CDU/CSU mesazh politikës shqiptare: Nevojitet dialogu qeveri-opozitë, nëse kjo nuk do të ndodhë ekziston rreziku që vendit t'i mbyllet rruga drejt Evropës. Dënojmë aktet e dhunës

23 Maj 2019, 17:21Politika TEMA

Në një deklaratë të përbashkët, dy deputetët, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, shprehin shqetësimin e tyre për krizën e brendshme politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pa opozitën.

Deklarata e plotë:

“Po e vëzhgojmë me shqetësim të madh krizën e brendshme në Shqipëri. Për të ardhmen evropiane të Shqipërisë nevojitet dialogu mes qeverisë dhe opozitës. Për këtë, të dyja palët duhet të afrohen me njëra-tjetrën dhe të jenë të gatshme për kompromise.

Protestat e përsëritura në Shqipëri janë një shenjë e pakënaqësisë së shumë qytetarëve. Ne bëjmë thirrje që protesta të jetë paqësore. Aktet e dhunës i dënojmë thellësisht. Është përgjegjësia e vendimmarësve të politikës që të sillen të arsyeshëm në këtë situatë dhe që me të gjitha forcat të përpiqen për ta qetësuar gjendjen. Nëse kjo nuk do të ndodhë, ekziston rreziku që vendit t’i mbyllet rruga drejt Evropës.

Ne jemi edhe më tej të gatshëm që të kontribuojmë për hapjen e një dialogu ndërmjet qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën. Por kjo mund të funksionojë vetëm nëse të dyja palët hyjnë në bisedime pa vendosur parakushte. Gjithashtu nuk duhet të përjashtohet asnjë temë.

Zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik. Prandaj duhen vënë në tryezë të gjitha opsionet që u garantojnë qytetareve dhe qytetarëve mundësi të vërteta për të zgjedhur në zgjedhjet lokale. Këtu hyjnë edhe masa të jashtëzakonshme, si për shembull, shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale. Qëllimi më i lartë duhet të jetë kthimi pa ekuivok në procedurat demokratike dhe respektimi i standardeve të shtetit të së drejtës në zgjedhje.

Bashkësisë ndërkombëtare nuk i interesojnë konfliktet politike ndërpartiake, por stabiliteti demokratik.”

6 komente në “CDU/CSU mesazh politikës shqiptare: Nevojitet dialogu qeveri-opozitë, nëse kjo nuk do të ndodhë ekziston rreziku që vendit t’i mbyllet rruga drejt Evropës. Dënojmë aktet e dhunës”

  1. evropa says:

    Politikes shqiptare po i dergojne mesazhe shune nderkombetare potenciale, por ata bij kurvash dhe ato karakurva nuk mendojne per popullin e varfer, vetem per interesat e tyre. Un jetoj jashte dhe kur degjojme lajme nga shqiperia vetem thriller. Ne shqiperi e gjithe politika e majte e djathte eshte per ti djegur te gjalle, nuk ka me faj apo faj.
    Ne kete rast opozita duhet te degjoj patjeter nderkombetaret, ne te kundert te degjoj banditet berisha e meta

  2. adi says:

    Bomba e madhe PLASI
    Ndoshta erdogani do vazhdoje ta mbeshtesi edi ramen, po evropa ja mbylli perfundimisht dyert!!!!!
    A harova ed rama ka delenxhinjte dhe hashashistet qe e mbeshtesin!!!!
    Skeni pare asgje akoma!!!!
    PS: parlamenti gjerman foli ne emer te bashkesise nderkombetare dhe kerkoi JO me stabilitet,por stabilitet demokratik. Dhe kjo bombe eshte pa u bere zgjedhjet per parlamentin europian. Do shofim gallate ne ditet qe vijne ne me rilindjen sa nuk do kemi fuqi te mbajme barkun me dore.
    Sot zyrtarisht gjermania e perkthyer ne shqip I kerkoi ed rames largimin nga politika, po nuk e ka kuptuar me keq per te!!!!!

    1. Taras Bulba says:

      Barkun me dore e mban se te kane shqyer bythen , legen i kishes …..

  3. IP says:

    Zoterinj ju kane informuar gabim. Ka pjesmarje nga opzita ne zgjedhje si psh “Bindja Demokratike” etj Vertet nuk jane ata qe ju favorizoni, po ata nuk jane gjithe opozita, prandaj me mire shikoni punen tuaj ose informohuni si duhet para se t’i hidhni benzine zjarrit ne kete vend te leqendisur. Beni mire tu jepni mesime demokracie atyre qe braktisin perfaqsimin dhe dalin ne rruge me zjarr e flake dhe jo atyre qe jane zgjedhur me 1milion vota me shume. Sikur me ngjani me nje zonje plake qe mbeshteste Berishen bile dhe ne ’97 kur ai I hoqi breket shtetit dhe institucioneve

  4. Sa per dijeni says:

    Ku ti keni nje e nga nje. Europa kurv e motit thoshte Fishta

  5. Ministri pa portofol says:

    Adi, shif se mos te zgjedhin k/minister te qeverise teknike, ty, Zigur Qarrin, apo Deep state, shif, mos e humbisni rastin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje