Balluku, me homologun gjerman në Leipzig: Investime të huaja dhe mbështetje në fushën e transportit

23 Maj 2019, 12:29Ekonomia TEMA

Investimet e huaja në fushën e transportit si dhe mbështetja që Qeveria Gjermane i ofron vendit tonë kanë qenë në fokus të bisedimeve mes ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministrit gjerman të Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale, Andreas Scheuer.

Takimi është zhvilluar në Leipzig të Gjermanisë, në kuadër të ministerialit “International Transport Forum”, me pjesëmarrjen e 36 ministrave të transportit nga e gjithë bota.

Balluku dhe Scheuer kanë diskutuar lidhur me ecurinë e reformave në Shqipëri si dhe investimet e huaja sa i takon sektorit të transporteve.

Temë e bisedës ishin gjithashtu edhe bashkëpunimi dhe mbështetja që qeveria federale gjermane i ofron vendit tonë sa i takon fushës së transportit si dhe sfidat e së ardhmes në këtë sektor.

Lajmin është bërë bërë i ditur nga vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gjatë darkës zyrtare të mbajtur në kuadër të ministerialit të “International Transport Forum” në Leipzig, ku marrin pjesë 36 ministra nga e gjithë bota, pata rastin të diskutoj nga afër me ministrin gjerman të transportit, Andreas Scheuer. 

Ecuria e reformave në Shqipëri, investimet e huaja në fushën e transportit në këtë moment kaq të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, por dhe bashkëpunimi e mbështetja që qeveria federale gjermane na ofron dhe në fushën e transportit dhe sfidave që kemi përpara, ishin temat kryesore të bisedës tonë”, shkruan Balluku.

Kjo është vizita e tretë brenda katër muajsh që ministrja Balluku zhvillon në Gjermani, ku është takuar me zyrtarë të qeverisë federale gjermane.

Në vizitën e saj të parë zyrtare në Gjermani në janar, Balluku takoi ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmaier, i cili ofroi mbështetjen e vendit të tij sa i takon investitorëve të huaj në sektorin energjetik në Shqipëri dhe vetëm një muaj më parë ajo mori pjesë në ministerialin “Energy Transition Dialogue”, që u zhvillua në Berlin.

2 komente në “Balluku, me homologun gjerman në Leipzig: Investime të huaja dhe mbështetje në fushën e transportit”

  1. Loni says:

    Aman mos na e nxirrni me kte Ballukun…..emigramtet Shqiptare jame me te diskriminuatit ktu se nuk kane qeveri…kto vijne vetem per shopping.asnje marreveshje ne dobi te emigranteve as patenta as leje pune…plera. dhe Sirianet mbrohen nga qeveria tyre

  2. Dash says:

    Duhet nje plan “marshall” ne gjithe infrastrukturen e Shqiperise nga jugu ne veri deri ne fshatrat e thella ne shtrimin e rrugeve i cili do te sjelle si rezultat ngritjen e ekonomise se ketyre zonave dhe si vazhdim ngritjen e ekonomise vendase….kjo eshte nje thirrje per Kryeministrin e vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje