KLP miraton drejtuesit e rinj të Prokurorisë në rrethe: Ja emrat që zëvendësojnë të shkarkuarit nga Vettingu

21 Maj 2019, 14:20Kronika TEMA

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë caktuar emrat e rinj te prokuroreve ne rrethe.

Ne mbledhjen e sotme, KLP propozon emrin e prokurorit Julian Cafka per caktim te perkohshem ne pozicionin e Drejtuesit te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster.

Propozimi i Julian Çafkës u miratua me 11 vota pro në mbledhjen e KLP.

Emri i tij vjen pas shkarkimit ne daten 16 Maj nga KPK e prokurorit Arben Pasho, Drejtues e Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster.

Caktimi i perkoheshem behet per nje je afat 3 mujor, me kusht te jete prokuror prane kesaj prokurorie me nje vjeteresi pune si prokuror prej 7 vitesh sipas ligjit 96/2016 “Per statusin e magjistratit”.

KLP votoi gjithashtu me 11 vota shtyrjen e afatit me 3 muaj, për drejtimin e Prokurorisë së Apelit Korçë nga Irena Çunoti.

Po me 11 vota u miratua pro projekt-aktit per shtyrjen e afatit te caktimit te parkoheshem te prokurorit Altin Dumani ne funksionin e Drejtuesit ne Prokurorise prane Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda, perkatesisht nga dt. 22.05.2019 deri ne 22.08.2019.

Miratohet me 11 vota pro caktimi i prokurores Rozeta Qirjaqi, prokurore prane Gjykates se Apelit Korce te ushtroje funksionin e Drejtuesit ne Prokurorine prane Gjykates se Apelit Korçe.

Miratohet me 6 vota pro dhe 5 vota kunder (Ibrahimi, Balla, Bazaj, Beluri, Beci) projekt-vendimi per caktim ne detyre te prokurores Denisa Hasko ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Deri ne daten 15 Maj 2019, prokurorja Hasko ka qene e komanduar prane Ministrise se Drejtesise dhe do te rikthehet ne sistemin e prokurorise.

Vendimet e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë:

-Denisa Hasko caktohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, e cila deri 15 maj ka qenë e komanduar  pranë Ministrisë së Drejtësisë

-Prokurorja Irena Rozeta Qirjaqi u caktua drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë

-Prokurorja Irena Çunoti, u caktua prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë

-KLP vendsoi të shtyjë afatin e caktimit të Altin Dumanit, drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje