Olsi Rama: Me Migjen Bashën nuk kemi tratativë zyrtare!

23 Maj 2019, 20:06Sport TEMA

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka qenë i pranishëm në seancën e sotme stërvitore të të kuqve që kishte dhe disa vizitorë specialë.

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve jetim kampionët e Shqipërisë janë vizituar në ambjentet e kompleksit sportiv “ Fooball Republic” nga një përfaqësi e fëmijëve jetim të kryeqytetit.

Rama më pas foli dhe për mediat ku u shpreh:

Vite më parë Partizani ngjante si një skuadër jetime, por ja ku jemi sot, në ditën e jetimëve më të kompletuar se kurrë në të gjitha drejtimet?

O.Rama: Asnjëherë Partizani nuk është ndjerë jetim ndër vite dhe për këtë duhet të falënderojmë tifozët tanë, të cilët asnjëherë nuk e kanë braktisur ekipin dhe në ditët më të vështira.

Çfarë mesazhi sillni në ditë si këto?

O.Rama: Sporti dhe futbolli duhet ti bashkojë njrerëzit dhe duhet të bëjë të ndihen afër sidomos për jetimët që duhet të mësojnë të sillen si kampionë përpara se ndoshta ta bëjnë një gjë të tillë në fushat e jetës ku operojnë.

A mund të quhet me shaka kjo ndeshje me jetimët përgatitje për ndeshjen me Kukësin. Si i komentoni deklarat për “gjunjët” e Partizanit?

O.Rama: Të shkuara të harruara, respektojmë çdo rival dhe shpresojmë të jetë një ndeshje e bukur. Partizani është zyrtarisht kampion por kemi detyrim ndaj tifozëve të luajmë për të fituar. Shpresoj që stadiumi të jetë plot sepse do jetë edhe ceremonia e titullit kampion.

Cila do jetë strategjia në merkato?

O.Rama: Normalisht unë kam shumë dëshirë të fokusohem te të rinjtë, por liga e kampioneve është një aktivitet që kërkon dhe gërshetim të lojtarëve me përvojë dhe do operojmë me kujdes në këtë sektor.

A është Basha një opsion?

O.Rama: Nuk kemi tratativë zyrtare me të. Ai doli një foto me lotjarët e Partizanit në grumbullimi e Kombëtares, por kjo nuk do të thotë që do jetë lojtar i Partizanit.

Në cilin stadium do luajë Partizani sezonin e ardhshëm?

O.Rama: Duke shpresuar që shumë shpejt të përfundoj stadium ynë do shohim me qetësi nëse “Selman Stërmasi”apo “Arena e Kombëtares” do na ofrojnë kushtet më të mira në gjithë drejtimet. Shpresojmë të kemi dhe më shumë tifozë në sezonin pasardhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje