Nëse bie shi gjatë pushimeve, është monotoni shumë e madhe.
Andaj, ishulli Elba në Itali, ka vendosur që t’ju kthejë turistëve paratë e akomodimit, nëse ata i zë shiu duke i kaluar aty pushimet.
Në këtë ishull Italian që ndodhet në brigjet e Tuscany, ka nisur fushata ‘Elba No Rain’ që do të zgjatë deri në fund të muajit maj.
Për të marrë kompenzim në rast të rreshjeve, vizitorët duhet të qëndrojnë në hotele të certifikuara, si dhe të bëhen pjesë e kampanjës.
Mjafton që të bie shi dy orë pa ndërprerë dhe ata e kanë të paguar fjetjen, për një natë, por nuk është i përfshirë edhe ushqimi. Atyre iu rimbursohet i tërë pushimi, nëse për më shumë se dy ditë, bie nga dy orë shi.
Fushata zgjat deri më 31 maj, ndërsa kjo inisjativë është bërë që të zhvillohen sa më shumë pushimet jashtë sezonit. E njëjta, do të fillojë edhe me 15 shtator, deri në fund të muajit tetor. (TemA)
Tuscany? Po Toskane o tu mbyllte me mut.