Juventusi është duke u përgatitur për revolucionin në verë dhe do të ketë disa largime. Merkato ka nisur. Në pritje të trajnerit, “Sky Sport” lëshon bombën: akord me Milinkovic-Savic.
Mesfushori i Lazios, që këtë sezon nuk ka dhënë shumë sa i përket kontributit me gola (vetëm 4), megjithatë, u vlerësua si më i miri i sezonit 2018-2019.
Por, duke parë këtë transferim të mundshëm, për të cilin do të nisin negociatat mes dy klubeve (Juventusi mund të fusë edhe futbollistë në marrëveshje), edhe trajneri pritet të vijë nga Roma, pra Simone Inzaghi, që ka stërvitur serbin.
Paratici e ka takuar në Piacenza dhe kanë biseduar.
Megjithatë, Claudio Lotito, sipas “tuttomercatoweb”, nuk ulet poshtë 120 mln eurove. Vetëm nëse vetë serbi kërkon largimin personalisht!