane shkaktare e fajtore për një ëndërr qe u kthye ne nje makth.
Sot perfundimisht reforma ne drejtesi eshte nje realitet fake i helmuar nga levdatat.
Shume gabim qe Amerika i heq vizen keti burri kaq te mençur. Gjoja ka vjedhur shume kur ka qene minister! Po ato qe ka mare, per partine i ka mare, per Ilirin, per Moniken, per popullin. Thone qe ka hedhur ne gjyq SHBA dhe me siguri do fitoje se kaperkrahjen e zezakeve te Amerikes te cilet u çmenden nga gezimi kur pane gruan e ketij te demostronte ne shesh me prezervativa te zinj te fryre si tollombace. Lufte Amerikes Titi! Kim Jongun e ke ne krah.
Kur ti o koke e madhe e ketij kombi nuk kishe besim tek kjo perzgjedhje pse e votove ne korrik te para 2 vjeteve? Sikur u votua me 140 depudet. Te iku shansi qe pastroje makazinat e ilaceve te skaduara ne Rome dhe i shisje popullit qe e do shume sa frengu pulen. Tere jeten mbete nje kodosh.