“Russiagate”, ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë i bindet Donald Trump

21 Maj 2019, 21:17Bota TEMA

Një ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë nuk është paraqitur në Kongres për të dëshmuar mbi hetimin e prokurorit të posaçëm Robert Myler, pavarësisht thirrjes që ishte bërë në adresë të tij.

Kishte qenë presidenti Donald Trump që i kishte bërë thirrje ish-vartësit të tij Donald Mek Gehn që të mos paraqitej përpara komisionit të drejtuar nga demokratët.

Kjo ka detyruar kreun e komisionit gjyqësor të Kongresit, Xherold Nedller që të paralajmërojë marrjen e masave ligjore kundër Mek Gehn. “Thirrjet tona nuk merren sipas dëshirës.

Ky komision do ta marrë dëshminë e zotit Mek Gehn edhe nëse do të na duhet të shkojmë në gjykatë”, ka deklaruar Nedller.

Ish-funksionari i Shtëpisë së Bardhë mund të gjykohet për shpërfillje të thirrjes së Kongresit. “Nuk do të lejojmë që presidenti të bllokojë thirrjet e Kongresit, duke vendosur veten e tij dhe aleatët mbi ligjin”, ka shtuar Nedller.

Mek Gehn shërbeu si këshilltar në selinë presidenciale për thuajse dy vejt, para se të jepte dorëheqjen në tetor të 2018-s. Në një rast të mëparshëm, ai u tha hetuesve të çështjes mbi ndërhyrjen ruse se ishte ndjerë nën presion nga presidenti Trump për të shkarkuar prokurorin Myler.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje